Pushtetarët – impotentë apo fajtorë?

14 Mars 2011, 20:51Blog TEMA

Nga Arbër Zaimi

Sali Berisha, që tashmë e ka hapur fushatën elektorale, priti në zyrën e vet Bajram Letin, njërin prej familjarëve të viktimave në Gërdec, që shoqërohej nga kryetari i bashkisë së Vorës. Këtij hallexhiu që ka humbur vajzën në atë shpërthim tragjik i rrasën në fytyrë kamerat, ndërkohë që kryeministri me aq dashamirësi sa i lejon të shprehë pozicioni i vet shprehu keqardhjen për gjithë kaluarin trevjeçar që po i ndodh familjarëve të viktimave në Gërdec, si edhe të plagosurve, të dëmtuarve, apo edhe ish-punëtorëve në atë fabrikë të vdekjes.

Si të ishte njeriu me i pafuqishëm në Shqipëri, kryeministri zgjodhi të bëjë rolin e vëzhguesit prej së jashtmi, ai u habit për mungesën e shprehjes së drejtësisë nga gjykatat, u habit për faktin që gërdecarët ende s’kanë marrë dëmshpërblime, u habit për mosmbajtjen e një serie premtimesh që ai vetë i ka dhënë. Madje-madje, i premtoi zotërisë nga Gërdeci, se do të kujdesej që ky ta merrte shumën që i duhet për të paguar qeranë, edhe pse ekziston një Vendim i Këshillit të Ministrave që do të duhet ta garantonte marrjen e këtyre parave për të gjithë personat që nuk kanë akses në ish-shtëpitë e tyre, sepse këto ndodhen brenda rrethimit.

Loja e të pafajshmit, ne fakt, s’po luhet vetëm nga kryeministri. Ca javë më parë të njëjtën lojë e luajti dhe ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu, që menjëherë pas një proteste të familjarëve të viktimave para zyrës së tij aktuale, Ministrisë së Mjedisit, doli e mbajti pak a shumë të njëjtin qëndrim. Edhe Mediu natyrisht që i bëri thirrje drejtësisë të mbajë parasysh çështjen e viktimave të Gërdecit, të gjejë se cilët janë fajtorët etj. Edhe ai, po aq babaxhan, ofroi ndihmën e vet për çështjen. Thashetheme mes fshatarëve të Gërdecit thonë se këtë ndihmë e ka ofruar edhe nën dorë, për të blerë heshtjen.

Po a mund të jesh pro drejtësisë, në një çështje ku supozohet implikimi jot personal, apo i një familjarit tënd, edhe në të njëjtën kohë të mos zhvishesh prej pushtetit dhe barrierave që ai i vendos drejtësisë? Nuk bëhet fjalë thjesht për imunitetin këtu, të gjithë e dimë që të qenët ministër apo kryeministër, apo të qenit familjar i një pushtetari të këtij niveli, përbën pengesë potenciale për drejtësinë. Bash kjo është arsyeja pse dorëhiqen gjetiu pushtetarët që thërriten nga drejtësia. Jo pse ndihen të fajshëm, por sepse dëshirojnë të respektojnë e të hapin rrugën e një procesi, i cili natyrisht që mund të ndikohet prej pushteteve të tjera në praktikë, edhe pse në teori i pavarur.

Është e kotë që Berisha e Mediu të shtiren si dashamirës ndaj çështjes së Gërdecit. Për sa kohë këta individë nuk heqin dorë nga pushteti individual, që të lënë rrugë për drejtësinë, ata do të jenë duke e penguar atë. Nuk është një sakrificë e madhe kjo, për mbështetës kaq të fortë të drejtësisë, siç janë ministrat e kryeministri ynë. Nuk është kiameti, PD-ja ka njerëz të tjerë që mund ta zëvendësojnë bacën në kryeministri, po ashtu PR-ja mund ta gjejë një ambientalist të denjë për t’u bërë ministër. Se nuk shkoka kështu, të ankohesh prej majës së pushtetit se pse nuk po vendoset në vend drejtësia…

*saktivista.com

3 komente në “Pushtetarët – impotentë apo fajtorë?”

  1. Bojana says:

    Ju lutem mos e pergojoni Bajram Letin. Po te keni mundesi ju autori i shkrimit i thuaj atyre te Soros t’i japi nje ndihme financiare Bajramit, sa t’i coje leket dem ky fondacion duke ia dhene res publica-s, gjoja per te ndihmuar familjaret ne kete beteje….

    Si thote populli yne: “Nevoja nuk njeh gjyq.” Pra Bajrami dhe te tjere si ai jane ne hall….

  2. dymi says:

    Pse i duhet Soros-i Bajramit, Saliu i premtoi, kaq i mjafton. Le t’ja fuse gjumit tani, se ato qe kerkoi i ka te siguruara.

    1. mendimi_im says:

      dym tymi pershendetje. Te pergezoj se qenke me i zgjuar se keta te tjeret.
      Cifuti hungarez soros e han qeverine shqiptare si nje llokum me arra, e kur disa ta kuptojn nuk ka mbet as llokum, as arr dhe as pluhuri i sheqerit te llokumit…
      Tung

Comments are closed.

Lini një Përgjigje