Vetëm pas dy- tre shkrimesh që raportonin për trazirat në Tunizi, gjiganti britanik BBC pyeste se çfarë efekti do ketë kjo ngjarje në botën arabe. Ndoshta nuk do ishte imagjinuar një tërmet i tillë, por mediat e kanë bërë punën e tyre në mënyrë të shkëlqyer. U kanë paraprirë revolucioneve, i kanë përkrahur dhe kanë kritikuar qeveritë perëndimore që kanë lejuar në pushtet këta liderë të korruptuar për hir të stabilitetit. Ngjarjet e këtyre ditëve janë të veçanta dhe po rishkruajnë edhe një nga qëndrimet më të njohura në botë, atë të përplasjes së civilizimeve.
Ndërsa diktatorët në vendet rreth Mesdheut po bien njëri pas tjetrit, shumë shqiptarë në çdo lajm përpiqen të gjejnë paralele me atë që po ndodh në Shqipëri. Mediat e huaja nuk kanë shumë kohë e hapësirë të merren me Shqipërinë dhe e thonë këtë në shkrimet e tyre, por një gjë e kanë bërë: kryeministrin shqiptar e kanë përfshirë në listën e diktatorëve.
Sa më shumë rritet intensiteti i ngjarjeve në botën arabe dhe më gjerë, aq më shumë binden njerëzit se kryeministri që i drejton është i ngjashëm me diktatorët e këtyre vende. Janë të korruptuar, drejtojnë vendin në bazë klanore, ku spikat kryesisht roli i gruas dhe djalit të udhëheqësit në nëntokën e vendit (thuhet se Mubarak i kishte ulëritur të shoqes e të birit se ata e rrëzuan nga pushteti), dhe në përfundim janë drejtues të babëzitur pas pushtetit, aq sa kur ai u cenohet ose u hiqet nga duart, sëmurën, humbin vetëdijen, u plas buza, u dalin njolla në fytyrë, flasin përçart, u kërcejnë sytë nga zgavrat, kanë probleme kardiake, etj. Pa përmendur më pas gjuhën që përdorin që është thuajse identike.
Diktaturat, ndryshe nga sa mendohet, janë sistemet më të brishta, thonë disa analistë perëndimore, duke parë zhvillimet e ditëve të fundit.
Pak a shumë ashtu siç ndodh në Kinë, ku u censurua e po censurohen lajmet për atë që po ndodh në Libi e që ndodhte më parë në Egjipt e Tunizi, edhe mediat pro- qeveritare pak po flasin për këto ngjarje historike. Por ajo që të shqetëson më shumë është se në përgjithësi po flitet shumë pak për katër njerëz që u vranë duke protestuar përpara kryeministrisë.
Ndoshta ndër të paktët që kujtohet për ta është ish-zv/kryeministri Ilir Meta, që nuk e ka për turp të thotë se këta njerëz u vranë për shkak të videos ku ai shfaqet duke bërë pazare me paratë e shqiptarëve. Nuk e ka për problem të pranojë se u vranë prej tij, sigurisht synon të thotë se gjithçka ishte një mashtrim dhe ata njerëz u keqpërdorën, ani pse nuk thotë se kush e tërhoqi këmbëzën për t’i vrarë.
Por të bën përshtypje se pas videos së skandalit dhe pas heqjes së imunitetit, Meta po shfaqet gjithmonë e më shumë në media. Duke u imponuar ndaj tyre me fuqinë e “bllokut”, atë po e shohim në tribuna sportive, në revista rozë e kryesisht në edicione lajmesh politike, duke sulmuar herë prokuroren e Përgjithshme e herë kryetarin e opozitës. Në takimet nëpër salla të mbyllura, me njerëz që sillen rreth bllokut të tij, ai thotë se do dalë i pafajshëm dhe se forca politike që përfaqëson do fitojë në zgjedhjet lokale. E gënjen mendja se është në një betejë me opinionin publik shqiptar për të bindur sa më shumë njerëz për pastërtinë e tij. Ta harrojë një gjë të tillë. Nuk ka asnjë betejë të tij me opinionin publik shqiptar. Edhe nëse ka pasur një të tillë, ajo ka përfunduar në momentin që prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit të tij. Një think- tank me qendër në Greqi e përshkruan mjaft mirë skemën se si funksionon korrupsioni në nivele të larta në Shqipëri. Fillimisht zyrtari i lartë kapet në korrupsion dhe afera publikohet, ai thotë se është i pafajshëm, jep dorëheqjen, kryeministri e mbron, por e pranon dorëheqjen, prokuroria përgatit hetimin, për hir të retorikës politike votohet heqja e imunitetit. Më pas vjen edhe prishja e procesit. Me procedurë a me mënyra të tjera, zyrtari i shpëton drejtësisë duke përdorur presionin a ryshfetin. D.m.th ne në këtë moment jemi në pikun e besueshmërisë së opinionit publik ndaj skandalit të Metës. Pas daljes së videos, fakti që prokuroria e gjeti atë autentike dhe me elementë kriminalë, vulosi gjithçka. Tani nis prishja e procesit. Dhe nëse në fund Meta del i pafajshëm, ta harrojë se kjo i ngre ndonjë pikë në opinion publik, thjesht sa trishton më shumë shqiptarët për këtë sistem drejtësie.
Kështu që Meta duhet të kuptojë se nuk ka betejë me shqiptarët. Ai ka vetëm një betejë për të bërë, atë për të nënshtruar drejtësinë, duke përdorur fuqinë e aleatit të tij, ose atë të bllokut magjik. Le të punojë në këtë drejtim dhe të përpiqet që të shpëtojë sa më shumë të jetë e mundur nga drejtësia, njësoj si kolegët e tij Basha e Mediu. Sepse një fjalë thotë se “mund të vraposh, por nuk mund të fshihesh kurrë”. Ndaj vetëm një gjë mund t’i themi ish-zv/kryeministrit tani: Vrapo Ilir, vrapo!
Comments are closed.
C’vrapoje Iliri i shkrete. Ai peshon 160 kg dhe eshte calaman nga kemba e djathe, apo nuk e dini?
Mire thua ti Elton por Ilirin nuk e le koka te vrapoje se e ka aq te madhe sa mund te hane pace tere
zagaret e Tiranes nje jave te tere.Ilirin po e perdor Sala si peshqir per te fshire menderen dhe si kamer-dare per te shpetuar nga renia ne humneren qe ka hapur vet.Edhe vet keta monstra e kane kuptuar ta-shme se u ka ardhur fundi.
Sot ceshtja qe shtrohet eshte: c’fare eshte imediate sot, stabikiteti (ne kete rast fallco) apo demokracia(reale). Amerika duhet te zgjedhe ose stabilitetin e sotem shoqeruar me trazira e dhune te neserme, ose dhune minimale sot shoqeruar me demokraci neser. Po ne shqiptaret cfare zgjedhim?
Ne shqiptaret duhet te zgjedhim :Te dale para drejtesise kush eshte pjestar i krimit; Iliri eshte kriminel i mirfilte. Me vjen keq se nuk e ka edukate familjare(kete e di mire se ja njoh mire familjen). Familjen e gruas nuk e njoh. A ndikon gruaja tek veprimet e burit?
te keqen e kokes o liri
Bej nje pace une qe hane 3 dite shoferat e linjes TIRANE-SARANDE
Nje mesazh per Fatos Beja
Ore minister koti qe nuk ke shtylle kurrizore more pizeveng qe je bere si putane e dores se dyte po pse more sa here do paguajme ne me talsat tone per te shkruar historine e shqip.Te thane njerzit e historise dhe pedagoget e famshem qe sali berisha dhe ilir meta nuk jane heronjte e demokracise dhe aq me teper nuk e sollen ata demokracine more por nuk deshe ti digjoje more bythlepire dhe tani cfare do ti thuash niperve dhe mbesave te tua se si erdhi demokracia ne shqip.?
iliri ka nje shteg te vetem presion :drejtesise!. ai nuk perpiqet ti mbushe mendjen njeriu se e di si bufi se kjo nuk arihet po duke i bere presion drejtesise dhe me ndihmen e berishes dhe levave te tjera qe dolen fuksionuse ne hetimet e rruges kukes morine dhe ne rastin e gerdecit synon dy objektiva se pari nqs nuk del fare i pafajshem ti shpetoje burgut dhe nqs i shpeton burgut ta perdore kete fakt si gjethe fiku per te mbulur allatet e korupsionit personal dhe qeveritar …
Jam shume kurioz se si dhe se ku do perfundoje Ilir Meta!!! (Per Salen nuk e kam merak se ka plot cmendina!) Po ai i pari, Meta, kishte bere plane te zaptonte tokat bregdetare per biznes personal. A DO TE JETE NE GJENDJE T’I GEZOJE DOT KUR TE BJERE SALIU? Cdo te thone shiptaret nese ai do livadhise nga nje hotel ne tjetrin?
Shprehjen me te goditur per kokelopen e ka thene Nano legeni -“une nuk e njoh fjalorin e shtanges”.
…sigurisht qe Iliri do te dale i pafajshem, ku ka gjykate ne shqiperi qe mund te nxjerre politikane fajtor dhe te shkoje ne burg!??!?! nuk eshte e mundur! dhe nuk ka per te ndodhur! Kjo per faktin se jane te gjithe hajdute dhe bejne te njejten gje qe ka bere Iliri çdo dite neper zyra.
Duke ditur se sa te perlyer jane politikanet shqiptare, ka fituar edhe guximin te dale ne media dhe te shkoje nga nje salle ne nje salle tjeter duke thene se eshte i pafajshem!!? po te ishte dikush tjeter ne opozite, sot, keta palaçot qe na qeverisin nuk do ta kishin zgjatur as 5min, qe ne 15 mars 2008.
Po kush te flase oratku i Delijorgjit? i sterperfoluri per aferat sexo-narko-korruptive Edi Rama?! Nard Ndoka ish-elektroauto me nje dosje gjigande korruptive-mafiozo-kriminale, Vangjel Dule, fshatari i dropullit, nga sekretar i Janullatosit eshte bere milioner ne euro vetem se ishte kryetar partie dhe shiste vendet e punes dhe drejtonte tenderat plot 8 vjet ne qeverisje me socialistet dhe demokratet.
Ja edhe pse ne washigton dhe bruksel nuk e mbeshtesin opoziten sepse I njohin shume mire dhe e dine qe do te behen hajdutet e rradhes ne shqiperi.
Neper mitingje opozitare para 2005, Berisha ka folur më me pasion se keta sot kunder aferave korruptive, por pa shihni se çfare po ndodh me korrupsionin e tij tani, dhe kur u be edhe Berisha i tille, qe te pakten nuk kishte bema korruptive deri atehere siç kane kreret e sotem te opozites.
Mendoni se Edi Rama, Nard Ndoka, Vangejl Dule jane idealiste dhe luftetar kunder korrupsionit ?!!!!!
Kjo eshte nje shaka e trashe,qe nuk duhet ta hame me!
Keto jane aresyet perse washingtoni dhe brukseli po i dergon mesazhe shqiptareve se ndryshimi i Berishes dhe Ilirit nuk mjafton.
Kultuara e re politike duhet te prevaloje ne Shqiperi jo me njerez te cilet edhe pse progresiste jane pjella te sistemit te riciklimit te korrupsionit politik ne plote kuptimin e fljales dhe jane po aq fajtore sa edhe Berisha.
Brezi i ri duhet te marre fatet e shqiperise, por fatkeqesisht ata nuk jane gati sepse I kane ndrydhur “lordëd e luftes kunder korrupsionit”. Fatkeqesia e sotme ka shanse te perseritet edhe njehere pas ikjes se Berishes, Metes dhe do te jete rradha e Rames, Gjinushit, Ndokes, Milos shikoni sa prehistoik qe jane bere keta emra qe tani……mendoni pak. Na e shpifen!
KU TE VEJE I SHKRETI? DREJT 313-es? LEJENI REHAT SE KY NJE TAS DHALLE DO DHE 7%