Ne foto, z.Shinasi Rama sebashku me z.Bamir Topi
Shinasi Rama
Përplasja që ndodhi me 21 Janar 2011 është thjesht një hap tjetër në rrugën logjike të politikës së bandave politike e të rrugës së dhunës që ndiqet sistematikisht nga paria e Tiranës. Përtej diskutimeve të analistëve ‘zhurmues’ lidhur me qëllimet immediate të palëve të parisë, përtej reagimit të forcave qeveritare, përtej sjelljes skandaloze të zyrtarëve të të gjithë niveleve, ky ishte një fenomen shumë shqetësues e tregues i qartë i sëmundjes së shoqërisë shqiptare. Kur nuk shihet si një fenomen i vecuar, por si simptomë e një sëmundje, përfundimet që mund të nxirren nga ngjarjet e këtyre ditëve janë lehtësisht të përmbledhura në disa fjali. Së pari, tranzicioni shqiptar ka dëshuar dhe ne jemi futur në një rrugë pa krye. Së dyti, shkaktare e pakontestueshme për dështimin është paria e Tiranës e cila mban parasysh vetëm interesat e veta. Së treti, ka ardhur koha për një fillim të rid he cdo ditë që kalon ai bëhet më i domosdoshëm. Së katërti, ky fillim i ri duhet të realizohet nga një forcë e re politike, me një sistem të qartë vlerash që është në dobi të të gjithë shqiptarëve me metoda të sprovuara e forma demokratike.Pra, ka ardhur e ka kaluar koha që shqiptarët të mbyllin këtë kapitull me pasoja tragjike e që nuk do të shuhen lehtë në historinë e shqiptarëve. Ka ardhur koha që ti japim fund tragjedisë 20-vjecare të sundimit nën parinë e Tiranës. Arsyeja është e qartë. Po vazhduam në këtë rrugë, e ardhmja do të duket e do të jetë edhe shumë më e keqe e me pasoja shumë më të rënda se sa e shkuara. Këta që na sundojnë nuk kanë se cfarë të na ofrojnë më përvec kriminalizimit, vjedhjes, trafikimit, degjenerimit, zvetenimit, droges, kontrabandës e cnjerezimit, të humbjes së dinjitetit e të nderit. Këta duhet të ikin.Një grusht familjesh të parisë, jenicerët e Enver Hoxhës, bllokmenët e shërbyesit e tyre, po na mbajnë peng të gjithëve. Ka ardhur koha që si individë e si popull as të mos biem më në lojën e tyre, as të mos përdoremi më prej tyre. Mënjanimi nga politika i këtyre pak përfaqësuesve të interesave të krimit, menjanimi nga politika i një grushti gjarpërinjsh, është domosdoshmëri historike. Sa më shpejt që të ndodhë aq më mirë do të jetë edhe për shqiptarët edhe për ata vetë. Nuk është më cështje nevoje apo kohe, por vetëm cështje metodash. Pika kryesore në rend të ditës nuk është se cila palë e parisë ka të drejtë, por se si duhen hequr qafe jenicerët e bashibozukët kriminalë të duopolisë oligarkike të Tiranës, e si duhet vepruar për ti hequr qafe me sa më pak dëm për shoqërinë shqiptare e për të ardhmen e saj.DILEMA E PARISË SË TIRANËSNë se Edi Rama nuk bashkëpunon me të, e nuk arrin një kompromis që i jep kohë, Sali Berisha s’ka rrugë tjetër pos që ta mbajë pushtetin me dhunë. E në se vendos që të mbajë pushtetin me dhunë (tashmë ai s’ka më rrugë tjetër) përplasja me palën tjetër të parisë është e pashmangshme, dhe mandej është cështje javësh para se ai të ikë nga pushteti. Megjithëse Berisha do ti drejtohet rrugës e anti-mitingjeve, ai nuk ka më parti solide që ta mbështesë në opozitë, por thjesht klane e banda që tashmë nuk ja kanë aq shumë nevojën. Ai që i bleu të gjithë, ka për të parë se si do ta shesin të gjithë. Kështu që atij i duhet pushteti me cdo kusht e do të luftojë që të bëjë kompromis, cilido që të jetë cmimi.Nga ana tjetër, Edi Rama, edhe për shkak të konjukturave brenda PS-së, është i detyruar që të vazhdojë më konseguencë në rrugën që ka nisur sepse përndryshe, rrezikon shumë në të ardhmen e tij politike si person e si parti. Nëse ai tërhiqet e pranon një kompromis cfarëdo që e len Sali Berishën në pushtet deri mbas vjeshtës së këtij viti, atëherë ai do ti japë vetes ndoshta nja tre vjet jetë politike si kryetar bashkie por do të tregojë edhe se është në lojën politike për interesat e veta të ngushta e të klaneve mbrapa tij. E ardhmja e tij do të jetë tërësisht e kompromentuar në sytë e mbështetësve të PS-së e të klaneve të regjura të saj që shohin një mundësi për të marrë pushtetin e që gjithashtu shkojnë mbas interesave të veta të ngushta. Edhe atij i duhet t’i shkojë deri në fund kësaj rruge të ndeshjes sepse cfarëdo kompromisi përbën rrezik jetik për të.Pra, zgjidhja logjike për të dy palët është kompromisi, por kompromisi është i mundshëm vetëm nëse të palët pajtohen që cmimin e poshtërsisë së tyre ta paguajnë shqiptarët e jo vetëm kaq. Shqiptarët duhet të pajtohen që të viktimizohen edhe një herë tjetër. Sunduesve të Tiranës iu intereson që ata të jenë në qëndër të vëmendjes, që ti ndajnë njerëzit në pasues të njërit e të tjetrit, por kur vjen puna të dallaveret e tyre, ata e gjejnë gjuhën. Qentë grinden për të thithur gjakun e shtetit e të shqiptarëve, por grindja e tyre është vetëm e vetëm për thelën e pushtetit të secilit.Mafia që njeh vetëm rregullin e forces, nuk do të ndalet para përdorimit të saj as në ditët që vijnë. Prandaj, përplasjet midis forcave politike dhe bandave kriminale që iu shkojnë mbrapa, në Tiranë e më gjerë, do të vazhdojnë të bëhen edhe më intensive në ditët që vijojnë. Asnjëra palë nuk mund të ndalet sepse nëse tregojnë një shenjë dobësie edhe ata që sot ju shkojnë mbrapa për bukën e gojës janë të gatshëm t’i lënë në baltë.Kështu, qeveria i mban mbështetësit e vet bashkë duke vrarë demonstrues e duke u betuar se nuk do të ndalet në rrugën e krimit. Opozita e ka nxjerrë masën e njerëzve të pakënaqur në rrugë për të arritur qëllimet arriviste të mbrritjes në pushtet. Asnjëra palë nuk punon për shqiptarët. Ata do tu hedhin një kockë mbështetësve të tyre por vetem një kockë ama! Në mendësinë e tyre, as qentë nuk duhen ushqyer mirë sepse iu duhen sa më të uritur për përplasjen e nesërme e jo më mbështetësit e militantët.Cilado rrugë që do të ndiqet në javët e ardhshme do tu tregojë të gjithë atyre që duan të shohin e të kuptojnë se cfarë po ndodh njërën nga dy mundësitë. Nga një anë, do të shihet se këta janë në tavë të gjithë bashkë. Nga ana tjetër, do të shihet nga shqiptarët se asnjëri nuk punon për ta.Kahdo që të shkojnë në përplasjen e tyre, paria e Tiranës dhe segmentet e saj kësaj here do ta tregojë fytyrën e vet të vërtetë në përlasjen apo në kompromisin që do të bëhet. E njerëzit me mend e që duan të jetojnë me nder e dinjitet, duhet të bëjnë zgjidhjen e drejtë, d.m.th. që të mos bëhen pjesë e krimit, pjesë e lojës së parisë, dhe të përdoren si mish për top për klanet mafioze të parisë së Tiranës.Gjaku e djersa e miliona shqiptarëve në emigrim e në shtetin shqiptar ka shkuar për të mbushur xhepat e sunduesve të rradhës. Vendi nuk ka ekonomi të institucionalizuar apo me aftësi konkurruese, të huajt nxjerrin miliarda dollarë fitime që shkojnë jashtë vendit, administrata shtetërore është fund e krye e korruptuar, udhëheqësitë politike janë eksponentë të klaneve mafioze e në shërbim të interesave joshqiptare, partitë politike janë lukuni lamashësh e hajnash, sistemet e edukimit, të shëndetësisë, të mbrojtjes shoqërore, e me rradhë janë për faqe të zezë. jeta e nderi i njerëzve janë më të pasigurta sot se kurrë, materializmi i skajshëm i njerezve nuk njeh skrupuj, shoqëria po kalon trauma të jashtëzakonshme morale, psikike e në vlera.Tranzicioni ka dështuar dhe planet e sjellja e parisë e kanë lënë shtetin shqiptar në një qorrsokak pa shumë zgjidhje. Kështu si janë gjërat nuk mund të vazhdohet. Shteti nuk ka as një minimum sovraniteti. Objektivi i përbashkët i ndërtimit të vendit si një shtet europian e me standarte europiane ka dështuar. Në vend që të ndërtohej një shtet i lulëzuar, me ekonomi të përparuar, me siguri për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve, në vend që të përdoroheshin me mencuri burimet e pacmueshme njerezore e materiale, gjithcka është shpërdoruar. Shteti është në një krizë të thellë të gjithanshme, politike, ekonomike e shoqërore. Shoqëria është tejet e polarizuar, me një shtresë sundimtarësh e zhganet e pasuesve të tyre që bëjnë një jetë përrallore prej sulltanësh e jeniceresh por edhe me masat e mëdha të njerëzve që fiken përditë nënë nji peshë injorance që shtohet përditë. Lufta e sundimtarëve të Tiranës ka qënë me ua heqë dëshirën me kenë njerëz me nder shqiptarëve, me i kthye në qënie që jetojnë për një kafshatë buke. Nesër kanë me ua heke edhe atë kafshatë buke. Kur të mos kenë më me vjedhë as nga krimi as nga shteti, sundimtarët do t’ua heqin kafshatën nga goja fëmijëve e të gjithë shqiptarëve.Përtej disa rrugëve të shtruara e ndërtesave të lyera me bojë, si dhe të vilave e pallateve të parisë, shoqëria shqiptare ka një fytyrë me u pasë frikë. Në vend të njerëzve që punojnë sheh kumarxhinj që e kalojnë kohën në bingo e në loto. Në vend të punës me nder, sheh njerëz që shesin drogë e trafikojnë gjithcka. Në vend të njerëzve me familje, nder e dinjitet sheh pushta e fundërrina, kodoshë e trafikantë të gjithckaje. Në vend të shërbyesve publikeë sheh hajna që rregullojnë veten në shtatë breza me nji allishverish e dallavere. Në vend të njerëzve që kërkojnë respekt prej popullit të vet, sheh mafiozë që vrasin dëshmitarët e krimeve të tyre. Jeta në shtetin shqiptar nuk vlen kurrgja. Shteti është në shërbim të klaneve mafioze e punon kundër popullit të vet. Cdo dite që kalon e shton zullumin e sundimtarëve e cdo ditë që kalon e bën edhe më urgjente nevojën e ndrrimit të rrugës ku jemi. Paria nuk duhet lejuar që të vazhdojë në rrugën e krimit të vet. Ka ardhur koha me ndrrue rrugë. Ata që shesin sot veten, nesër nuk do ta kenë për gjë me shitë edhe fëmijët e tyre. Ata që nuk duan nder për famijen e vet, nuk kanë si të duan nder për të tjerët.Sistemi politik nuk është demokratik por oligarkik e në shërbim të parisë. Paria e Tiranës është e zvetënuar, e korruptuar dhe e degjeneruar deri në palcë. Ajo mund të jetë krenare për këtë gjë, e i falet sepse edhe sorra mendon se është e bukur. Shteti nuk ka sovranitet. Shoqëria është e kriminalizuar. Shteti shqiptar është një qendër e trafikimit njerëzor, qëndër e kontrabandës, e hajnisë e mashtrimit dhe e një sjellje të përbindshme amorale e imorale në të gjitha nivelet. Ministrat pasurohen me shtatë minuta, për shtatë breza, e vjedhin pare sa me ndertue shtatë shkolla. Vendi është pa zot, shteti dhe administrata janë tejet të korruptuar. Sistemet e shkollimit, te shendetetsise, te mbrojtjes shoqerore e me rradhe jane nje mashtrim i paskrupullt. Kete gjendje ne te cilen eshte vendi, eshte mos me ja desherue as armiqve e jo me shqiptareve.Ndarja e polarizimi i shqiptarëve është bërë e bëhet përditë. Ata që duan një copë bukë e kanë shitur shpirtin te sunduesi i rradhës. Ata që duna të jetojnë me nder ikin përditë nga shteti shqiptar. Pajtimi me gjendjen është norma e sjelljes dhe kjo është vdekjeprurëse për shoqërinë e interesat e saj të vërteta e të shendosha. Por kjo nuk është gjendje normale. Nuk ka vend në botë ku kjo gjendje është normale. Ky shtet është shteti i gangstereve dhe i bandave te parisë që sillen sikur ky popull ju ka ra për hise. Edhe pse unë e disa të tjerë e kemi thënë tash 20 vjet dhe e kemi ditur mirë se do të përfundojmë në gjendje fatkeqe, askujt nuk ja kishte marrë mendja se do të rreshqisnim kaq poshtë e kaq pa dinjitet. Bukë hanë të gjithë, bukë han edhe qeni, por njeriu eshte njeri se jeton me nder e dinjitet. E ne shtetin shqiptar, njerezit jane ba dru e trajtohen si kafshë sepse shoqëria eshte kaq e kriminalizuar sa nuk te len me kene njeri i ndershem e me jetue me nder e dinjitet. Shkaktari kryesor e i pa diskutueshëm i kësaj gjendjeje është paria e Tiranës. Kjo është shoqëria që ajo ka kërkuar e kërkon, por nëse dikush don që unë të jem i vdekur, unë nuk jam i gatshëm për me vdekë për të, aq më pak për sunduesit e rradhës.Paria e Tiranës, dhe ai dhjetë përqindësh i popullsisë që e kanë vënë pasurinë gjatë këtyre 20 viteve do t’i kundërvihen egërsisht e me të gjithë mënyrat e metodat cdo përpjekje për ndërtimin e një shoqërie të tillë. Edhe pse një shoqëri me ekuilibre të tilla është edhe në të mirë të tyre, ata nuk do ta pranojnë. Synimi i tyre është që të polarizojnë masat e popullit e në mjegullën që krijohet, të mund të vjedhin sa më shunmë nga thesari i shtetit e nga pasuria kombëtare. Aty ku duhet të jetë Zvicër, është Haiti. Aty ku duhet të ketë turizem e sherbime, ka barreza plehrash e makinash. Aty ku duhet të ketë punë, ka bingo e kumar. Aty ku duhet të ketë edukim, qytetari e normalitet, ka drogë, trafiqe e poshtërsi të të gjitha llojeve.Kjo është rruga ndryshe. Kjo është rruga e pastrimit të administratës prej korrupsionit, në të cilën si qytetari ashtu edhe zyrtari janë të mbrojtur e në shërbim të interesave të të gjithëve. Kjo është rruga e ndërtimit të strukturave politike që iu shërbejnë interesave të popullit e angazhohen në luftën politike me përparësinë e shërbimit më mirë