Nacionalizmi, streha e fundit e maskarenjve

25 Janar 2011, 22:07Blog TEMA

Nga Anila Çobani

Kronikat e lodhshme në mediat pro-qeveritare zhgarravisin në sytë e shikuesve dhe në mendjen e atdhedashësve skena të realizmit socialist ku në fund të çdo shfaqjeje, aktori kryesor dorëzonte apo puthte flamurin përpara komandantit, që kishte lyer duart me gjak duke fituar mbi tradhtarët. Të mësuar me reklamat bardh-e-zi dhe blu me blu të televizioneve “Klan”-ore, ky shovv i radhes i padurueshëm, stresues dhe irritues i kryeministrit, nuk të ngjall tjetër veçse neveri për skenat me komandantë dhe armiq. Asnjë qytetar i këtij vendi, asnjë i ri, asnjë e re, asnjë fëmijë nuk e heq flamurin nga zemra. Të interesuar për “kriminelë” me ombrellë, të vendosur në vendin e përshtatshëm në kaosin e provokuar nga provokatorët e rreshtuar nga “komandanti”, nuk harruan të vendosnin edhe terroristin, antikombëtarin e paidentifikuar teksa hidhte flamurin në këmbët e vëllezërve tanë, që dhe pse skena ishte e padurueshme, e egër, e morën flamurin dhe e futën në gji, jo për t’ia dorëzuar kryeministrit që e përcolli si lecke ne duart e komandantit të gardës, pa treguar dhembshurinë dhe krenarinë për ta futur në gjirin e tij këtë flamur.

Është koha që me dhjetëra media private nuk obskurantojnë mendjet e lodhura të shqiptareve nga kjo politike blu me blu, denigruese për shqiptarët. Është koha që të gjithë ta marrin flamurin dhe të fusin një copë të tij në gji dhe bashkë, pa ngjyrë, me gjak dhe flamur të kuq t’i tregojmë botës se shqiptarët kane aftësi shtetformuese, kanë aftësi të ecin si europianë duke mbajtur një nga yjet e tjera në flamurin europian. Është koha të ndalojmë video dhe shfaqje me komandantë & tradhtarë ku viktima e vetme është populli. Është koha kur politika duhet të heqë njëherë e përgjithmonë dorë nga shfaqja e nacionalizmit. Nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve.

7 komente në “Nacionalizmi, streha e fundit e maskarenjve”

  1. raimondi says:

    —-Kete artikull e ke kompelt GABim ti moj zonje apo zonjushe ——

    ——– Kjo shprehja qe thua ti se NACIONALIZMI ESHTE STREHA E FUNDIT E MASKARENJVE —————-nuk e ka ASNJE SHTET I BOTES——qofte shtet modern apo i prapambetiur
    ————-ASNJE FAREEEEEE———–

    ————Se ku e ke gjetur ti kete ,nje zot e di —————-Por kjo parrulla jote nuk gjen zbatim ne asnje vend te botes —————te gjithe jane nacionaliste por e quajne Patriotizem , pune semantike, sepse ndjenjat e tyre te patriotizmit jane Nacionalizem extrem

    —-Ndersa ne Shqiperi nen moton e kesaj shprehjes tende Famoze Shqiperia eshte nje shtet pa Ushtri, pa armatim, pa industri , pa bujqesi ….Pasurite kombetare ua japim te huajve , Qeverine e mbushim me ministra spiune te grekut , opozita po ashtu ka depudete spiune te grekut te deklaruar si Majko, Blushi e ndonje tjeter,
    ———-Sala kur flet per patriotizmin tallet me ju te opozites , sepse ai e di qe ju jeni tipa qe doni ta mb ani nje dore ne bakllava dhe nje ne revani, dhe ju ze ne goje nacionalizmin per t e bere humor —Sala qe i ka bere demet me te medha integritetit tone shteteror dhe atij teritorial flet per NACIONALIZEM …!!!!!???? hahahahaahahahahahahahahaahahahahahahahahaha — I madh fare

    — Eshte tamam INTELIGJENT SALA ——–Gjithmone nje hap para deficenteve te opozites, qe mund te ankohen per cdo gje por vetem per patriotizem nuk ankohen hic –
    Sepse SALA ua ka gjetur koken , e ka mbushur qeverine me spiune te grekut —dhe natyrisht Sala ecen me parrullen Mikun mbaje afer , dhe armikun me afer——-

