Pasi shkatërroi jetën e shqiptarëve me varfëri ekstreme si në “geto”, pasi ka plaçkitur e vjedhur gjithë ekonominë dhe financat kombëtare, pasi edhe 10 ditë më parë vrau 3 shqiptarë të tjerë, që “me lot prindëror” në sy shkuan t’i kërkonin bukë në kangjellat e qeverisë, kryeministri Sali Berisha, iu vërsul në mënyrë rrugaçërore e banditeske institucioneve më të larta Kushtetuese, mes tyre dhe Presidentit të Republikës. I bindur se tashmë nuk kemi në kryer të qeverisë një kryeministër qeverisës normal, por thjeshtë dhe vetëm një “monstër ekzemplar”, që duhet izoluar e duhet përdorur për studime të reja psiko-terapike, kuptoj emergjencën, për t’ju drejtuar Presidenti të Republikës që të marrë në dorë fatet e vendit. E kërkoj këtë “dalje zot” jo vetëm unë tashmë, mbasi Atdheu YNE gjendet jo vetëm në krizë ekonomike, por në buzë humnere integriteti. Sali Berisha, ende me detyrë kryeministër e ka masakruar Shqipërinë deri në atë derexhe, sa nuk ka më kohë për të luajtur “ping-pong” me të Drejtat Kushtetuese të Pushteteve. Sali Berisha po tenton të luaj me këtë “kartë” me synimin për të qëndruar akoma në pushtet jo për të qeverisur, por për të shpëtuar lëkurën dhe pasuritë e familjes së tij mafioze e të bandës që ka instaluar në pushtet. Loja e tij me “të Drejtat Kushtetuese të Pushteteve” është një “kartë e djegur” tashmë dhe zjarrvënësi është vetë Sali Berisha. Sepse pushtetet në Shqipëri janë në krizë, janë nën kërcënim për uzurpim prej kryemafiozit Sali Berisha, ose rrezikohen për rënie prej krizës institucionale. Njeri nga pushtetet, pra qeveria (banda) që komandon Sali Berisha është i kriminalizuar, i ka humbur funksionet Kushtetuese. Pushteti i Drejtësisë gjendet në vështirësi, mbasi po sulmohet me presione, kërcënime e bllokime prej kapobandës të qeverisë. Pushteti i shtypit, ai opozitar po kështu gjendet nën dhunën e kryeministrit dhe mafies së tij qeveritare, ndërsa pjesa tjetër e shtypit është zhytur në afera financiare shpërblimi e afera korruptive me pushtetin.
Ka mbetur vetëm pushteti juaj, zoti President i Republikës. Në institucionin Tuaj, shqiptarët kanë të vetmen shpresë shpëtuese prej kësaj tiranie zhvatëse e vrasëse. Në këtë gjendje të rëndë që gjendemi është detyra Juaj emergjente që të ndalësh ekzistencën dhe funksionet ligjore të kësaj qeverisjeje horrash, duke në dorë shpëtimin e këtij vendi, që vazhdon të rrokulliset drejt humnerës jo prej shqiptarëve, por prej një “timonieri” të çmendur të quajtur Sali Berisha, dhe që për fatkeqësi të këtij vendi e të këtij populli, prej 20 vitesh është pjesë aktive shkatërruese e politikës dhe e qeverisjes.
Mst: Përse duhet urgjentisht, ndërhyrja dhe veprimi i Presidentit të Republikës?