të interesave të popullit. Kjo është rruga e ndërtimit të një ekonomie treghu të institucionalizuar në të cilën prodhuesit, tregtarët e reshperët mbrohen nga shteti i tyre, dhe që e ruajnë standartin e jetesës së tyre duke i shërbyer shoqërisë e jo vetëm duke i marrë asaj e duke i derdhur paratë e tyre në xhepat e politikanëve.Kjo është rruga e ndërtimit të një të ardhmeje në të cilën ka shpresë, siguri jete, e mbrojtje të barabartë para ligjit për të gjithë. Kjo është rruga e atyre që duan të jetojnë me punë, me nder, e me dinjitet. Askush nuk mund të hyjë midis njeriut e dinjitetit të tij, askush nuk duhet të guxojë që të shkelë me këmbë tjetrin, të spekullojë me të ardhmen e tjetrit, të vjedhë, të grabisë, të korruptojë, të vrasë e të trafikojë pa pritur dënimin me vdekje nga shoqëria.Ndryshimin do ta bëjnë të gjithë ata afaristë, reshperë e tregëtarë që janë të lodhur nga zhvatja e pafytyrësia e politikës që i mban peng dhe që vendosin se është më mirë që të lidhin kontratë me popullin se sa me banditët e klaneve të parisë së Tiranës. Ndryshimin do ta bëjnë të gjithë ata që janë të ngopur me poshtërsinë e parisë dhe e kuptojnë se kjo është rruga pa krye. Ndryshimin do ta bëjnë qytetarët e katundarët shqiptarë, të cilët duan që të jetojnë me nder, në shtëpitë e tyre, me punën e tyre, në një shoqëri që respekton të mirën e dënon krimin.Kjo është ajo masa gjigande e heshtur, e pazëshme e shoqërisë shqiptare e cila jeton e mënjanuar nga përplasjet midis palëve të parisë, nuk sheh zgjidhje e nuk bëhet pjesë e zgjidhjes. Por ajo masë është aty. Ajo nuk ka shkuar askund e nuk ka ku të shkojë. Bile, ajo që po ndodh është se qindra e mijra emigrantë që po kthehen përditë, shohin se ai vend është duke iu marrë frymën e duke iu vjedhur shpresën.Njerëzit duhet me ndërgjegje të refuzojnë të bëhen pjesë e së keqes. Nevoja për ndryshim është e prekshme. Por ajo do të bëhet një imperativ politik, vetëm kur njerëzit të fillojnë e të reagojnë. Ndryshe, duhet ta dinë se rruga e skllavërimit të ban vec skllav e kurrë njëri të lirë. Njeri i lirë bahesh vetë, e bëhesh kur nuk e pranon të keqen, kur ndahesh prej, kur vendos ta luftosh të keqen. Ashtu si dikush të ka dhanë ty jetë, ashtu edhe ti duhet ti japësh jetë dikujt. E ka ardhë koha që mos me e shitë të ardhmen e fëmijëve, të ardhmen e secilit e të familjeve të tyre kaq lirë.Shqiptarët nuk përfitojnë gjë nga këto përplasje. Shqiptarët duhet të tregojnë se të dy forcat politike janë thjesht dy grupe mafioze, kriminale, banditësh që e kanë rrjepur e shkatërruar vendin, që e kanë shitur tek interesa jo shqiptare dhe që luajnë me jetën e të ardhmen e tyre e të fëmijëve të tyre. Ka ardhur e ka kaluar koha që me ja thanë parisë të vërtetën në sy: ti je shkaktare për këtë krim të përbindshëm të dështimit të tranzicionit, të humbjes së dy brezave, të shkatërrimit të ekonomisë kombëtare, të kriminalizimit të shoqërisë, të humbjes së vlerave dhe të kthimit të shtetit shqiptar në folëne e krimit të organizuar, të vjedhjes së pronës e të nderit e të dinjitetit të familjes sime. Parisë së Tiranës e shërbyesve të saj iu duhet thënë: unë dua një të ardhme tjetër e ti nuk je pjesë e saj.
Comments are closed.