    ——-Por kjo parulle eshte e demshme per Shqiperine ———–mirpo opozita nuk e gjen kete si dobesi te Sales dhe ta akuzpoje SALEN PER TRADHETI NDAJ ATDHEUT——-
    ——-Nga ana tjeter edhe SALA e di qe opozita nuk thote gje ne kete rast , sepse Opozita duket sikur eshte nje mbetje e gazit qe del nga prapanica e Papandreut lol.———–Ndaj dhe SALA nuk ja la opozites ta perdorte ate gur , por e perdor vete
    —————Ne kete menyre SALA e hutoi edhe politiken greke, se po ju ben atyre ndere me shume se cu bente Nano , apo se c’mund tju beje kjo opozite qe vete i takon greket tete a tete….!!!!!!
    —-
    —-Por keshtu me atew parullen tende nuk e merr pushtetin moj Anilke, se shqiptaret nuk jane aq budallenj sa te genjehen nga keto parrulla te liga qe hedh ti, jo per gje por te fyen intelektin e prapanices , sepse tani ka 1 milion shqiptarene neper bote dhe ne i shikojme se te gjitha shtetet perendimore jane NACIONALISTE NE KULM—————–Keta edhe per gjene me te vogel qe tju preket dicka nga dinjiteti i tyre kombetar , keta bejne namin — E jo me te mbajne keta spiuner ne qeverite e tyre , apo ti japin pasurite te huajve ose tua lene kishen e tyre te huajve ta qeverisin –aq me teper nje te huaji qe ka ligj lufte me ty —-
    ———–Eshte njelloj sikur ketu ne USA te lihej drejtimi i nje xhamije nga nje perfaqsues Taleban———–sepse keta vetem me talebanet jane ne gjendje lufte, -As mund te imagjinohet

    ———-Dhe nga ana tjeter duhet thene se Jemi bere gazi i botes qe mundohemi te behemi moderne duke lejuar fqinjet tane ( dhe kur them fqinjet tane , e kam fjalen per grekun,sepse serbi nuk ka ndonje synim aneximi per ndonje pjese te Shqiperise ) te na marrin neper kembe dhe te na diktojne ne politiken tone shteterore dhe ne politiken e opozites, te na diktojne ne gazetari duke klonuar gazetare tipike si Anilka apo disa te tjere qe kuptohen shume lehte cfare corbe jane
    —–Te vjen ndohte nga keta lloj gazetaresh ….. te thuash me te pakten

    —Nuk diskutojme dot ne Ju tube sepse tallen sllavo-maqedonasit me ne—
    ———-Ka lezet Maqedonia , shtet me dinjitet –ja thyen hundet grekut dhe po e diskretiton ne cdo aspekt —
    ——–Ndersa ne kemi frike te flasim sepse do na quaj Anila ….MASKARENJ
    —-Hajde c’vete hajde……

  2. 3d says:

    Nuk do ishte rregjistruar ketu dhe per me teper te beja kete koment por me nxiti titulli i kopjuar i temes. Nje aforizem i poetit, shkrimtarit dhe analistit te njohur Anglez Samuel Johnson. Tekstualisht ne gjuhen angleze “Patriotism is the last refuge of the scoundrel.” Kopjace!
    E di qe s’do e aprovoni kete koment por te pakten le te sherbeje si nje keshille miqesore per here te tjera kur s’do niseni nga shprehjet e dikujt dhe ne interesin e askujt te shkruani dicka qe mund ta lexojne te gjithe. Ju faleminderit!

    1. Administrator says:

      Titulli eshte i vendosur nga autorja e shkrimit dhe nuk perben asnjelloj shkelje te etikes qofte i perkthyer nga S.Johnson, qofte koecidence.

  3. Bojana says:

    Ç’ishte ky shkrim apo pacavure???? Nje pyetje ky emri i autores eshte i vertete apo pseudonim? Nese eshte ajo inspektorja e tatimeve…., atehere PS-ja i ka punet pisk, se ajo eshte nje individ i korruptuar dhe me nam te keq ne biznesin ne Tirane… Lutem z. Baze, kur botoni i kontrolloni kush shkruan dhe çfare, qe te mos zhgenjehemi. Me respekt.

