Gadafi si Berisha: Protestues të droguar po kërkojnë pushtetin

22 Shkurt 2011, 17:18Politika TEMA

Lideri i Libisë, Muamar Gadafi, ka dalë përpara popullit duke kërcënuar se do vdesë si martir, por nuk do e lëshojë pushtetin. Gazetarët e huaj thonë se ai ishte komplet jashtë realitetit. Edhe më parë ka pasur deklarata prej të çmenduri nga ana e Gadafit, por kjo e fundit i ka kaluar të gjitha, raportojnë gazetarët.

Ndërsa po të lexosh mes rreshtash qëndrimin e Gadafit, e kupton se ai është i ngjashëm me atë të kryeministrit tonë pas 21 Janarit. Gadafi ka thënë se protestuesit ishin të droguar, njësoj si Berisha që tha se ata që dolën në rrugë ishin të droguar. Gadafi tha se do nxjerr në rrugë njerëzit e tij, kështu tha edhe Berisha.

Qëndrimet e Berishës dhe Gadafit

Gadafi- Protestuesve iu është dhënë drogë për të dalë në rrugë

Berisha- Përpjekjen e turpshme të kreut të Partisë Socialiste me dy-treqind njerëz të hurit e të gurit, të droguar për t’i vënë zjarrin institucioneve dhe për t’u ulur në karrigen e kryeministrit.

Gadafi- Ata që e duan Muamar Gadafin, do dalin në rrugë, të tregojnë se nuk janë të frikësuar nga këta gangsterë.

Berisha- Dua t’ ju falënderoj për gatishmërinë tuaj të madhe që shprehët për tu nisur nga të katër anët e Shqipërisë, për të mbrojtur institucionet

Gadafi- Do përdorim forcë sipas ligjit e Kushtetutës. I kam sjellë lavdi Libisë

Berisha- Grushti i shteti nuk mund të kalojë. U vranë 3 u vranë, mund të vriten 300

6 komente në “Gadafi si Berisha: Protestues të droguar po kërkojnë pushtetin”

  1. durrsaku gjerman says:

    S’ka asnje lloj ndryshimi midis te dyve (perjashtimi i vetem eshte qe ky nuk e quan veten president, por kolonel, kurse vrasesi Berisha e quan veten “perfaqesues te popullit”, gje qe nuk eshte e vertete, nismetarin e demokracise, dhe kushedi sa mashtrime te tjera). Te dy nje fund do kene, kjo eshte e sigurte

  2. Epirioti says:

    Po ky idiot Gedafi, asnje retushim nuk i ka bere fjalimit te berishes, te gjithe gati e paska marre. Mire qe nuk e ka lexuar edhe shqip te pakten.

  3. 21Janari says:

    Faleminderit Gadafi!
    Faleminderit qe bere qe te shikojne ne Shqiperi, ata qe ende nuk besojne, se sa shume ti ngjan me ate qe e therrasin me pa te drejte Kryeminister…
    Kjo i perket te kaluares…
    Faleminderit Gahdafi!
    Te falenderojme njeqind fish per te ardhmen, qe te shikojne e mesojne (ata qe ende kane iluzione) se si duhet larguar shoku yt ne Shqiperi…

  4. lilolabja says:

    Ky eshte karikatura e fundit ,i cili e quan veten dhe” dirigjent te revolucionit”.Keshtu tha dhe Moubaraka 1 dite para se te ikte qe nuk e leshoj ,por te nesermen i hypi avionit .I ka oret e numeruara karikatura qe nuk nguroi te bombardoje popullin e tij .Ketij pleres tone po i dridhet toka nen kembe e ska mercenare qe ta shpetoje .

  5. fule says:

    E pate sa keq i kishte ikur cerja Sales sot ne Shkoder? Them qe e do dhe nje te shtyme heret a vone.

  6. Nabukodonosor says:

    Hajde te kerkosh strehim politik ne Shqiperi tek “vellai” se njesoj jeni.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje