Kuvendi i Kosovës ka votuar sot në orët e mbrëmjes kabinetin e ri qeveritar, ose Qeverinë “Thaçi 2”, me 65 vota pro, 1 kundër dhe pa abstenime, të propozuar nga mandatari Hashim Thaçi.
Qeveria “Thaçi 2” ka 5 zëvendëskryeministra: Hajredin Kuçi, i cili do të jetë zëvendëskryeministër i parë, i angazhuar për Rend e Ligj, ndërsa katër zëvendëskryeministrat e tjerë janë Edita Tahiri, Bujar Bukoshi, Slobodan Petroviq dhe Mimoza Kusari-Lila.
Ndërkaq, ministrat e Qeverisë së re janë:
Hajredin Kuçi-ministër i Drejtësisë
Bajram Rexhepi- ministër i Punëve të Brendshme
Vlora Çitaku- ministre për Integrime Europiane
Enver Hoxhaj- ministër i Jashtëm
Besim Beqaj- i Zhvillimit Ekonomik
Bedri Hamza- minister i Financave
Fehmi Mujota-ministër i Infrastrukturës
Memli Krasniqi- ministër i Kulturës, i Rinisë dhe i Sporteve
Ramë Buja- ministër i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë
Blerand Stavileci- ministër i Bujqësisë.
Agim Çeku- ministër i Forcës së Sigurisë
Ferid Agani- ministër i Shëndetësisë
Mimoza Kusari-Lila- ministre e Tregtisë dhe e Industrisë
Sasha Rashiq-ministër i Kthimit dhe i Komuniteteve
Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe i Mirëqenies sociale,
Mahir Yagcilar- ministër i Administratës Publike dhe,
Dardan Gashi- ministër i Mjedisit dhe i Planifikimit Hapësinor
Para se të votohej mandatari, Thaçi mbajti në fjalë hyrëse, ku paraqiti në vija të trasha vizionet zhvillimore 2011-2014, përkatësisht programin e Qeverisë së re.
“KD”
Comments are closed.
Urime z. Thaci. Tani merrni luget ne brez dhe o burra kunder shqiptarise. Tradhetar i idealit kosovar.
thaci eshte serb njeri pa ideale ka pasur te drejte media nderkombetare qe e cilesonte si kryekriminel sic duket ka pasur frike se mos serbi tjeter pacollivic i nxirte cfare ai ka ber
Bravo Thaci por ke bere nje gabim,duhej qe te kishe emruar jo pese por 17 zv,kryeministra.
ore po mire qe lem nam me politiken qe bejme,po ku i godasim edhe me emra ato te shkreta Ministri.Mall eshte ai Enver Hoxha minister i jashtem,Po ,Mimoza Kusari Ministre e Tregetise!!!!
Jepi o Hashim jepi