    1. ylli says:

      O militant i shkrete qe fshihesh me emer gruaje po dhe nese je grua,duhet te jesh perfaqesuese e atyre qe tani punojne ne tatime dhe dogana dhe qe pervecse dine te bejne taksidarin,nuk bejne gje tjeter vecse spiunin dhe frikacakun qe sben gje tjeter vecse dridhen nga frika per bemat e tyre dhe tmerrin per vendosjen e shtetit ligjor…nqs kjo zonja apo zonjusha ka qene punonjese e tatimeve apo doganave,ju sfidoka o te mjere..se qenka aq trime sa del me emrin e saj dhe nuk luftoka per nje vend pune,por per dinjitetin e shqiptarve prandaj eshtt heroine . DILNI DHE JU ME EMER DHE PERGENJESHTROJENI NESER NE GAZETE DHE VILLNI VRER PER NJEREZ QE I KENI TMERR PER ZGJUARSINE E INTELIGJENCEN

  4. Shqiptari says:

    Kete koment me identifikim punonjesish apo jo tatimesh apo doganash e bejne vetem eminencat gri qe u futen neper institucione per te larguar nga adminitrata te pakorruptuarit dhe per te futur njerez me diploma false dhe hajdute te sprovuar……komentet qe vijne per kete shkrim duken haptazi qe u kane futur tmerrin ketyre spiuneve te paguar nga regjimi te cilet nuk dine gje tjeter vetem te sajojne e shpifin mbi dinjitetin e individeve……Z Mero qe ne mengjes gazeta ”TEMA” ishte shitur ne pikat kryesore te Tiranes te pakten ne qender ku une banoj.Nese vazhdon me keto shkrime me nivel te larte dhe qe terbojne hajnet e mbetura ne strofkullen e Berishes te jesh i sigurte se gazeta ”TEMA” do te jete ne lartesine qe ka qene!Ai filmim dukej haptazi qe ishte i trukuar nga KLANI dhe TVSH dhe i lumte zonjes apo zonjushes apo pseudonim qofte qe ka kapur situatat qe kryeministri na i servir po qe jane si ato shashkat qe hodhi ne miting!Sa per titullin normal qe eshte i huazuar sepse do ishte qasje me realitetin.

  5. shqiponje krenare says:

    Eshte me te vertet per te ardhur keq se disa persona futen ne keto faqe elektronike te gazetave thejsht per te shprehur se e vetmja ndjenje qe ata kane ne shpirt dhe mendje eshte negativiteti dhe injoranca.

    Ky shkrim eshte munduar tju tregoje shqiptareve sepse vetem nje vit perpara mbushjes se 100 vjetorit te pavaresise ata vriten akoma nga tradhetaret ne emer te nacionalizmit. Sepse te tille maskarenj vetem atje mund te fshhen ashtu sic ne emer te partise masakroheshin shume bashkekombasit tane per 45 vjet me rradhe. Por eshte e qarte se keta komentues vetem lexojne titullin ne pamundesi per te kuptuar thelbin.

    Per me teper, te pershkruash nje situate me nje shprehje qe dikush ka thene dikur nuk eshte kopjim. Ketu nuk kemi dale te korrigjojme ndonje essay akademike ku duhet cituar dhe referuar gjithshka. Nese une them qe historine e shkruajne fitimtaret nuk do the thote qe po kopjoj thenien e Sir Winston Churcill po thjesht dua tu them shqiptareve se keto 20 vjet ne nuk e shkruajme historine sepse nuk kemi fitimtare por vetem kusare.

    Megjithate une do them nje shprehje tjeter dhe po deshet me quani kopjac. Kjo zonje po ju tregon pyllin dhe ju kerkoni pemen.

    Dhe se fundi, nese me te vertete kjo zonje ishte aq e privilegjuar nga doganat apo tatimet nuk do dilte ne balle te protestes dhe te vinte ne rrezik koken per nje vend me te mire po do rrinte fshehur ne ndonje internet kafe dhe do komente vrer ashtu sic beni ju. Sot nuk eshte koha te merremi me ceshtje mizerable te tipit i kujt je apo ku te punon babai, por te vendosim ne vend ate qe kjo zonje shkruajti ne nje shkrim te meparshem, qe ju mesa duket nuk e keni lexuar. Te veme ne vend dinjitetin dhe nderin e prinderve tane dhe te ngreme ne krye te vendit djemte dhe vajzat me te afte per te drejtuar.

    I kerkoj gazetes te vazhdoj pa ndalim te lejoj zerin intelektual dhe dashamires te kumboje, sepse te gjithe shqiptaret kudo qe jane sot kane nevoje me teper se kurre da degjojne ate fort.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje