Kur Berisha e artikuloj për herë të parë fjalën “puç” besova se është një nxitim i momentit dhe shpresa më mbante se ishte thjeshtë një artikulim i gabuar ngaqë Shkëlqesisa e Tij nuk po gjente fjalën e duhur për ta përkufizuar situatën. Por zhvillimet e mëtejshme, treguan jo vetëm se kryeministi ishte tepër serioz, por ishte në gjendje të bënte të ditur detaje si dhe skenarin e këtij puçi të mirëorganizuar. Që të mos zgjatemi, 2 milion dollarë amerikan të hedhur për të përmbysur Sali Berishën, sipas këtij të fundit, nuk ishin shpenzuar pasi 700 mijë prej tyre ishin vjedhur po vetë nga ato që kishin investuar për të. Kjo do të thotë se 1.3 milion dollarë janë hedhur për të stërvitur disa njerëz që të mësonin si të qëllonin me gurë dhe si të ndiznin shkrepsen. Mirëpo dita-ditës, detajet që jepen nga Berisha sa vijnë dhe shtohen sepse qytetarë që sipas tij duan rendin kushtetues, e informojnë nëpërmjet celularit. Kjo do të thotë se Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria dhe më gjërë, nuk funksionojnë sepse nuk kanë dashur, po sipas kryeministrit, dhe ky i fundit është i zoti t’a mbajë i vetëm të gjithë funksionimin dhe strukturën e një shteti. Pas sulmit ndaj presidentit, prokurorisë, shërbimit inteligjent etj, nuk ka dyshim se “morëm fund.”
E gjithë kjo, sikurse jemi dëshmitarë, solli krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për të vërtetuar puçin ndaj shtetit sepse e artikuluar aq shpesh dhe me aq bindje, me detaje dhe me të dhëna nga qytetarët, duhej gjetur e vërteta. Berishës i duhej një foltore tjetër mundësisht e legjitimuar nga zgjedhësit, përvec asaj të Kuvendit, sikurse i duhej një drejtësi e tyre përvec asaj të gjykatave shqiptare sepse me këta të fundit si dhe me këdo institucion tjetër përvec policisë dhe gardës që i ka pasur gjithmonë të tijët, është bërë hasëm që prej kohës kur ishte në opozitë dhe jo sot. Gjithashtu Berishës dhe të tijve u duhej kohë për të folur me detaje mbi puçin. Këtu dallon Sali Berisha nga Enver Hoxha ndryshe nga c’spekulohet në popull sepse Hoxha kur thoshte ka kamion me tritol (gjëra të tilla s’i ka thënë asnjëherë por ta zëmë) të paktën e gjente kamionin dhe e demaskonte. Që të mos zgjatem; na duhet të mendojmë se ajo sasia e lëndës plasëse për të cilën na ka vënë në dijeni Berisha, ka fuqi shpërthyese po aq sa “Gërdeci” dhe se është diku nëpër Shqipëri sikurse janë dhe dhjetëra apo qindra pistoleta stilolaps, cakmak, buzkuq dhe në formë çadre. Ato i dijnë vetëm fuksat e Berishës që e kanë informuar këtë të fundit. Duhet të dyshojmë se kushdo që bredh i qetë nëpër kryeqytet, është njeri i kryeministrit sepse vetëm ato e dijnë ku janë tritoli dhe pistoletat-pampers dhe nuk kanë frikë të dalin nga shtëpia. Ose në rastin më logjik, kryeministri gënjen me një ritëm më të shpejtë se më parë dhe sa vjen e bëhet më kreativ. Pritet që Berisha të ngatërrohet ndonjë ditë duke folur dhe të akuzojë veten e tij pasi i mbaruan të gjithë personat që mund ti konsiderojë si të përfshirë në puç. Puç ky që ndryshe nga taktika e puçeve nuk nis me zaptimin e radiotelevizionit publik dhe gardën por zgjatet me orë të tëra dhe bëhet me hunj dhe gurë.
Mirëpo vrasjet shtetërore të 21 janarit përvec fantazisë, u pasuan nga tallja e menderes me të vrarët, të plagosurit dhe pjesmarrësit e tjerë në demostratë pasi u duk se ishte rruga e vetme për ta kaluar situatën e krijuar. Aty për aty, ish-zëvendës kryeministri i kapur me presh në duar, filloi cilësimin si kokëpalarëë të demostruesve. Nga ana tjetër skenat patologjike as nuk kishin dhe as nuk kanë të sosur. Një grup të rinjsh nga LSI, vizituan të nesërmen e ngjarjes Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë duke shprehur konsideratën më të lartë ndaj tyre për sigurinë që ato i japin dhe sic u shpreh vetë Amarilda nga LSI për Amaraldon nga FNSH, “ju falenderojmë që na bëni të ndjehemi të sigurt në rrugë, shkollë dhe jetën sociale që ne bëjmë.” Patetizmin në fjalë e thelloi dhe vetë Shkëlqesia e Tij pak ditë më pas, duke falenderuar një adoleshente e cila pas një provokimi që i bëri turmës, e qëlluan me çadër. Ky akt i kishte bërë përshtypje Berishës kështuqë futi sërisht fuksat në lojë për të gjetur ku rrintë “viktima” në fjalë. Berishës i duhej ajo vajzë sepse kishte nevojë për heronjt e tij në këtë mesele dhe sepse ishte diçka “e re” që turma e irrituar të mos përballonte provokimin. Kjo ishte diçka e re edhe sepse Berisha deri dje mendonte se popullin e tij e kishte të lumtur dhe të gjithë të shkolluar nga Harvardi ndaj nuk përtoi as ti dhuronte një buqetë me lule dhe një laptop Bekimes me rastin e 18 vjetorit. Në fakt edhe ditëlindja e saj më duket si e stisur dhe kam filluar të dyshoj se ajo nuk e ka patur ditëlindjen pardje por është shpikur si ngjarje që të justifikohej vizita e Berishës me një arsye akoma më të fortë. Dhe meqënëse jemi te Bekimja, a e mbani mend Shkurte Pal Vatën?
*Autori i ka prindërit e papunë kështuqë mos u regjni kot të gjeni i biri i kujt është për tja larguar ato sërish nga puna.
Comments are closed.
Kreativitetin e Sales,shpejtesine e genjeshtres se tij,mund ta marrin skenaristet e Hollywoodit per te sajuar filma.Eshte i pa pame si trillues.
Artikull i goditur.Ndryshe nga sahanlepiresit pederase te oborrit ka edhe gazeta,gazetare e njerez te ndershem te cilet te bejne qe te te mos te vije turp qe je shqiptar.
Nga informata te sigurta qe kam CIA dhe MI 6 kane derguar agjentet sekrete Xhim Leshi e Xhejms Bondin per te pare nga afer armet e pucit sidomos buzekuqin antitank.