Paqëndrueshmëria politike dydekadashe, ndonëse në parim përgjegjësi e politikës që gjithsesi reflekton nivelin demokratik të shoqërisë, provokoi ‘traumën’ e radhës me pasoja për ne dhe ringritje ‘vetullash’ në perëndimin mik që stepet sërish përballë ‘plangprishjes’ teksa me ftesën në NATO na kreditoi përtej performancës duke na mirëbesuar e dhënë shansin për intensifikim të reformave drejt BE. Por, përtej batakut të politikës shqiptare, ‘përgjegjësi’ ka dhe vetë perëndimi, ‘pasqyra’ demokratike ku ne duhet të shihemi përditë e cila shpesh vishet me ‘avull’ e standardet nuk lexohen korrekt.
Miqtë anglo-saksonë e partnerët europianë kanë qenë gjithnjë pranë nesh kur ‘kazani’ i politikës shqiptare ka tejvluar duke kontribuar që vendi të mos përfundojë në anarki pakthim por kjo shoqëri e privuar kaq gjatë nga demokracia normale, meriton më shumë se thjesht mbijetesa. Ç’ka nevojitet është inkurajimi e qartësia prej përtej Adriatikut e Atlantikut, teksa prej vitesh politika shqiptare rëndom spekulon me deklarata e urta ekuivoke që sesa ‘kovë uji’ në zjarrin absurd të politikës, shndërrohet në ‘benzinë’ e mollë e re sherri ndërmjet palëve sikurse dhe kur mesazhet janë të qarta ato keqpërdoren pa teklif për të kapitalizuar politikisht joetikisht sikurse ndodhi dhe me abuzimin e citimeve të diplomacisë së huaj rreth tubimit-homazh.
Mst: Perëndimi ‘Perëndi’!
Perëndimi ka përgjegjësinë e tij sepse, pavarësisht formalitetit të republikës, ende na ka nën ‘patronazhin’ e tij si për shkak të vakuumit të eksperiencës demokratike me refleksione në politikën e ditës, ashtu dhe faktit se aspirojmë të jemi pjesë organike e tij në përputhje me matricën e standardeve demokratike që përbëjnë thelbin e identitetit perëndimor. Por, me të drejtën e patronazhit vjen dhe përgjegjësia e monitorimit dhe e veprim-mosveprimit ndaj një shoqërie, që si rrallë herë në kohë e botë, me predispozicionin e theksuar, deri në patetizëm, properëndimor, e ka shndërruar në një ‘fe’ të re ‘kultin’ e perëndimit.
Kjo ‘fe’ moderne e shoqërisë shqiptare që nuk gjen paralele gjetkë, meriton vëmendje e sensibilitet prej perëndimit përtej keqardhjes patetike e përfilljes së minutës së fundit. Në emër të mirëqenies së këtij populli të stërmunduar gjatë historisë e që ka sakrifikuar për ruajtjen e pasurimin e identitetit europian ndërkohë që ka qenë viktimë e kulisave e formulave prej diplomacisë europiane dikur, perëndimi të mos vërë sot në plan të parë interesat e politikës në Shqipëri dhe statu-quosë së batakut që ajo provokon. Përmes ekuivocitetit dhe duke mos perceptuar si duhet trendin popullor, i çelet veç indirekt ‘deriçka’ arbitraritetit, autoritarizmit, nepotizmit, karshillëkut në rritje ndaj palëve e ligjit, shtresëzimit ekstrem klasor dhe herët a vonë natyrshëm arrogancës ndaj vetë perëndimit, autoritetit dhe vlerave demokratike.
Sfida e Perëndimit!
Sfida e perëndimit është monitorimi e perceptimi i duhur i situatës dhe trendit në vend përtej subjektivizmit të burimeve partiake, pompozitetit të palëve dhe raporteve formale impresionuese që fshehin realitetin.
Sida e perëndimit është ndërhyrja në kohë e efektive sepse e ka tagrin të shkojë përtej këshillës për aq kohë sa të gjithë aspirojmë atë, për të shmangur të padëshirueshmen që nuk kompromenton vetëm një vend e shoqëri por dhe vetë perëndimin që na ftoi në NATO me mirëbesim për pjekurinë tonë demokratike.
Sfida e Perëndimit është qartësia në mesazhet e tij publike për të mos lënë shteg e mundësi spekullimi prej ‘profesionistëve’ të politikës në vend që shpesh gjejnë ‘parzmore’ pikërisht mesazhet e tij kundrejt argumentit të palës tjetër dhe abuzojnë me ndjesinë e pazakontë properëndimore të elektoratit shqiptar.
Sfida e perëndimit është vendosmëria për të denoncuar çfarëdo praktikë jo demokratike pa dallim pale, pa rezerva e pa humbur kohë sepse realiteti dëshmon se heshtja merret si miratim nga ‘mëkatuesi’ dhe bojkotim e zhgënjim nga i dhunuari që nuk do të besojë se braktiset edhe kur antidemokracia kapet në flagrancë.
Sfida e perëndimit është të asistojë në stabilitetin e këtij vendi në radhë të parë në interes të një populli të tërë që beson tek demokracia por dhe të interesit të tij për të mos pasur ‘kokëçarje’ periodike që kanë kosto oportune të konsiderueshme për të në arenën ndërkombëtare. Stabilitet ky që sigurisht nuk garantohet me promovimin qoftë dhe indirekt të ‘dorës së fortë’ por me promovimin e lirisë funksionale politike e ekonomike, ku politika ditore marzhinalizohet në vëmendjen e shoqërisë jo si rrjedhojë e intimidimit e pamundësisë për ta kontrolluar atë por prej indiferencës që pason besimin se kërkush nuk do të guxojë të luajë më të drejtat demokratike. Stabiliteti nuk mund të ngrihet mbi varfëri e për më tepër në kontekst të abuzimit me varfërinë prej qeverive të papërgjegjshme. Stabiliteti nuk mund të garantohet nëse kemi intimidim të opozitës në misionin e saj të përfaqësimit të elektoratit, për më tepër kur përpjekja e saj është parimore e direkt e lidhur me ‘tabutë’ e perëndimit – votë e lirë e qeveri transparente në shërbim të popullit.