Drejt e ke o Shejnasi. Paria e tiranes ja ka mbyll deren te gjithe shqiptareve qe nuk pranojne te jene partizane te njeres apo tjetres “parti”, ca me teper emigranteve. Jo vetem qe ua ka hequr te drejten per t’u zgjedhur por edhe te drejten per te zgjedhur,ajo i do emigrantet vetem qe te cojne pare, qe ata te pasurohen duke ua zhvatur njerezve tane me njeqind menyra. Kjo eshte bere vetem per faktin se i tremben krijimit te nje force tjeter politike te vertete dhe te ngritur mbi ato parime qe ti permend. Fakti eshte se Lituenia(ne mos gaboj) , kur u shkeput nga BS, zgjodhi president te saj nje qytetar qe jetonte ne USA dhe ja se ku eshte tani ai vend. Uroj qe te krijohet nje force e tille, qofte edhe duke e nisur ketu ne emigracion.
Deshtimi ka 20-vjet qe rendon ne asht te shqiptareve e do plaste nje dite.Por.Ti Shenasi nuk ke te drejte te japesh mend sepse je nder te paret qe instaluan gangsterizmin ne Shqiperi.Kam jetuar ne godinen Nr 18 te pedagogeve ne 1990-en dhe nuk ishte e veshtire te dalloje yryshtin tuaj te babezitur per pushtet nga njera ane dhe mbulimin qe ju bente regjimi i kohes nga ana tjeter.Per te verteten e vetem per te verteten,Edi Rama ju kundervu hapur riciklimit ne pushtet te komunisteve me te poshter nen nje petk tjeter.
Ndaj te njejtin opinion me artikullshkruesin per vleresimin e situates aktuale politike ne vend.Por kursesi s’do te isha i te njejtit mendim me të ,përsa i perket asaj , se si do të duhej te niste era e një “fillimi të ri”.
Eshte bere tashma e perditshme panorama, sipas te ciles , te dy forcat politike ,te dy liderat e saj ,janë i njejti format,te njejtet faktore destabiliteti.Sipas mendimit tim,barazimi ,deri identifikimi i tyre si dy ane te se njejtes medalje ,jo vetem se nuk qendron ,por indirekt legalizon vijimin e qeverisjes tashma te deshtuar te PD.
Perderi sa dy forcat s’paskan dallime ,atëhere ,natyrshem s’ka asnje arsye te perpiqemi te largojme me vote njeren pale për t’i pergatitur sundimin pales tjeter!. Ky arsyetim derivon qartazi nga klasifikimi i njejtë ,pa asnjë ekujvok, i të dy forcave politike gati “identike”. Kjo ,per mua, s’ka si te jete e pranueshme.
Vleresoj shqetesimin me shume se qytetar te z.Shenasi ,per kete situate , i jap te drejte per nevojen e mbylljes njehere e mire te tranzicionit te stergjatur ,por ndryshimin e kesaj gjendjeje mund dhe do ta sjellin ata qe aktualisht po luftojne pavarsisht se kujt partije
Z Shinasi , kam respekt per sa ke shkruar me pare,,por te them te drejten ne shume vende kesaj here ja ke futur kot,sipas rradakes sime:))qe edhe mund te mos ket te drejte,,,ne shqiperi nuk ben vaki me te dali ndonje force e re politike,,por fati i vetem do jet qe Edi Rama nese vjen ne pushtet,te ndertoje ate qe te gjith shpresojme ,shtetin ligjor,,zgjidhja tjeter do jet ajo qe e dime te gjithe,largimi sa me shpejt i Berishes nga politika ,si strumullari i te gjithe te keqijave,,besoj se do jesh dakort qe edhe nje i cmendur te vije ne vend te Berishes,nuk do beje kurr ato qe u ka bere Saliu shqiptareve,,nese e hedhim topin sa andej kendej ,e te predikojme per nje fillim te ri,do kthehemi perseri tek ai i fillimi i vjeter,,qe ti biem shkurt i dashur Shinasi,shfrytezoheni cdo hapesire qe u jep media per ta then troc,,ky ishte nje krim shteteror me a skenar dhe autor te vetem komanadantin e forcave te armatosura demokratike Sali Berisha,,dhe pas kesaj qe ndodhi te gjith duhet te dalin hapur ne krah te opozites