Kryeministri Berisha priti në një takim Zëvendëspresidenten e Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan (NDI), Shari K. Brajan dhe Drejtorin Rajonal për Evropën Qëndrore dhe Lindore të këtij Instituti, Robert Benxhamin.
Në një njoftim të kryeministrisë, thuhet se Berisha është ankuar për punën e prokurorisë. “Kryeministri shprehu shqetësimin që mbas më shumë se 1 muaj, ky hetim nuk po përfshin të gjithë aktorët e 21 Janarit, mbi të gjitha aktorët që projektuan dhe organizuan tentativën për përmbysjen anti- kushtetuese të organeve të zgjedhura me votë. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin se nxjerrja e vazhdueshme në media e dokumenteve të procesit hetimor po dëmton në mënyrë të rëndë jo vetëm profesionalizmin, por dhe mundësinë për një hetim të plotë e të paanshëm,” tha Berisha.
Kryeministri e sulmoi prokurorinë edhe në një pikë tjetër. Berisha tha se ajo nuk po heton zyrtarët e PS dhe ka mbyllur dosjet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. “Kryeministri theksoi se lufta kundër korrupsionit është dhe mbetet prioritet i reformave të qeverisë. Ai vlerësoi lart punën e njësisë së përbashkët hetimore të udhëhequr nga Prokuroria në goditjen e korrupsionit, por nënvizoi se mos penalizimi i korrupsioninit të qeverisë socialiste apo të të zgjedhurve të saj vendor, si dhe duke mbyllja e mbi 40 çështje të ngritura ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, nga ana e Prokurorisë është një politikë penale e cila dëmton efikasitetin dhe besueshmërinë e luftës ndaj korrupsionit,” tha Berisha.
Gjatë këtij takimi, zv/presidentja e NDI, zonja Brajan i përcolli Kryeministrit Berisha, përshëndetjet e zonjës Medlin Albright, Presidente e Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan. Kryeministri, nga ana e tij shprehu kënaqësinë për të ftuar zonjën Albright, për një vizitë në vendin tonë.
Comments are closed.
A ka me poshtesi me te perbindeshem e te cmendur vec ketu ne shqiperi qe Sali bisha- Brisha te ofendoje banoret e fshatit ku ka lindur,Vicodollin me nofken me neveritese ne tere boten kamikaz.Po e pyes; prindrit e tij a jane kamikaze. Me siguri jo,por mire thone nga tradafili rralle del gjemb me thumba sa dhembet e tij dhe me keto gjembe nuk perjashton as kend ti shpoje ne cdo ambjent qe te ndodhet.Me zellin e nje kamikazi sulmon edhe perpara personaliteteve nderkometare te gjithe armiqt e tij.Nuk ka dite qe te sulmoje e te denigroje punen e prokurores me armen e kamikazit se ajo fle mbi dosje.te armikut e ne vecanti te opozites,vecas Edi Rames sikur ky i ka ngrene mishte kamikazit dhe nuk pendohet para 4 demostruseve te 21 janarit te vrare ne mes te bulevardit sipas udherit kamikaz te dhene nga dritarja e godines se kryeministrise.Mjere shqiptaret qe ne krye te qeverise ka nje kamikaz me te rrezikshem se ata te vendeve te tjera.Veprat masakruse te ketyre 20 vjeteve dhe ato qe ai ka nderment te realizoje nese do te jete gjalle, populli dota fundase ne kujtese e ne histori si kryekamikaz i vendit.
Sala harron se Europa perendimore akuzon qeverine Shqiptare si me te korruptuaren e Kontinentit , dhe jo pushtetin Lokal
Ke te drejte , por une vecse do te shtoja dicka se korrupsionin ne shqiperi eshte i pamatshem.
Sala eshte bere si Lek Plepi.