Këto ditë pas përgjakjes kriminale prej bandës në pushtet, më qartë e më frikshëm se gjatë karrierës politike e qeverisëse të Sali Berishës, po shohim një kryeministër, tipik “vrasës të lumtur”. Po shohim një barbar, sharlatan, rrugaç, mashtrues, hajdut e të çmendur, i cili ende me “duar të gjakosura” guxon e sulmon jo vetë viktimat e tij, por edhe KREUN e SHTETIT, sulmon Presidentin e Republikës, për ta imponuar me presione rrugaçërore, me shpifje e përgjime telefonash që të bëhet mbrojtës i krimit të tij të vrasjes publike kolektive. Të gjendur përballë një kryeministri me tregues tepër të rrezikshëm qeverisës e mendor, duhet të dalë në skenë potencialisht presidenti i Republikës. Qeveria nuk jep më garanci për jetën e popullit, kryeministri po tenton të marrë peng institucionet qendrore të Drejtësisë e të Sigurisë Kombëtare, për t’i patur në kontroll e përdorim privat e pirat. Nëse duam të ndryshohet kjo situatë kritike, ka ardhur madje ka kaluar momenti, që të nisë e të “flasë” Presidenti i Republikës. Mirëpo, presidenti ynë i nderuar nuk po e merr këtë rol historik për të imponuar kthesën, për të ndryshuar kursin e mbrapsht të politikës e të qeverisë, që po na e çon Shqipërinë drejt humnerës. Eshtë krejt normale që Presidenti i Republikës të respektoj detyrimet kushtetuese, por mendojmë se detyra e parë kushtetuese e tij është të shpëtoj vendin nga shkatërrimi. Kjo ende nuk po ndodh në qëndrimin e Presidentit Bamir Topi, edhe pse pas rrugëve e autostradave, kryeministri Sali Berisha nisi të mbushë me “lapidarë” edhe sheshin përballë qeverisë! Nuk na duket aspak normale që Presidenti i një vendi, për më tepër si Shqipëria, të vazhdoj të njoh si qeveri një bandë hajdutësh të konfirmuar, të vazhdoj të njoh si kryeministër një vrasës serial nëpërmjet ushtrimit të detyrës me afera korruptive!
Presidenti duhet të ndërhyrjë urgjentisht dhe energjekisht, për të ndalur veprimet e këtij pushteti anti-kombëtar që mashtron, vjedh e vret qytetarët. Sidomos kur kjo krizë, ky gjak i derdhur në demonstrata buke dhe biznese të pista qeveritarësh, nuk është për shkak të popullit, por për shkak të pushtetit të lidhur haptazi me krimin. Në Shqipëri ka korrupsion maksimal, ka një administratë të korruptuar në të gjithë nivelet, ka një politikë qeverisëse që nuk po i shërben interesave të kombit e të shqiptarëve, por interesave të saj e të qarqeve jashtë kufijve. Ne kemi një parlament që harton ligje antikombëtare në të gjithë drejtimet. Ne kemi një qeveri që po shkatërron prodhimin kombëtar, që po shet ekonominë dhe territorin fizik kufitar te të huajt. Ne kemi një pushtet gjyqësor, që (me nder) “ka dhjerë kokë e këmbë” Kushtetutën dhe gjithë llojet e kodeve që ajo përdor. Ne kemi një drejtësi që lëshon kriminelët nga burgjet. Ne kemi një polici që bashkëpunon me kriminelët killera, duke çuar çdo muaj nga 2-3 policë në varreza. Në kemi një pushtet lokal “kukull”, pa kompetenca e të korruptuar deri në ndihmën ekonomike të varfanjakëve. Ne kemi ministra e drejtorë vartës të tyre, që gllabërojnë miliona dollarë në tendera. Ne kemi gjithçka që ka një shoqëri “ekstra xhungël”. Ne na mungon vetëm ndërhyrja Juaj zoti President i Republikës!
Ku është Presidenti? Çfarë bën Presidenti? Përse nuk flet Presidenti? Kur do të “zgjohet” Presidenti? Këto përgjigje ne ende nuk i dimë. Por ndjejmë dhimbshëm më së fundi që ai duhet të flasë e të veproj fort kundër kësaj të keqeje të madhe që na ka pllakosur. Duhet sepse po humbim edhe si komb. Po grabitemi, po shitemi e po blihemi nga një grup njerëzish. Po shkatërrohemi prej një bande monopolistësh e trafikantësh, të cilët kanë zhvatur nga një mandat pushteti e po vazhdojnë ta përdorin kundër interesave të këtij vendi për përfitime kolosale personale. E kemi dëgjuar Presidentin, që del e flet “në parim”. Përse presidenti përdor “parimin” e nuk flet me emra ministrash, gjyqtarësh, politikanësh hajdutë e të lidhur me grupet mafioze? Përse Presidenti i Republikës nuk e bllokon lojën bajate të verifikimit të pasurive të zyrtarëve shtetëror e politikë? Përse Presidenti nuk ndërhyn për të hedhur në koshin e plehrave projektin e qeverisë për mbushjen e Shqipërisë me plehrat e botës? Përse, në emër të Kushtetutës, Presidenti nuk kërkon ndëshkimin si “TRADHETAR I KOMBIT”, të kryeministrit Sali Berisha për faljen e ujërave kombëtare detare me akuzën: Aneksim i qëllimshëm i trojeve kombëtare? Përse nuk ndërhyn Presidenti, kur në Shqipëri eksperimentohen ndikimet e ushqimeve OMGJ? Përse nuk ndërhynë Presidenti kur në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Shqiptare asiston agjenti serb, anti-shqiptari Damir Fazlliç, mik i deklaruar i kryeministrit Sali Berisha? Përse nuk ndërhyn Presidenti kur mazhoranca e Sali Berishës tallet me të drejtën e ish-pronarëve dhe ish të përndjekurve politikë? Përse Presidenti nuk ndërhyn kur pushteti gjyqësor bëhet vegël e kryeministrit dhe dënon shtypin? Janë shumë skandal e krime ndaj vendit e ndaj popullit për të duhet folur me “deklarata”.
Fol dhe vepro zoti President i Republikës sepse detyra Juaj nuk e ka “hapin” deri tek akordimi i dekoratave, tek firmosja e dekreteve, tek aprovimi nënshtetësive, tek shpallja e amnistive e akte të tjera humanitare apo shoqërore që janë pjesa më rutinë e aktivitetit të një presidenti. Statusi i Presidentit të Republikës, për mosndërhyrje në punët e pushteteve të tjerë, nuk ka asnjë kuptim të zbatohet kur realiteti shoqëror, administrativ, politik dhe qeverisës shqiptar është qelbur në korrupsion, është kredhur në degjenerim të figurës së pushtetit ekzekutiv, ka kaluar në degradim të pushtetit gjyqësor, në goditje të pushtetit të mediave, në shkatërrim të jetës së qytetarëve. Sidomos qëndrimet dhe veprimet e fundit të kryeministrit Sali Berisha e klikës së tij të korruptuar, që po ç’qeveris këtë vend të mjerë. Presidenti duhet godas qëndrimin miratues të mazhorancës, ndaj veprimeve banditeske të kësaj klike, të cilat janë të kundërta me interesat kombëtare e ato jetike të shqiptarëve. Presidenti, ka detyrë parësore të ndal revanshin që ky pushtet ka marrë në rrugën për të vazhduar shkatërrimin e gjithçkaje. Qëndrim i kryeministrit kërkon një bllokazh urgjent, kërkon një stopim. Ju zoti President duhet të bllokoni menjëherë këtë qeveri, që ka shkaktuar dhe po rrotullon “lugën e djallit” në kazanin e “çorbës” shqiptare. Dhe kjo për shkak të mungesës së veprimit ligjor, pse jo edhe të mungesës së gjatë të protestës popullore, për ta “lidhur” këtë njeri dhe “çetën” e tij të papërmbajtshme, për ta nxjerr “në shesh që të tallet i madh e i vogël”.
Ky shpëtim historik kombëtar kërkon ndërhyrjen Tuaj urgjente, zoti President. Ju, i nderuar zoti President, duhet të shfrytëzoni bazën ligjore dhe të drejtën institucionale për të larguar këtë njeri nga kontrolli institucional e banditesk i jetës së vendit, i jetës së shqiptarëve, i fateve të këtij kombi që për shkak të plotë të veprimeve të tij, po vazhdon të jetë një “kioskë e ndryshkur” në mes të Europës. Koha nuk pret. Vendi po shkatërrohet, po plaçkitet, po përdoret barbarisht. Vendimi i fundit i qeverisë për të kthyer Shqipërinë në kosh plehrash të Europës tregon se këtij vendi nuk ka çfarë t’i bëhet më. Prandaj, dil e fol një fjalë o “beu” ynë! Dil, sepse nuk durohet më…
Comments are closed.
Klediani ka gjetur fjalet tona te shpirtit dhe i ka hedhur ne leter . Te lumte Kledian , o pene sheruese , o melhem i plages! Po kujt i drejtohesh Presidentit te Republikes ? Llogjikisht dhe mbeshtetur ne kompetencat e tij ai e ka per detyre ta beje , por ” Shqiperia po digjet dhe Presidenti krihet” . Atij i pelqen te duket i bukur , te buzeqeshe dhe kur vriten njerez qe demonstrojne , te heshte kur krimi flet dhe vepron . Ai di te heshte . Valle mos eshte i kapur dhe vete Presidenti ne afera te turpshme dhe nuk guxon te ngreje koken ? Mos valle Sali Berisha i rruan ndonje dosje te fshehur per momentet e tij te veshtira ? Mosregimi i Presidentit te Republikes me ben te mendoj se ai eshte i kapur nga krimi , ndryshe s’ka si te shpjegohet qendrimi i tij. Fjalimet teorike nuk vlejne me , tani duhet veprim ne emer te Atdheut !
Kuptoni qe Berisha ne keto momente eshte teper i rrezikshem . Tashme eshte e qarte, qe te gjithe ( BE,SHBA dhe Presidenti ) e kuptojne sec’duhet bere, por nuk kane gjetur rrugen me te sigurt per te shmangur rrezikun qe buron nga ky njeri . Nga ai mund te presesh gjithcka sot … Ai tregoi se vret jovetem duke fshehur doren ,por edhe ne diten me diell. Ai ndjehet shume i fuqishem dhe te jeni te sigurt qe i kalon ne mendje edhe te riktheje pushtetin diktatorial te E.Hoxhes. Mund t’ju duket e pamundur dhe gjeja e fundit qe ju ka shkuar nder mend, por me besoni kjo ka ka qene endrra e vetme qe nuk ka realizuar ne imitimin e idhullit te tij diktator E.Hoxhes. Kam besim qe BE,SHBA,Presidenti,Populli jane te vetmit qe mund t’ia prishin kete enderr , duke u bashkuar dhe zhdukur figuren e tij njehere e mire nga politika .
Me te drejte thuhet se ndryshimet kushtetuese dobesuan rolin e Presidentit. Po ne c’kuptim? Ne kuptimin se Presidenti mund te behet i padeshirueshem per maxhorancen ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Kjo do te thote qe po ja prishi qefin Bamiri Sal-iut ky i fundit nuk e zgjedh me President.Ky qenka problemi? Nje President me P te madhe nuk shikon interesin e nje mandati te dyte, por interesin e popullit. C’interes ka populli shqiptar nen rregjimin e Sal-iut.
–Shume bukur e ka bere ketee artikull per Presidentin .Por ky president eshte jashtezakonisht i paafte
dhe nga ana tjeter ky eshte nje partiak fanatik i kamufluar . Ky eshte kunder Sales ne fakt,por ky gjithe kete problem qe ka shoqeria shqiptare e trajton nen kendeveshtrim klasor
–Pra duke qene qe ky e quan veten te djathte ,ky nuk reagon kunder te djathtes cfaredo qe te beje Sala dhe ne ket menyre ky tregon ne menyre te heshtur nje urejtje primitive ndaj asaj pjese te shoqerise qe nuk eshte ne krahun e tij politik ,
Shtoji pastaj edhe deficnen e tij intelektuale ne poltike dhe krijohet ne kete menyre nje sinoptike e kompletuar ,se mbiemri qe ky ka eshte sinonim i mendjes qe ky mbart
..gjithmone e mendoj qe edhe Edi vete ,eshte fajtor per mareveshjen kushtetuese
qe beri vete ,koke-me-koke me Salen. Ne ate kohe edhe une mendoja se Sala nuk fitonte zgjedhjet.
Dhe fakti eshte qe shumica e votuesve , votuan per me largu Salen por u ndane ne dy pjese..disa qe ishin kundra Berishes u rradhiten ne krah edhe te LSI. Pra shumica e votuesve ishin me largu Salen.
Por Sala si Sala..bashkepunim edhe me dreqin..vetem te rrije ne pushtet.
Kete ne te tjeret nuk e kishim llogaritur..
Z. Topi duhet ta lexoje artikullin a mesiperm e te meditoje. Bravo Kledian, fjale me mend ke thene. Dergoja njeher atij Topes kete se mbase ndryshon qendrim. Megjithate, edhe ai mut, koke e kembe brenda eshte. Nuk e ngre zerin se nuk vuan nivelin e psikopatise qe karakterizon Dr.Rrumpallen, por edhe ky ne fund te fundit mbetet nje hajdut i sofistikuar.
Kam patur mendim shume te mire per z.Topi por tani me duket as mish as peshk,per te mos thene qe ka frike nga Ujku.
Sakte,pelasgian3,do te ishte iluzion i pafalshem te besohej ky President-produkt vote te trafikuar,pra ilegjitim.