Homazhet ne Fier dhe Gjirokaster. Rama: Te premten serisht ne demostrate

23 Janar 2011, 11:42Politika TEMA

ORA 11. 20 NE FIER PRITEN HOMAZHET PER FAIK MYRTAJ

Qindra qytetarë janë mbledhur para teatrit të “Bylisit” për ti bërë homazhet e fundit Faik Myrtajt, një nga tre viktimat e demonstratës së 21 janarit. Në homazhet që do të nisin rreth orës 11. 30 minuta pritet të jetë dhe kyesocialisti Edi Rama dhe deputetë të tjerë të Partisë Socialiste. Drejtuesit më të lartë të PS-së aktualisht ndodhen në Gjirokastër për ti dhënë lamturimën viktimës tjetër të demonstratës Ziver Veizit.
“Rreth 300- 400 vetë ndodhen para teatrit të Bylisit në pritje të hapjes së ceremonisë së homazheve”- tregon Besian Ajazi, gazetari i NEWS24 i cili përcjell lajmet nga vendngjarja.
Ndërkohë që për t’i dhënë lamtumirën kanë ardhur nga Italia dhe dy djemtë e tij. 50 vjecari do të përcillet në banesën e fundit në varrezat e fshatit Kreshtan të komunës Cakran të Fierit.

Ora 10. 30 GJIROKASTER, HOMAZHE NE SELINE E PS PER ZIVER VEIZIN
Në qytetin e Gjirokastrës kanë nisur homazhet për demonstruesin e vrarë më 21 Janar, Ziver Veizi 48 vjec.
Banori nga Gjirokastra u vra me plumb gjatë u qëllua për vdekje me një plumb në gjoks, rreth 3-5 metra larg portës hyrëse në kryeministri, në një moment kur ai qëndronte i qetë, nuk ishte duke kryer asnjë akt të dhunshëm dhe nuk mbante në dorë asnjë mjet të rrezikshëm.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama po merre pjesë ne homazhet që po zhvillohen sot paradite në selinë e PS të Gjirokastrës. Veizi përcillet sot në banesën e fundit.

balkanweb

3 komente në “Homazhet ne Fier dhe Gjirokaster. Rama: Te premten serisht ne demostrate”

  1. bbb says:

    Perse te premten? Qe neser! Nuk ka pse pritet 1 jave e tere per te shpurrur nje qeveri killer!

  2. Frederik says:

    Arma e krimit e drejtuar drejtperdrejt nga Sali Berisha dhe Ilir Meta vrau tre jete njerezore te pafajshme dhe shperbleu vrasesist. Ata jane duke mbrojtur me çdo kusht tradhetine e tyre para kombit shqiptar me qellimin e vetem te shkaterrimit perfundimtar te Shqiperise duke e katandisur ate ne nje vend plehrash per Europen , vend trafikimi per trafikantet e paligjshem , ta ndaje cope -cope vendin tone ne favor te fqinjeve , t’i lere ne buze te vdekjes ne mjerim shqiptaret ne menyre te tille qe te mos kene mundesi te ngrene koken . Sot ata, Policia e Shtetit nuk po zbatojne drejtpersedrejti ligjin e shtetit per arrestimin e 6-titullareve te larte te Gardes se Republikes per shkak te shperdorimit te detyres duke konsumuar veper penale. Por çfare duhet te prese te shohe me shume populli shqiptar ne kurriz te vet ? Duhet te jete vete ai qe duhet t’i marre fatet e tij ne dore dhe te mos prese nga faktori nderkombetar , pasi loja e fatit zhvillohet tek ne dhe nderkombetaret vetem sa qeshin ndonjehere nen buze me kete soj barbarizmi dhe japin ndonje keshille. Nuk duhet te ndihemi inferiore ndaj tyre dhe t’i tregojme vendin seicilit kur e tepron me qendrimet asnjeanese prokriminelit Sali Berisha. Mjaft , mjaft me e mbajtem koken ulur , duhet te shohim drejt ne sy dhe me veshtrim te prere : o me ne o kundra nesh , rruge te mesme s’ka ;- kjo eshte dhe profecia qe Zoti ka zgjedhur me besimtaret e vet , o me te o me djallin. Prandaj duhet te mblidhemi grusht bashkuar dhe me ide te qarte te heqim me rrenje njehere e mire kete shpurre tradhetaresh qe drejtojne Shqiperine . Vendi i tyre nuk eshte Shqiperia , pasi ne dejet e tyre vlon antishqiptarizem , barbarizem , shpellari. Jashte nga vendi yne barbareve ne pushtet !

  3. raimondi says:

    ——— Shume gabim e ka Edi qe thote te Premten ————-Filloi ky me zvarritjet e tija tipike —-Ka njerez te pjekur atje ne PS ky, apo ka vetem ata kalamajte pordhace qe nuk dijne ca thone ??
    —–Protesta duhet te filloje qe neser ———Si thote populli :–Hekuri rihet sa eshte i skuqur —
    –Keshtu e beri Edi edhe kur u vodhen zgjedhjet. E filloi protesten me vonese dhe i humbi gjallerine dhe efektivitetin protestes-
    —-Ky s’e ka haberin si behen protestat—Te ngre nervat me ngathtesine e tij ne veprime
    –Me mire te vihet ne krye te protestave Ngjela se eshte me luftarak dhe me energjik
    Hellooooo !!!!—Aty u vrane njerez, ndaj Protesten ta fillosh qe neser qe te mos ju lesh atyre kohe te forcohen moralisht –Jo te premten dhe pastaj shtyje ta shtyjme .

Comments are closed.

Lini një Përgjigje