Edhe ndërkombëtarët kanë përgjegjësi për korrupsionin që po vret njerëz

29 Janar 2011, 19:53Blog TEMA

Nga Niko Nesturi*

Me 21 janar 2011, populli i pakënaqur nga kleptokracia protestoi, por tre protestues gjetën vdekjen nga plumbi. Protestuesit që nuk përbënin asnjë rrezik për demokracinë u qëlluan me plumb në kokë dhe gjoks kur qëndronin në këmbë me duar në xhepa ose prapa koke kur qëndronte i ulur. Të tjerë demonstrues që u arrestuan dhe u dërguan në polici, përfshi burra dhe gra, denoncuan publikisht se atje janë rrahur, fyer dhe keqtrajtuar. Për gjithë sa ndodhi në 21 Janar presim që prokuroria dhe drejtësia të thotë fjalën e saj pasi ishin snajperët dhe urdhëruesit e tyre ata që kanë shkelur ligjin.

Protestues me 21 Janar ishin mijëra qytetarë të elektoratit të majtë të pakënaqur nga padrejtësitë dhe manipulimi i votave. Pavarësisht se protesta organizohej nga Partia Socialiste, aty merrnin pjesë dhe pronarët që janë me pikëpamje politike të majta dhe të djathta. Këta pronarë të shpronësuar me dhunë nga diktatura, protestuan kundër monizmit dhe partisë shtet që vazhdon të shkeli Kushtetutën dhe të drejtën e pronësisë. Pronarët me 21 Janar mbanin në dorë pankartat ku shkruhej: ‘Ndal përvetësimit të pronave tona të trashëguara’, ’Ktheni pronat tek i zoti’, ‘Zbatoni nenin 181 të Kushtetutës’, ‘Respektoni të drejtën e pronës së trashëguar  kërkesat e Këshillit të Evropës dhe të SHBA për pronat” etj.

Vrasja e 3 protestuesve u bë shkak që alarmoi znj. Katerine Ashton, z. Stefan Fyle, përfaqësuesit e KE dhe SHBA, personalitete të tjera të politikës ndërkombëtarë si dhe ambasadorët e akredituar në Shqipëri, të cilët reaguan menjëherë. Kjo ishte shumë mirë. Manifestimi paqësor i datës 28 janar tregoi qartë natyrën e popullit. Ne jemi të detyruar të rikujtojmë për ndërkombëtarët se ata të mos vazhdojnë të gabojnë me pronën, pasi JO VETËM POLITIKANËT SHQIPTARË, POR DHE NDËRKOMBËTARËT KANË PËRGJEGJËSI PËR KORRUPSIONIN DHE NJERËZIT QË JANË VRARË PËR PRONAT NË SHQIPËRI. Populli dhe demokracia në Shqipëri po vriten prej 20 vjetësh me ligjet anti-pronar që janë miratuar nga 1991 deri më sot, dhe ndërkombëtarët heshtin edhe pse nr .i të vrarëve për probleme të pronës është raportuar mbi 3600. Këta shtetas kanë vrarë njëri- tjetrin dhe ky numër do vazhdojë të rritet nëse ndërkombëtarët nuk do të ndërhyjnë duke kushtëzuar shtetin shqiptar që të veprojë me urgjencë për të korrigjuar ligjet me të cilat pushtetarët përvetësojnë dhe vjedhin pronat tona të trashëguara, duke i lënë pronarët me gisht në gojë, në pritje të kompensimit sikur kjo të ishte lëmoshë nga ana tyre. Në Shqipëri nuk ka demokraci, por ka korrupsion dhe kaos që ka infektuar çdo hallkë të shtetit dhe përfundon në kleptokraci, që zhvillohet nga lart poshtë. Kjo situatë merr zhvillim nga ky qëndrim indiferent i ndërkombëtarëve, që edhe kur kanë folur për probleme të pronës janë shprehur aq sa të mos jenë pengues për politikanët hajdutë. Për problemin e pronave, Kryesia e shoqatës ‘Bregdeti’ dhe e shoqatës ‘Pronësi me Drejtësi’ i ka drejtuar me dhjetëra e dhjetëra letra zotit Sali Berisha, por ai hesht dhe bën të kundërtën. Konkretisht nëpërmjet ministrit Genc Pollo dhe Genc Ruli, së fundi është propozuar një projektligj me të cilin do të justifikohet grabitja edhe për tokat e zonave turistike. Dora e tij, Elvis Çefa, i emëruar Kryetari i Agjencisë së Pronave, nuk i përgjigjet pyetjeve që i kemi drejtuar me zarf dhe publikisht në media. Çefa hesht sepse ai është emëruar për të zbatuar këto qëndrime anti-pronar dhe politika të Kryeministrit Berisha.

