Mjekët thonë se kongresmenia Gabrielle Giffords e ka marrë veten, por sërish është herët për të folur për mundësitë e saj për të mbijetuar. Burri i saj, astronauti, Mark Kelly, i ka qëndruar pranë gjatë gjithë natës. Giffords u qëllua në kokë ndërsa po bënte një takim nga një i ri 22 vjeçar. Ku i fundit është arrestuar nga policia. Ai ka vrarë edhe gjashtë persona të tjerë dhe ka plagosur 13. Mes të vrarëve është edhe një vajzë 9 vjeçare dhe një gjykatës. Policia po ndjek edhe një bashkëpunëtor të tij. Mediat e përshkruajnë të riun atentator si një të ri të vetmuar, konsumator marihuana dhe i apasionuar pas librit “Mein Kampf” të Hitlerit. Ai kishte lënë disa mesazhe në rrjetet sociale përpara se të niste sulmin. Dy persona e neutralizuan atë, ndërsa kishte nisur të qëllonte mbi gjithkënd. Policia thotë se synimi i tij ishte kongresmenia.
Kongresmenia Gifford gjatë një takimi
Comments are closed.
Sherim te shpejte deputetes amerikane;
Per pjesen tjeter me keto identifikime dhe fjale kalime po ja fusni kot, eshte hera e fundit qe ju shkruaj, kjo nuk eshte adresa ime.
Zoti Mero ti me mire se kushdo tjeter duhet ta kuptosh se njerezit kane frike dhe ka aresye te forta per kete….
Sherim te shpejte kongresmenes.
Gazeta Tema duhet te verifikoje personat qe shkruajne ne kte gazete dhe bejne thirrje hapur per dhune dhe te njoftoje organet kompetente. Te gjithe lexuesit jane te informuar se cfare shkruajne ca nazisto-komuniste ne faqet e gazetes Tema. Ato njerez me zemer te nxire nga urrejtja rraciale kane bere thirrje qindra here per eleminime te udheheqesve shqipetare. Drejtuesit e kesaje gazete jane pergjegjes per dhenie “terreni” ku keto egersira te rrezikshme te bejne thirrje publike per dhune. Keta egersira duhen hetuar me seriozitetin me te madh. Mero Baze duhet te informoje Qeverine per keto njerez ogurzi qe shruajn ne gazeten e tije duke bere thirrje te egra per dhune.Rasti i Arizones eshte nje sinjal edhe per shtetin shqipetare. Kujdes nga komunistet!!!! Ato jane te pashpirte. Ato e kane provuar pashpirtesine e tyre.