Fotografisë të shkrepur për rininë shqiptare të Maqedonisë, dua vetëm ta shoqëroj me ca fjalë. Sepse ndjej një obligim moral e shoqëror ta bëjë këtë veprim.
Në mes tymit të duhanit dhe bisedash me një mik nga Lezha e Shqipërisë, aktivisit i shoqërisë civile, pyeta kurreshtar se çfarë fotografie kanë shqiptarët e Shqipërisë, për shoqërin shqiptarë të kësaj ane të vetmuar.
Miku në fjalë u përgjigj pyetjes me një krahasim mes shoqërisë kosovare dhe atë të shoqërisë shqiptare të Maqedonisë, ku rezulton se ne në syrin e tyre jemi një shoqëri më pak e zhvilluar dhe njëkohësisht më pak e emancipuar, në krahasim me dy të parët.
Mbase shumë e vërtetë!
– Këtu. Çdo i ri thithë pasiguri!
Sot, si asnjëher më parë, unë bashkë me ata ndjehemi të pasigurtë për të ardhmën, për shkollimin a edukimin tonë dhe mundësitë për të jetuarë si bashkëmoshatarët tanë në Perëndim.
Thithim pasiguri, sepse 48% e të rinjëve në dhjetë vitet e ardhshme nuk e shohin të ardhmën e tyre në Republikën e Maqedonisë.
Për t’a arsyetuar mikun se jemi më “të pazhvilluarit” atëherë mjafton të lundrojmë në kanalet televizive shqiptare, ku shohim, në çdo çast politikë, politikë dhe seriale turke. Dhe kjo vje si pasojë e mungesës së hapsirave ku mund të shfaqen të rinjtë me qëndrimet, problemet dhe preokupimet e tyre. Edhe në ato emisione të ashtuquajtura rinore, përbëerja e emisionit është reflektim i mendësisë sonë të brishtë shoqërore.
Prandaj ne thithim pasiguri, kur nuk kemi zgjidhje tjera.
Ne vazhdojmë të thithim pasiguri, sepse kemi frikë për të ardhmën, ne nuk mundemi t’I ndjekim talentët tona dhe të punpjmë në të, sepse është rrezik mos mbesësh pa punë. Dhe e vetmja mundësi për punësim është të kesh lidhje me njerëz nga strukturat mafioze të partive politike shqiptare (që kemi kogja si shumë, të panevojshme), mundësi tjetër jo (shumë e mjerë situata).
Mësuesit (që zhvlerësohet figura dhe puna e tij e shenjtë) e ardhshëm të fëmijeve tanë do të jenë ata studentë që skanë pasur mundësi tjera për arsye objketive ti ndjekin studimet aty ku kanë dëshiruar dhe janë “derdhur” në Fakultete Pedagogjie, sa për ta pasur një diplomë, sa për të mos mbetur pa hiç. Ku aty po mbretëron një promvincializëm i theksuar.
Mbase jemi “mirë”tash. Do të vje koha që do të jetë më keq për gjeneratat e ardhshme, kur po mungon veprimi politik për t’a ndryshuar.
Ne nuk na mbetet tjetër, veçse të vetëdisohemi se edukimi i rinisë është shpirti i shoqërisë që kalon nga një brez në brez tjetër, të marrim pjesë në proceset vendimarrëse në të gjitha nivelet shtetërore dhe të ngrisim zërin për ndryshim që kemi shumë nevojë, sepse masën e ka zënë gjumi i thellë. Dhe mos të presim festat që ti festojmë sepse nuk e meritojmë ngaqë puna nuk po jep fryte.