Zoti Rama, hap sy e veshë, e shkruaj!

3 Shkurt 2011, 20:16Blog TEMA

Nga Ernest Bunguri

Si ndopak të tjerë, unë e them që sot që Edi Rama do të vijë në pushtet shumë shpejt. Rënien e Saliut e ndjeva që më 21 janar, dhe nuk më vjen më të flas për të pasi siç thotë Mero Baze, ai duhet çliruar nga vargonjtë e duhet të hidhet në shesh si budallai i fshatit. S’ka më, ditët i ka të numëruara dhe orën, akrepat e të cilës rrotullohen mbrapsht, e ka ndërtuar vetë me të tijtë.

Por me gjithë këtë që po përjetojmë, unë nuk mund të jem aq idealist sa të besoj se në këtë vend janë pjekur kushtet për t’i shporrur të dy, për të gjitha gabimet e pafalshme që kanë bërë. Kjo edhe sepse pak kohë më parë ‘të rinjtë’ në politikë na zhgënjyen shumë dhe të gjithë e kemi projektuar shumë larg të ardhmen e shndritshme që mund ta presë këtë vend kur ne të mos jemi më gjallë. Të më ndjejnë që të dy për gjuhën e ashpër se jam pak i emocionuar, si në rrëfimin e Lajçakut në Parlamentin Evropian për gjendjen shpirtërore të ‘partnerëve’ që kishte takuar në Tiranë. Dhe pavarësisht se mua s’më ka veshur kush me përgjegjësi pushteti qendror apo lokal, dhe as me përgjegjësi alternativash politike me qëllime drejtuese, edhe mua po aq më kanë dhimbur ato tre jetë shqiptarësh të varfër të vendit tim.

E ndërsa beteja mediatike pro-anti institucioneve ‘të pavarura’ vazhdon, njësoj si ato betejat popullore pro-anti Mubarak në Egjipt, mua mendja më rri tek ai personi që nesër do marrë fatet e këtij vendi në dorë. Dhe pyes veten, a thua do ketë nxënë ky zoti Rama nga e gjithë kjo histori apo ato që thotë, e që shumë njerëz i ndjejnë se e kanë jetë të përditshme, i thotë vetëm që të vazhdojë dhe ky të bëjë të njëjtën gjë? Kjo që them unë është e dalë boje pasi kështu e ka paraqitur gjithnjë partia-qeveri, dhe e kanë thënë dhe e thonë dhe shumë të tjerë brenda partisë-bashki, pa lënë mënjanë ata në mes që të lidhur me interesa banalë njëherë i tërheqin këndej e një herë andej.

Për ata skeptikët e pavdekshëm shqiptarë, do shtoja dhe se e di që duke iu drejtuar vetëm zotit Rama, mendoni se vazhdoj pa dashje të nxis kultin e ‘liderit’ shpëtimtar dhe gjithçkabërës, nga ata që meritojnë duartrokitje në salla të mbushura dëngas me militantë, apo me ushtarakë të gardës. Jo or jo, e di që s’duhet t’i drejtohem vetëm atij sepse ka dhe të tjerë në atë parti, të cilëve më thënë të drejtën nuk dua t’jua përmend emrat se tek ca besoj se mund të kenë ndonjë aftësi kurse për disa të tjerë më vjen ndot që janë ende në politikë. Por atyre që kam pasur mundësinë t’jua them këto ditë (nëse dikujt i hyjnë në punë tabulatet edhe unë si shumë të tjerë ia dërgoj megjithë mesazhe brenda) u kam thënë që: hej, mos kujtoni se na keni afër ngaqë jemi socialistë se kemi mbetur pa bukë e pa ujë për të larë kryet, por e bëjmë këtë sepse kur balanca e pushtetit kap shenjuesin e diktaturës, ne si gazetarë (e këtu flas për ata gazetarë që nuk e konceptojnë këtë profesion si një lugë për të mbushur barkun) na parapëlqen të jemi krah popullit se kështu na e cakton dhe detyra. Por nesër, kur të vini ju në pushtet, ne do të rifitojmë balancën natyrale për të qenë mes jush dhe popullit megjithë premtimin se këtë të fundit s’do e tradhtojmë kurrë.