Sfida e perëndimit është që ky vënd të mos përfshihet në kaos të panevojshëm sepse ka ‘etje’ për shumë dhe më shpejt demokraci funksionale që për asocijim do të kompromentonte dhe vinte në siklet vetë perëndimin që duhet të jeië i pari që me ngut të ofrojë ‘paguren’ e ngjalljes së shpresës.
Sfida e perëndimit është të mos ofrojë më ‘gjysëm biletë’ kur politika vepron e papërgjegjshme por distancimi hapur e dhënia e shansit për korrigjim. ‘Gjysëm bileta’ apo ‘ulja stekës’ demokratike për hir të stabilitetit sikurse ndodhi me zgjedhjet e 2009, nuk promovon stabilitetin por provokon dhe irriton më tej plagën e mosbesimit reciprok me faturë tensioni permanent, ndërkohë që diskriminon pritshmërinë e një shoqëri që meriton më shumë.
Sfida e perëndimit është që përtej ‘imponimit’ të të zotit të shtëpisë drejt së cilës shkojmë, të respektojë, përtej miklimit, përkëdheljes, injorimit apo përçmimit, një shoqëri në kërkim të identitetit të saj demokratik, herët a vonë guri radhës në mozaikun demokratik perëndimor. Duke lënë pas klishetë e ekuivocitetin, ‘patronazhin’ patetik e diskriminues, sfida e tij mbetet realizmi e autoriteti, perspektiva e një populli të tërë e lartësimi i mëtejshëm i imazhit të tij në sytë e shqiptarëve.
Valvola e ‘enës me presion’ apo karantinë!
Perëndimi nuk duhet si rëndom të ngutet e asistojë kur ena ‘vlon’ e rreziku është imenient e për më tepër kur në vend të shuajë ‘zjarrin’, të ngutet të puthitë mirë ‘kapakun’ që kaosi të mbetet në ‘karantinë’. Sindroma e pseudostabiliteti i ‘enës me presion’ nuk është modeli që inkurajon progresin e garanton vetë atë ndaj, krahas fashitjes së ‘zjarrit’ e tensionit që e provokoi, e rëndësishme mbetet hapja e ‘valvulës’ së presionit, dinamikë që nëse lexohet mirë prej perëndimit, nuk çon tjetër kund përveçse në zgjedhje të parakohëshme me qeveri teknike për të cilën ai duhet të prononcohet qartë. Kjo jo për të akomoduar pozicionin e opozitës por për të akomoduar vullnetin demokratik të shoqërisë të kllaposur prej tensionit pafund, humbjes së besimit në proçeset elektorale, shokimit përballë rrënimit të financave publike dhe korrupsionit elitar e instititucional, kërcënimit të interesave kombëtare si në rastin e marrëveshjes së ujrave, pasigurisë së jetës dhe pronës e zvenitjes së shpresës për të nesërmen. Statu-quo nuk kontribuon në stabilitet dhe pas 21 janarit, arsyet janë shtuar dhe jo pakësuar për ndryshimet të ndodhin.
E paragjykuar padrejtësisht protesta-homazh, për shkak të solemnitetit të saj, nuk ka aspak simetri me paradën butaforike tashmë të anulluar qeveritare, e lançuar sikurse Komisioni Hetimor parlamentar, në karshillëk dhe për t’u përdorur më tej si ‘gurë’ peshe në balancimin e argumentave dhe si pseudofleksibilitet. Zhvillimi i saj do të gjeneronte më shumë publicitet negativ sesa pozitiv për mazhorancën që tashmë ndjehet e çliruar që jo vetëm gjeti një alibi për ta anulluar atë që nuk duhej ta lançonte aspak, por dhe si gjithnjë, me ‘një gur vrau dy zogj’ duke u ‘shpërblyer’ me titullin e burrështetit (!) e akuzuar për ‘paburrërishteti’ e anti-perëndimor kundërshtarin(!). Pritshmëria prej perëndimit nuk është ftesa për ‘tulatje’ të zërit e shprehjes së pikëllimit njerëzor për tragjedinë e 21 Janarit dhe kujtimin e tre burrave që ishin atje sepse besonin tek Perëndimi, por garancia dhe asistimi konkret që ai tubim të përcillet me dinjitet dhe larg dhunës qoftë dhe me sugjerime teknike se ndoshta do të ishte më e udhës që tubimi të ishte në formën e një proçesioni njëshkolonë e grumbullim përtej vëndit të krimit, për të shmangur densitetin e njerëzve në hapësirën sensitive. Burrështetësia e opozitës nuk lidhet e nuk mund të reduktohet thjesht me anullimin e një tubimi në kujtim të shpirtrave që dëshironin më shumë demokraci por me vënien e interesave të popullit dhe demokracisë tej atyre partiake, të cilën, që prej ngjarjes së Gërdecit e këtej ajo e ka konfirmuar përherë. Sepse aspirojmë për vlerat perëndimore, sytë janë drejtuar drejt Perëndimit që në respekt të vetvetes e vlerave sublime që ai bart, të respektojë aspiratën demokratike të një shoqërie të tërë që meriton më shumë pa humbur më kohë.
Nga Artan Xh. Duka

Mst: Sfida e Perëndimit!

Mst: Valvola e ‘enës me presion’ apo karantinë!