Është provuar se politikanët tanë janë demagogë të klasit të parë, por ata dinë të japin edhe ‘dhurata’. Me ligjet për kompensime dhe legalizime, pushtetarët pretendojnë se e kanë arritur suksesin dhe me kompensime do ta zgjidhim problemin e anarkisë së pronës. Me këto premtime ata kanë mashtruar ndërkombëtarët, por jo ne pronarët. Ne kemi protestuar dhe protestojmë ndaj kësaj situate anarkike që shpesh herë e bën jetën e popullit më të keqe se nën diktaturë. Në mënyrë që shtetas të tjerë të mos humbasin jetën, duke vrarë njëri tjetrin për probleme të pronës dhe të kthehet prona tek i zoti duke respektuar të drejtën e pronësisë që është themel i demokracisë, i qetësisë sociale dhe garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme është e domosdoshme ndërhyrja e ndërkombëtare. Prandaj ne i bëjmë përsëri apel përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare të marrin në konsideratë letrat tona të shumta që i kemi drejtuar për ligjet me të cilat pushtetarët po shpërdorojnë mbështetjen e tyre dhe vazhdojnë të përvetësojnë pronat tona të trashëguara.

*Për kryesinë e Shoqatës ‘Bregdeti’

1 komente në “Edhe ndërkombëtarët kanë përgjegjësi për korrupsionin që po vret njerëz”

  1. raimondi says:

    -Keto qe thote ky ne kete artikull jane totalisht gabim—- Berisha ka plotesisht te drejte ne lidhje me ate ligjin e pronave qe kerkon ky bregdetari.
    Problemi ketu eshte se ne cdo shtet ka zona turistike qe jane domain i shtetit , dhe nga ana tjeter edhe nqs ti e ke pronen tende , eshte shteti qe ta merr dhe te jep kompensimin qe te takon ne baze te ligjit te tregut te tokes
    Sa per nderkombetaret per kete ceshtjen e pronave ne bregdet une mendoj se nderkombetaret jo vetem qe nuk jane treguar indiferente por kane nderhyre ne menyre te padrejte ne punet e brendeshme te Shqiperise duke u marre me matjen e pronave ne bregdet , c’ka eshte toalisht e papranueshme nga asnje shtet demokratik
    Dhe te gjihte kete nderhyrje te nderkombetareve e ka nxitur Greqia ,kur nga ana tjeter Nderkombetaret nuk i kerkojne Greqise te masin pronat e shqiptareve ne Greqine e Veriut ,sic jane pronat e cameve , por jo vetem te ketyre, sepse ne Greqine e veriut jane edhe pronat e Kolonjarerve, Pemretareve dhe Korcareve
    Une kam pronat e gjyshit tim ne Greqi , dhe nuk jam cam .-Kam dokumentat 200 vjet te vjetra dhe nuk i marr dot pronat e mija , sepse shteti grek nuk te lejon fare
    Dhe meqense ra fjala tek ky artikulli i ketij bregdetarit , duhet qe opozita e Edushkes kur te vije ne pushtet te vendose balancen e reciprocitetit me maredheniet me Greqine,dhe ti kerkoj OSCE, te shkoje ne Greqi dhe t e masi pronat tona atje , dhe ne menyre absolute te kerkoje me force qe Prona te veje tek i zoti—Pastaj nqs greku do qe ta shtetezoje pronen tone , te na japi parate si kompensim.Por ama duhet te na thote arsyen pse e shtetozn
    Parimet demokratike duhet te jene te njejta per te gjithe , se jemi ne Europe
    -Greqia kerkon pronat e dy bujqve te bregdetit qe nuk jane greke fare…. ( edhe kjo pune duhet pare kur te vije opozita ne pushtet , te hapen dokumentat dhe te shikohet perberja etnike e atyre te vetequajturve greke.Pavaresisht se si e quajne veten ata, ne deklarimin e shtetesise nuk ka deshira , se ata mund ta quajne veten edhe etiopiane, por ketu je ne Shqiperi dhe shteti nuk te lejon te krijosh shtetsine sipas kokes tende .Po do ta quash veten grek, shko ne Greqi,)…..ndersa ne nuk kerkojme pronat tona qe jane te dokumentuara me dokumente 200 vjecare, dhe qe jane me qindra mijera hektare toke ne Greqine e veriut
    —–NDAJ EDHE OPOZITA KUR TE VIJE NE PUSHTET TI BEJE APEL … NDERKOMBETAR PER UZURPIMIN E PRONAVE TE SHQIPTAREVE QE GJENDEN NE GREQINE E VERIUT–
    Dhe ta ngrerre kete problem
    ne KESHILLIN E EVROPES SI NJE SJELLJE KRIMINALE E SHTETIT GREK ME PRONEN E INDIVIDIT
    DHE TE KERKOHET KOMPENSIM NGA SHTETI GREK, SEPSE NE KETE RAST SHTETI GREK KA ZBATUAR ME NDERGJEGJE TE PLOTE DY STANDARDE TE NDRYSHME NE REPSEKTIMIN E PRONES SE INDIVIDIT ——duke shtremberuar ne menyre kriminale parimet e drjetesise te komunistetit europian ,pasi Greqia eshte nje anetar i EU, dhe nuk ka justifikim per vjedhjen shteterore qe ju ka bere proanve te shqiptareve per gjithe vitet qe ka qene anterare e ketij organizmi europian qe eshte simbol i dmeokracise moderne

Comments are closed.

Lini një Përgjigje