Kur të parët tanë shpallën pavarësinë e Shqipërisë, ata mundësuan që kombi shqiptar të ketë një shtet të vetin. Ata krijuan një shtet ku respektohej liria e fjalës, ku mbroheshin qytetarët e Shqipërisë, ku respektoheshin institucionet e kur jeta ishte më e shtrenjtë se çdo gjë. E bënë sepse besonin te Shqipëria dhe shqiptarët. Valle këto parime a po zbatohen sot? Jo. Kjo gjë nuk po bëhet sepse ne nuk kemi politikanë të përgjegjshëm… Shqiptarë, ne nuk duhet të lejojmë kurrë që në Shqipëri shteti të kthehet në një lodër që e komandon një fëmijë! Kjo qeveri fle mbi mina. Kjo qeveri, e cila të vret, të përmbyt, të braktis, të vjedh e të shet sipas interesit, meriton të largohet. Para se të kërkohej largimi i kësaj qeverie nga populli, shteti ra. Shteti, si një altar i qytetarëve, ka nevojë për pika të larta përfaqësuese ku me kujdesin më të madh do duhet të përzgjidhen njerëzit që do na udhëheqin… Jo, more, por ç’fare të shofim zotrote, se si sillen në Parlament? Në fakt ashtu siç “sillen” në Parlament, ashtu sillen edhe me botën, ndryshe Parlamneti reflekton politikën e tyre… Kur lyhet shtëpia përjashta me ngjyrat më të mira, të duket më e mira prej të gjithave. Veç ai që e njeh ç’ka ka brenda, e di se ajo shtëpi nuk është aq e mirë sa në shikimin e parë. Kushtetuta e Shqipërisë është demokratike, puna është se çfarë bëhet me të. N.q.s e shikojmë nga kjo pikëpamje se si sillet një vend me një vend tjetër, atëherë ne jemi shteti me demokratik sepse lëmë Greqinë të bëjë çfarë të doje me Shqipërinë.
Udheheqja jonë është e mbeshtetur në mashtrime, korrupsion, tradhti kombëtare e gjithë të këqijat e mundshme pa as një të mirë.
Shqipëria pë shkatërrohet, shkaku?! Shkaku dihet, faji mbetet jetim. Popullit shqiptar i janë mbyllur gati të gjitha rrugët. Ai ndodhet përballë zhdukjes. Por historia e lashtë e këtij populli tregon se ai s’mund të zhduket dhe se ai do ta gjejë rrugën më të përshtatshme për tu bërë zot i vetvetes. Një shtet sovran që nuk pranon të kaluarën dhe harron ideologjinë demokratike që deri dje reklamonte, nuk ka të ardhme. Çdo ditë bëhemi më të vonuar. Natyrisht, mbrojtja më e mirë është sulmi. Këta kur vrasin, akuzojnë të tjerët për vrasje, kur vjedhin, bërtasin “kapeni hajdutin”, kur nuk arrestojnë vrasësit, çka përbën puç të pastër shteti, akuzojnë për puç të tjerët. Sa mjeranë! Kujtojnë se do ia dalin mbanë. Kujtojnë se me forcën e armëve do shtypin një popull të tërë, thua se vetëm këta “trima” janë të armatosur! Ky grusht shteti që ata po tentojnë të mos dorëzojnë vrasësit e protestuesve duhen ndëshkuar po aq fort sa dhe vetë kriminelët. ?shtë turp për një shtet me perspektivë evropiane të ndodhin incidente të tilla, persekutimi i qytetarëve nga qeveria dhe shkelja e të drejtave të tyre.