Njëkohësisht besoj se edhe në atë partinë tjetër që i thërrasin ende Parti Demokratike ka njerëz të aftë, ashtu siç ka dhe nga ata për të cilët më vjen ndot njësoj si për ca socialistë të mësipërm, megjithë brengën e madhe që deri më sot askush nga kjo parti s’po merr guximin ende të rifitojë të paktën dy gisht lëkurë në faqe dhe pak njerzillëk.

Meqenëse nuk jam profet (dhe nuk kam as iPad), e shumë kolegë e persona të tjerë bëjnë analiza e parashikime të ndryshme për këtë se si do i vejë halli, unë do ta mbyllja duke thënë se, cilado qoftë ajo forcë apo aleancë forcash politike në të ardhmen në krye të këtij vendi, ja ka borxh t’i japë këtij populli atë që ja premtoi për 20 vite me radhë megjithë ligj, drejtësi e ndëshkim, me urimin që nga pësimi të nxënë jo vetëm pushtete, por edhe mësime!

6 komente në “Zoti Rama, hap sy e veshë, e shkruaj!”

  1. 1970 says:

    Ernest, jemi kolege dhe te mirekuptoj shume mire ne mllefin tend gazetaresk e ne disa pjese te konsiderueshme te ketij shkrimi jam shume dakort. Ne dijeni time edhe une kam frike, nga diktatura e nje force politike qe kerkon te sulmoje mbi institucione, se te jesh i sigurte qe nuk eshte force budallaqe qe te mendoje se mund te dominoje institucionet se nuk ja lejojne kete gje numrat, dhe per kete besoj je shume i bindur edhe ti edhe une edhe besoj te gjithe ata shqiptare qe mund te arsyetojne pa u ndikuar nga shume analiza.
    Ernest njesoj si ty kam edhe une 15 vjet qe punoj ne gazetari dhe madje nuk jam larguiar per asnje cast nga Shqiperia ( me mirekupto nuk e them kete per te patur kundervenie ndaj shkuarjes tende ne Bruksel) por per te treguar se edhe mua me dhemb realiteti shqiptar njesoj si ty dhe shpesh edhe une mllefosem njesoj si ty.
    Por, Ernest a mund ta marresh me mend se c’fare me ben qe jo vetem te kem mllef por edhe te ndjej perzierje stomaku? ? ?
    Ta them une, qe kam jetuar 15 vite gazetari investigative dhe qe i di pak me afer gjerat edhe te gazetareve te famshem ne vendin tim e ne profesionin me te dashur timin.
    Me lejo qe kete ta them ne gjuhen jo profesionale tonen, por ne gjuhen e popullit per te cilin flasin paturpesisht politikanet e per te cilin e mbrujne me lloj e lloj iderash paturpesisht gazetaret e blere e te shitur te sistemit tone te pabukesise.
    E di qe ne keto momente ose edhe pak me vone do te me vije turp pse kam “peshtyre” mbi profesionin qe e dua aq shume.
    Por te lutem ma lejo, pasi edhe une lejova dufin tend patriotik e gazetaresk mbi qendrimet politike dhe gazetareske ne Shqiperi.
    Ti rikthehem retorikes se meparshme, ajo qe me “ben per te vjelle”, (per kete shprehje popullore kerkova falje pak me pare),eshte se ende kemi detyrim te besojme se nje njeri pa ekuiliber ( po mundohem te jem e sjellshme, pasi per shefin e opozites shqiptare ketu mbiemrat nuk do te kishin fund) mund te drejtoje nje shtet????????? Vertete e besoni????????
    Ajo qe me “ben per te vjelle” eshte se nje njeri qe pa dashje ka prishur pazaret e tenderit te shumedeshiruar e shumeperfolur, qe ia kishte premtuar i pari i shtetit, por nuk e mori dot, pikerisht ai njeri kthehet me forcen e nen thundren e profesionit qe perfaqeson madje duke perdhosur edhe inteligjencen e gazetarise dhe shqiptareve, pretendon te jete kthyer ne “heroin” e penes dhe ndihmuesin e popullit qe vuan.
    A mos valle keta njerez do duhet te vazhdojne per inerci te palevizshmerise, indiferences, lodhjes, mbingopjes, e frikes se mbartur ne vite qe kane shqiptaret, te tallen e te paraqiten sigjithmone si NJERIU QE HEDH GURIN E FSHEH DOREN???????????

    Dhe besoj ky lloj njeriu eshte me i urryeri, per parametrat e shqiptareve.

    Nuk po cilesoj emra sepse ata njerez njihen shume mire ne opinionin shqiptar.

    1. dymi says:

      Si ka mundesi qe 1970 te jete gazetare? Apo je zedhenesja e Sal-iut?

  2. babiloni says:

    falenderoj nga zemra 1970-en!
    edhe zotin Bunguri per momentin nga Brukseli!
    nuk mund te mos jem dakort me zonjen 1970.
    une po guxoj te them vetem 10% te emrave qe zonja 1970 nuk thote dot:
    alternativa ndaj Berishes eshte akoma edhe me e turpshme se kjo qeveri: Rama-Ruci-Gjinushi-Milo-perversi Velia qe e njeh gjithe Tirana-P. Koci-Ngjela-Kokedhima etj.. etj.. si keta.
    me thoni nese keta mund te qeverisin Shqiperine. Keta edhe mua me bejne per te vjelle!
    Zoti Rama ideoi dhe firmosi marreveshjen e turpshme te 21 prillit 2008 me Saliun per ndryshimin e kodit zgjedhor qe ai vete tani e konteston.
    Zoti Rama nuk ngriti asnje militant ne demostrate kur ndodhi tragjedia e Gerdecit.
    Zoti Rama ka shkaterruar perfundimisht Tiranen dhe po qeveris pa nje ligj urbanistik!!!!
    Te dale nje ndertues nga Tirana dhe te thote qe une nuk kam paguar para per lejen e ndertimit.
    Per keto pyesni Mero Bazen dhe Andi Bushatin.
    Zoti Rama zhduku nga PS gjithe ato persona qe kane dhene kontribute ne parti ne kohe te veshtira.
    pastaj flasim per metoda demokratike te zotit Rama ne qeverisjen e ardhshme. Ku eshte ndryshimi me qeverisjen e PD-se te Saliut?!
    sa per ekuilibrin mendor te Zotit Rama, zonje 1970 per fat keq dhe te mire ka te drejte.
    Pyesni Gramoz Rucin per gjendjen mendore te Rames kur Ruci ishte Sekretar i F. Nanos.
    Saliun dhe Ramen dhuhet ti mbyllin ne nje cmendine bashke me sojin e tyre dhe atje te vazhdojne te grisen po deshen. shqiperia nuk ka me nevoje per hajdute e kriminele te rinj. per 20 vjet jane tallur me popullin dhe me durimin e tyre dhe vec jane grindur per te marre pushtetin e 20%.
    te thuash qe alternativa e Saliut eshte zoti Rama eshte marrezi dhe pa-pjekuri profesionale.
    nje gazetar fisnik duhet ti hape syte qytetareve pa ardhur e keqja ne pushtet e jo te thote qe :
    “hej, mos kujtoni se na keni afër ngaqë jemi socialistë se kemi mbetur pa bukë e pa ujë për të larë kryet, por e bëjmë këtë sepse kur balanca e pushtetit kap shenjuesin e diktaturës, ne si gazetarë (e këtu flas për ata gazetarë që nuk e konceptojnë këtë profesion si një lugë për të mbushur barkun) na parapëlqen të jemi krah popullit se kështu na e cakton dhe detyra. Por nesër, kur të vini ju në pushtet, ne do të rifitojmë balancën natyrale për të qenë mes jush dhe popullit megjithë premtimin se këtë të fundit s’do e tradhtojmë kurrë”.
    atehere do te jete teper vone, miku im…………..

  3. Dino USA says:

    Une them se eshte veshtire te gjesh ndonje politikan qe nuk baltoset…deri sa edhe Edi Ramen 2-3 here vleresuar si kryebashkiaku me i mire i botes,artist,ish minister kulture,pinjolli i nje familje te cquar,njeriu qe me kembunguljen si “koke mushke”i ndryshoi faqen Tiranes ne dy etapa te medha:pershtatjen nga baterdia e socializmit dhe pastrimi nga kioskat e Sales…pra edhe per kete njerezit gjejne ndonje cik balt per ta baltosur…!

  4. huri says:

    Okej,Me thoni ju lutem alternativen?Une ca me shume se juve nuk e honeps fare 2005-sen,kur Fatos Nano duhet te ikte me daulle,dhe Sali Berisha nisi ti bjere daulles,akoma pa ia marre nga supet tjetrit:alternimi i pushtetit;bereqatversen;horizonti:roze me ca cikla….

  5. Ermal says:

    Zoti Bunguri urime per shkrimin, realist dhe i drejte skepticizmi c’na pret pas Berishes. Eshte e kuptueshme qe s’ka me shqiptare qe beson me naivitet ne pastertine e figures se liderit te vet, madje dhe me fanatiket qe i shkojne pas Berishes, ashtu sikurse gjykoj se pjesa me e madhe e popullit eshte ndergjegjesuar dhe eshte bere me aktive ne reagimet ndaj padrejtesive te pushtetit. Si cdo gje ne kete bote qe s’eshte absolute, edhe gjykimi i shqiptareve mbi situaten eshte relativ. Midis 2 grupimeve politike PD-PS ka ndryshime te medha botekuptimesh ashtu sikurse dhe ka te perbashketa, si ato qe juve ju vjen ndot t’i permendni. E po t’i vesh gjerat ne kandar duket se pozitiviteti anon me teper nga opozita e sotme.
    Pushteti i Berishes 1992-1997 i beri policine dhe SHIK-un sherbetore te vetat duke zvendesuar po aq perfektesisht ish Sigurimin e Shtetit, ndersa qeverisja socialiste ia ktheu policine dhe SHISH-in qytetarit (nuk po flas per kualitetin, jam tek botekuptimet), ndersa sot Berisha e ka kthyer serisht policine ne sherbetoren e vet dhe po te kishte mundesi ligjore do kthente dhe SHIK-un e dikurshem. Pushteti i Berishes e dhunonte median e lire e nuk i jepte fryme pluralizimit te shprehjes se mendimit, pushteti i socialisteve e liberalizoi ate duke ju dhene fryme me teper gazetareve dhe hapesire te ushtronin profesionin (kualiteti perseri le per te deshiruar). Per fat te keq Berisha ka ushtruar dhune dhe ushtron dhune ndaj medias kritike dhe ne ditet e sotme.
    Pushteti i Berishes eshte i bazuar mbi principet e militantizmit ne drejtim te perzgjedhjes se administrates publike, ai i PS-se ishte i drejtuar ne radhe te pare ndaj elementit progresist dhe qytetar e me pas partiak.
    Nese mbeshtetesit e Berishes e konsiderojne PD-ne si ekip futbolli qe edhe pse ekipi luan keq, shet ndeshje, futbollistet dhe trajneri sillen si rrugecer ne jeten publike ata gjithmone do e perkrahin ekipin e zemres, ndersa elektorati i majte eshte me fleksibel ne zgjedhje, me i matur, me i zgjuar dhe kete opozita e sotme dhe Edi Rama e di mire, sepse ne kete menyre i humbi zgjedhjet ne vitin 2005 per t’i hapur rrugen ketij lideri dhe kesaj partie ne minorance te drejtoje vendin.
    Dhe mqse e kapa punen e rotacionit te pushteteve, Berisha nuk di kurre te largohet nga pushteti pa dhune e gjake, ndersa opozita e sotme ka treguar te kunderten.
    Berisha nuk e njeh mendimin ndryshe brenda partise qe e drejton prej 20 vitesh si nje ish-komunist i devotshem, PS-ja ka pare rotacione dhe ka qene gjithmone me demokratike ne shprehjen e mendimit brenda strukturave te saj.
    Jane keta faktore qe me bejne te besoj se e nesermja do jete shume here me e mire se e sotmja, populli nuk te fal me ta tallesh dhe keqtrajtosh, qofte ky Edi Rama apo Edi Selami (pasi Berishen me Meten i shoh pas kangjellave neser).
    Gazetares 1970 s’kam c’ti them, te gjithe e kemi provuar kete corbe te prishur te gatuar nga kuzhiniere te ndryshem, dikush duke ndihmuar ne gatim dhe te tjeret duke e provuar ta hajne. Kete qe eshte ne pushtetin e madh e provuam per here te dyte se mos kishte mesuar, por na doli me i sofistikuar per te genjyer, ndersa per tjetrin nuk gjykojme dot pa e pare ne skenen profesioniste pasi ne ate amatoriale ka shprehur me teper pozitivitet dhe pak me pak negativitet, minimalja ka treguar se di te sjell ndryshim. Ndryshimi qe gjithe shqiptaret presin eshte ringritja e sistemit te drejtesise dhe me pas vendosja e shtetit ne binaret e duhur ne rrugen drejt Europes!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje