Bashkë me kryeministrin Sali Berisha, më duket se po çmendemi edhe ne, me përpjekjet e lodhshme për të përcaktuar shkaqet që e kanë çuar atë në humbjen e kontrollit mendor, me pasojë të dukshme sjellje e veprimesh të individëve të kësaj kategorie. Nga bisedat e shumta me njerëz të afërt që e njohin mirë, nga bisedat me mjekë neurologë, me psikolog e mjekë popullorë të cilët “yshtin” persona me simptoma të tilla, ne përcaktuam 25 shkaqe të mundshme që kanë rënduar gjendjen psikike të kryeministrit Sali Berisha:
1. Mund të ketë pësuar spostim horizontal të trurit në fëmijëri, kur për të fjetur përdorte si jastëk trungje druri, ose copa gurësh shkëmbor.
2. Mund të ketë pësuar ftohje të “trurit të vogël”, kur çohej herët për të kullotur bagëtitë në bjeshkë.
3. Mund të ketë simptomë me çrregullime akute në të gjithë vatrat e trurit (rëndesë psikike), shkaktuar gjatë viteve të fëmijërisë, kur këndonte me zë të lartë në pyll, për të treguar që “s’kishte frikë”.
4. Mund të ketë traumë dominuese në bërthamën e pjesës kontrolluese të trurit, shkaktuar pasi është goditur prapa koke me zilen cjapit, kur i ka humbur dhia në Viçidol.
5. Mund të jetë krijuar kaos në funksionimin e sistemit mendor, duke u aktivizuar paralelisht në të njëjtën kohë të gjithë vatrat e trurit dhe kjo ngarkesë, vetvetiu çliron qëndrime e veprime të pakontrolluara, të pa stabilizueshme edhe me ndërhyrje mjekësore ekstreme.
6. Ndoshta i është krijuar, për shkak se t’i kujtohet koha e viteve të rinisë, kur ka denoncuar dhe ka futur me dëshminë e tij në burg “si armik i partisë e i popullit”, një person me mbiemrin Shoshori.
7. Ndoshta ka ndikuar në psikikën e tij për të përshpejtuar çmendjen, paniku i krijuar prej “Wikileaks”, duke i krijuar frikën dominuese e çorientuese në sistemin nervor, se mos i publikohet ndonjë dokument nga lidhjet e tij të fshehta me Millosheviçin, kur prishi embargon e naftës e të armëve, të vendosur kundër Serbisë prej SHBA, në kohën kur u ushtrua genocid gjakësor mbi kosovarët.
8. Ndoshta ka ndonjë informacion, se diku në Tiranë ekziston ndonjë person, që disponon kasetën filmike e zanore, të bisedës që ai ka bërë me Arkanin.
9. Ndoshta jeton me ankthin, se pas ikjes nga pushteti, ekziston rreziku që ndonjë nga ish-SHIK-sit e tij të besuar që rrëmbyen Remzi Hoxhën, mund ta ketë incizuar kur urdhrin për rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit maqedonas dhe e dorëzon në media ose në polici kur të mos jetë ai kryeministër dhe Luli të mos jetë ministër i Brendshëm.
10. Ndoshta natën, në ato pak minuta që dremit mbi kolltuk, i bëhet sikur i shkon në dhomën e gjumit hija ish-deputetit Azem Hajdari, duke i thënë: Doktor, po si më nxorët pabesisht nga selia e PD, atë natë që më vranë në kurth?!
11. Ndoshta e ka nga banorët e fshatit Dukat, të prej të cilëve i bëhet sikur i kanë ardhur me sfurqe në duar, sikur i janë futur në shtëpi, sikur e kanë lidhur pas kolltukut dhe i bërtasin: “Sali, do të rrjepim si kec, hajdut tokash”.
12. Mund të jetë krijuar gjendja e rënduar psikike dhe nga pagjumësia e këtyre 13 ditëve pas “puçit”, duke i mbushur trurin me dyshime fantazmorike, sikur po e përzë populli për në Serbi me daulle e me tallje
13. Një shkak tjetër, mund të jetë frika që e ka mbërthyer, se mos i zbulojnë skenarin e vrasjes së 3 demonstruesve në 21 janar dhe e mbyll jetën në qeli, duke fjetur me “miun”.
14. Tjetër shkak, që mendohet shkencërisht, se e ka çuar kryeministrin e vendit në fazën e plotë të çmendjes, mund të jetë përfytyrimi prej tij, i shkatërrimit të pronave të Argitës e Shkëlzenit, nga zemërimi popullor, apo se mos sekuestrohen pas ikjes së përzënies së tij nga kryeministër.
15. Mund të kenë shërbyer si nxitje për thellimin e krizës mendore dhe barsoletat që po tregojnë zyrave e kafeneve ministrat, deputetët dhe drejtuesit e PD për “puçin” që ai ka shpikur.
16. Shkak mund të jetë edhe kaseta me “videoklipin” korruptiv të aleatit të tij qeverisës Ilir Meta, që i nxori bojën në të gjithë botën dhe i hoqi maskën si kryeministër me “duar të pastra”.
17. Ndoshta shkaku vjen nga SHBA, ku pritet të zhvillohet gjyqi tjetër ndaj Efraim Diverolit, ortakut të Shkëlzen Berishës në trafikun e municioneve nga Gërdeci, ku ai mund të dëshmojë të vërtetën, që ka pasur mbështetje prej kryeministrit Berisha.
18. Gjendja e rënduar psikike e kryeministrit Sali Berisha, mund të jetë shkaktuar edhe prej akuzës si organizator familjarisht i vrasjes së 26 njerëzve në fabrikën korruptive të vdekjes masive në Gërdec.
19. Brenda ekipit të tij në qeveri, se shkak mund të jenë fjalët që qarkullojnë, se FBI i është rikthyer hetimeve për vrasjen në “gjueti zogjsh” të Kosta Trebickës, denoncuesit të tabulateve e lidhjeve të Shkëlzen Berishës me biznesin vrarës të Gërdecit.
20. Mund të jetë si shkak edhe ankthi se mos Rezart Taçi, për të shpëtuar ARMO-n nga sekuestroja shtetërore si “privatizim me dokumente të falsifikuara”, del e deklaron, që gjysmat e llogarive të vjedhura të ARMO-s ia ka dhënë bashkëshortes së kryeministrit, për fondacionin që themeloi.
21. Frika se mos Ilir Meta thotë, që floririn e vjedhur e ndave përgjysmë me e Sali Berishën, që të mos ma zinte më në gojë, ndaj dhe u lidhëm në koalicion në vitin 2009.
22. Shkak mund të jetë edhe lista e gjatë me privatizimin e trojeve, të koncensioneve energjetike dhe pastrimit të parave, që miku i tij Damir Fazlliç ka bërë në Shqipëri, duke përdorur zyrat e larta të qeverisë dhe studion ligjore të vajzës së së tij, Argita Berisha.
23. Traumë të rëndë me humbje të ekuilibrit mendor, patjetër që duhet t’i ketë shkaktuar shpërfillja që kryeprokurorja, presidenti i Republikës dhe kreu i SHISH, duke mos iu bindur urdhrit të komisionit hetimor të PD.
24. Ndoshta shkak mund të jetë edhe frika, se mos e kanë përgjuar dhe i zbulojnë e i hapin shishen me amanetin misterioz që e ka groposur në malin e Dajtit.
25. Shkak që mund të ketë ndikuar në lajthitjen e kryeministrit dhe që është ankthi se mos Edvin Kristaq Rama, bashkë me kolltukun i merr me “puç” edhe dy rekordet botërore që Saliu ka vendosur në not dhe në ngjitjen e Murit të Madh Kinez.
Comments are closed.
Mendoj se problemi kryesor i Sal-iut eshte fakti se kur erdhi ne shkollen mjeksore u trajtua si malok, e njeri i trashe, e duke mos qene i tille, u betua qe do te merrte hak kunder gjithe botes per frustimin qe ka pasur per te gjitha vitet kur eshte trajtuar si inferior Ai eshte gatuar me tharmin e se keqes dhe negativitetit dhe jo me miresine e se ardhmes.Shpetimi yne eshte eleminimi i negativitetit, fushes negative(ne gjuhen shkencore: SALI SPACE).
Me i çmendur nga Saliu eshte ky piko robi qe i puth doren Sali fratit . Mjere kur te merr mendjen ,- thote populli.
U pa puna jone.Nje mallkim i madh e ka mberthyer Shqiperine ne shekuj.Aktualish ne po vuajme bemat e Saliut,jo pak por kemi 20 vjet.Tani ai eshte si plaku Mere,me vone do behet si Tosun Agaj,dhe me vone (O Zot!)…si lugat!