si e vetmia shpres,,e cila do gjykohet perseri kur ti jepet pushteti,dhe jo ta paragjykojme pa e marr ate,,se te presesh per nje fillim te ri sipas jush ,nga kush i dashur Shinasi,,nga te rinjte e PD-se me Edi Paloken perpara e Saliun nga mbas,,apo te nje force e trete qe do dali nga Sabri Godoleshi me Mediun,,opozita eshte e vetmia shpres dhe urojme qe te jet ne rruge te mbar,,pasi eshte hera e par qe shqiptaret protestuan me nerv per nje kauze vertet delikate si ajo e abuzimit me pushtetin,duke treguar se ska asgje te perbashket me idealet e Fatos Nanos dhe Ilir Metes ish kryeministrave socilaist qe ngriten korrupsionin ne sistem,,ndaj dalia hapur ne krah te Edi Rames nuk eshte turp por detyre per nje shqiperi me te mire,,dhe nese Rama deshton,kjo do jet nje treagjedi me vehte,gje qe personalisht nuk e uroj por dhe nuk dua ta besoj
gjiithe te mirat atje ku je
edhe mbase e kam gabim une ore,mos e merr me inat:)))
O zoti Hysni! Po i mbajte shpresat se Rama do beje shtet ligjore, do vije koha qe do kesh me shume mllef se sa tani per Berishen. Rama ishte ai qe ne bashkepunim me Berishen ndryshuan kushtetuten brenda nates per ti dhene keto kompetenca qe ka kryeministri.Po ashtu ishin te dy bashke qe bene ligjin elektoral me lista te mbyllura, dhe qellimi ishte qe ne kuvend te vinin ushtaret besnike te tyre, dhe besoj qe rezultatin e ke pare ne kuvend, se si depudetet dhe kur flasin flasin si rrugace. Mos ki asnje dyshim qe Rama eshte njelloj si Saliu, vetem ndryshojne nge tiparet dhe klanet qe perfaqesojne. Si keta te dy jane edhe politikanet e tjere ne Shqiperi. E vetmja menyre per te shpetuar nga keta funderrina eshte krijimi i nje levizje intelektuale nga ata qe kane punuar e punojne ne perendim, sepse ata e dine c’fare eshte shtei, ligji puna. ne Shqiperi tere keto vite u fut edukata e te vjedhurit, genjyerit.Keto jane ngritur ne sistem, I pari qe Saliu qe e humbi shancin per te bere shtet, perkundrazi ai futi parimin”njezet pula dyzet tava, ha c’te hame o Muco Gllava” dhe te tjeret mbas tij e ai vet tani po e persosin kete sistem.
po te pergjigjem per respekt o Z.Palla por dhe per te kthjelluar pakez,,,sa do jen keta intelektualet qe do vijne nga perendimi,do jen me pakice apo me shumice,do vine me vaporra,me anije apo me aroplan,apo do vijne nje nga nje si erdhi Zogu,Abaz Ermenji,e Eduart Selami dhe do ikin perseri si keta te fundit,,apo do vijne si puna e atyre qe u punesuan ne qeverrin e Nanos e te Metes qe pasi mbushen thesin u kthyen e blen shtepi neper europe e Amereike me leket e vjedhura te shqiptareve,,apo do jen si keta intelektualet perendimore qe ka punesuar Berisha qe kan lene grat e familjet larg atdheut e vet po luftojne dhemb per dhembe me korrupsionin,i degojne ato leke qe vjedhin nje here ne 6 muaj,dhe do vazhdojne deri sa te bien nga gomari ku kan hipur,,se pa dyshim ka edhe njerez ashtu si mendon ti por ajo mendon e kerkon ti eshte me utopike sesa ajo qe mendoj e shpresoj une,,mbase ke edhe te drejte,,por mua nuk ma mbush dot mendjen,,kalofsh mire kudo qe te jesh,ne perendim apo ne shqiperi
Kur ma mbajne edhe kete Eduart Selamin si koke,eshte me vra veten.Neqofte se ka njeri me se te zakonshem,ai eshteEduart Selami.E kemi degjuar shume here,dhe vetem fjale te pergjitshme,pa ide,si gjithe te tjeret kur diskuton.Lereni te qete te shesi makina ne amerike.Te kishte mend kishte maru shkolla atje,punonte ne ndonje institucion te rendesishem,universitet etj.
nqs nuk ke jetuar te pakten nja 20 vjet ne demokraci te vertet as qe mund te behet fjale te udheheqesh nje komb nje popull drejt demokracise se vertete… smund te vinte demokracia nga nje person i lindur dhe rritur me ligjet e kanunit malsise dhe brumosur ne shkollat e PPSH, dhe qe akoma ashtu si idhulli i tij Enver Hoxha, fle me Makiavelin poshte kokes …si te mbahet pushteti…
Me pelqen qe ke evidentuar faktin qe Shqiperia eshte aqe e pasur sa nuk do kishim asnje te varfer,po te punohej me perspektive,me drejtesi,pa korrupsion,etj.etj.
Qendrojne edhe shume e shume gjera te tjera,por mendoj se zgjidhja qe na jep ne fund te shkrimit,z.Shenasi,eshte jo vetem utopike…
Dhe une perseri pyes;”Kush eshte zgjidhja”???!!”Si do realizohet kthesa”???
“Kush konkretisht do ta marre persiper kete mision historik”???!!!
Fjalet e shumta bejne mire deri diku se na sqarojne,por…jane dhe fukarallek,thote populli…
Dhe mbas gjithe ketij…Manifesti do ta quaja une,a e keni pare perfundimin?
Ku ishe? – Asgjekundi!
Cfare bere? – Asgje!
“Forcen e re”,qe ju e shikoni ne menyre abstrakte ne e kemi konkrete ne balle te protestave paqesore per te larguar nga drejtimi i Pushtetit Qeverine e korruptuar te Sali Berishes…
Per ate thenien “te dy palet jane njelloj”,kam shkruar ne shume komente dhe kurre nuk do te jem dakord! Dua te shtoj se nje llogjike e tille edhe mund t`i shkoje per shtat nje te pashkolluari apo te pasqaruari,por kurrsesi juve,z.Shenasi…
Ne rast se flasim per politikane te korruptuar e te konsumuar qe i bejne dem vendit dhe duhen zhdukur nga skena e politikes,kemi parasysh tre persona te urryer nga shqiptaret dhe keta quhen Sali Berisha,Fatos Nano,Ilir Meta.
Te tre keta “miq te armatosur” deri ne dhembe kunder Edi Rames,jane shkaktaret e gjendjes se Shqiperise se tanishme ne nivelin qe ju aqe bukur e keni pershkruar…
Te tre keta miq “isharmiq” per vdekje kane sunduar mbi shqiptaret me postin e Kryeministrit…
duke i ndare ata e duke i percare dhe ky krim qe kane bere del ashiqare sot kur jane grupuar dhe kane dale hapur kunder Edi Rames,i cili,me sa duket u ka prishur pazaret…
Edi Rama nuk eshte provuar si Kryeminister.
Edi Rama eshte provuar vetem si kryebashkiak i Tiranes dhe nuk ka deshtuar.
Une mendoj se Edi Rama eshte personi qe do te beje ate ndryshim qe kerkoni dhe ju,z.Shenasi.
Mirepo perseri me le dyshim perse kete zgjidhje ju nuk e shikoni dhe nuk e merrni fare ne konsiderate?
Mos qofte e thene qe konkluzionin tuaj ta keni ndertuar mbi fjalen e urte popullore qe thote:
“Kur zihen dy vete – perfiton nje i trete”…
Do te ndjehesha i zhgenjyer nga JU!!!…