Shteti, opozita dhe Arvizu në mes

9 Mars 2011, 14:03Blog TEMA

Nga Skender Minxhozi

Në fakt, nëse do ta lexonim në mënyrë të hollësishme pamjen e para dy ditëve në dyert e Ministrisë së brendshme, duhet ta saktësojmë titullin e mësipërm “Shteti, opozita dhe ambasadori amerikan diku aty”. Pra, jo në mes, pasi diplomati i lartë amerikan është kujdesur që të mos jetë gjithnjë në mes, por shpesh i rreshtuar me njërën palë. Me qeverinë, kuptohet, sepse shteti më i madh në botë, siç është thënë deri në mërzi këto ditë, është thuajse gjithnjë me qeveritë. Sado cinik të tingëllojë ky përcaktim.
Të premten, para ministrisë së brendshme u konsumua një protestë, e cila u njoftua se do zgjaste deri në mesnatë, e më pas, në “traditën” e njohur të opozitës, ndryshoi në mes të rrugës. Po s’është ky problemi. Punë e të majtës sesa i zgjat tubimet e veta. Çështja është diku tjetër, e pikërisht tek shfaqja në atë orë të ditës, në të njëjtin vend, e ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu. Nga sa u njoftua në media, ai kaloi aty rastësisht dhe po rastësisht pati një shtrëngim duarsh me policët që ndodheshin për të siguruar mbarëvajtjen e protestës. Ky gjest kalimtar, nëse i tillë ka qenë vërtet, e ka arritur gjithsesi të gjithë impaktin e mundshëm mediatik.
Në një mjedis ku çdo sjellje e ambasadorit amerikan konsiderohet rregullisht si një mesazh i kriptuar, ai ka prodhuar rrudhjen e rradhës të buzëve për opozitën, e cila e ka parë jo mirë, pas 21 janarit, afrimitetin e zotit Arvizu me forcat e rendit. Pas deklaratave se pushteti nuk merret me dhunë, se policia pati një plan operacional të mirëzhvilluar, për t’u ballafaquar me një demonstratë që do organizohej, si dhe e ekzekutoi atë më së miri, pra, pasi i ka dhënë një drejtim të caktuar linjës së tij të sjelljes, të paktën sa i përket forcave të rendit, Arvizu po vazhdon të ngulmojë, në mënyrën e tij, tek mbrojtja e uniformave blu. Parimisht kjo s’ka asgjë të keqe. Diplomatët e huaj janë këtu për të kontribuar në forcimin e lidhjeve mes shteteve, por edhe për të dhënë, kur munden, ndihmën e tyre për forcimin e institucioneve e shtetit ligjor. Dhe ambasadori i SHBA gjithnjë mundet!
Por nëse këto qëndrime i vendos në kontekstin e ndërlikuar të pas 21 janarit, duke u shtuar edhe deklarata e qëndrime të tjera të zyrtarëve të lartë amerikanë, s’mund të mos dalësh në përfundimin se mes shtetit dhe opozitës, aleatët tanë të mëdhenj nuk kanë asnjë dilemë (të paktën deri tani), se ku duhet ta drejtojnë gishtin.
Dhe ky, në një fushatë që po afrohet me shpejtësi, është një element aspak indiferent. Sepse nga ky element rrjedhin shumë efekte të tjera që në fund fare, do të influencojnë edhe vetë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme. Ishin (dhe janë) ndërkombëtarët ata që po e fusin opozitën në zgjedhje, duke ushtruar të gjithë presionin përkatës, por pa dhënë asnjë garanci, nga ato që opozita ka kërkuar prej dy vjetësh. Ishin (dhe janë) ndërkombëtarët ata që ngulmojnë se takimi i 8 majit s’duhet humbur kurrsesi, duke refuzuar të shprehen kategorikisht për mundësinë ose më saktë, pamundësinë reale, për të mbajtur zgjedhje normale, me të vrarët në mes. Ishin (dhe janë) ndërkombëtarët, ata që shtyjnë një KQZ qesharake drejt hapash antiligjore, siç veproi në hapat e para të krizës politike aktuale, pak ditë pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
Është e qartë se edhe në këto momente, perëndimorët, e në rradhë të parë amerikanët, po tundohen edhe një herë fort (si shumë herë të tjera këto 20 vjet) nga idea e stabilitetit me çdo çmim. Natyrisht, duke shkelur mbi standartet e çdo lloji. Të atyre që kanë të bëjnë me zgjedhjet, me protestat dhe viktimat e tyre, me korrupsionin e pandëshkuar dhe pjesën tjetër të axhendës së krizës. Ndryshe s’ka si shpjegohet që një ambasador preferon t’i japë dorën publikisht njërës palë në një moment delikat, ndërsa pala tjetër mban në dorë parullën “Ik vrasës”. Të paktën kjo pamje e pakëndshme mund të ishte kursyer.

(Mapo)

10 komente në “Shteti, opozita dhe Arvizu në mes”

  1. dorand says:

    zoti minxhozi ka te drejte kur thote se Ambasadori perkrah policine. po ashtu kur thote se amerika perkrah stabilizimin dhe qetesine. por a ka njeri nga populli qe nuk do perkrahe policine? pervec hajduteve? a ka njeri nga populli qe nuk do perkrahe qetesine? pervec rremujaxhinjeve? LIGJI eshte faktori numer 1 qe duhet zbatuar. Po nuk u zbatua ligji nuk ka shtet. Z Minxhozi thote qe nderkombetaret po gabojne duke e cuar ps ne zgjedhje pa ja plotesuar kushtet. Kjo me ngjason pak me ate se e gjithe bota e ka inat ps per idete e veta grandioze njelloj si e gjith bota e kishte inat shqiperine ne kohen e enverit per mirqenien e madhe qe kishim. z minxhozi kur je ne debat e te del njeri kundra eshte debat ker te dalin 2 kundra mund te jesh edhe shume i zgjuar e keta nuk te kuptojne por kur te del gjithe bota kundra e ti prap thua qe une kam te drejte ajo eshte ti afrohesh shume afer gadafit enverit e shokeve te tyre.

  2. pumbo9 says:

    Te lumte Skender dhe te pergezoj per artikullin,kjo tregon qe ne shqiperi nuk ka vetem servile e puthadore.Te lutem, te me falesh, a nuk do te ishte me mire qe titullin e shkrimit ta ndryshoje.
    “Shteti, Arvizu ne njeren ane dhe opozita ne anen tjeter”

  3. arsen says:

    Mesaduket Arvizu ka mesuar shume shpejt nje gje: Shqipetareve ju ngrefet kollaj …ngaqe skane cfare bejne.. ..ja fusin njeri-tjetrit.
    Kete mesojne ambasadoret ne shkolle. Bej kaos! Administro kaos!

  4. babiloni says:

    Komplimentet me te mira per permbajtjen tejet te goditur te shkrimit, zoti Minxxhozi!
    Doja vetem te propozoja nje tittull disi me alternativ dhe me tuajin dhe te ndonje bashke-komentuesi:
    “Qeveria (pozita), Opozita dhe Arvizu ne mes”. Permendja e fjales “shtet” dhe njehsimi i tij me Qeverine ose poziten eshte e gabuar dhe ofenduese, ne caredolloj rrethane qofte. Shteti eshte shembellimi simbolik dhe insitucional i kolektivitetit, te nje shoqerie te organizuar. Shteti jane institucionet e pavarura te shoqerise: gjykata, prokurori, presidenti i republikes, gykata kushtetuese, administrata publike etj dhe ai asnjehere nuk identifikohet me “qeverine”, sado demokratike te jete kjo e fundit. edhe ne super-modelet e demokracise perendimore, shteti eshte i ndryshem nga qeveria. Flasim per dy koncepte te ndryshme qe nuk duhen perzier me njera tjetren sepse kane funksione e tipare te ndryshme.
    ne rastin famekeq (dhe fatkeq) te Shqiperise qeveria perdor shtetin per interesat e saj te ngushta dhe te ndyra do te thoja. po kjo nuk do te thote se shteti eshte Saliu ose Topalli; Shteti eshte mbi palet, qeveria dhe opozita jane pale rivale ne nje shoqeri demokratike. qeverite dhe opozitat ndryshojne e ndryshohen ndersa shteti mbetet gjithmone i njejte: shteti eshte (rectius: duhet te jete!) i qytetareve, eshte a-politik, jo-pale, eshte me pak fjale menyra e te qenurit te nje shoqerie njerezore ne nje moment te caktuar.
    krimi me i madh dhe me i pafalshem qe politika i ka bere shtetit te shqiptareve keto 20-vjetet e fundit eshte shkaterrimi i endrres shekullore te shqiptareve per te ndertuar me ne fund SHTETIN E TYRE.
    Per te ardhur tek permbajtja e artikullit tuaj, nuk ka sgje te keqe nese Amb. Arzivu mbeshtet shtetin, dhe une do te doja qe neser te bente te njejten gje edhe me Prokuroret, gjykatesit dhe te gjithe punonjesit e administrates publike shqiptare. Nese Arzivu mbeshtet Qeverine, kjo eshte zgjedhje e tij (per mua e kritikueshme deri ne nje fare mase) por kjo nuk mund te interpretohet si MBESHTETJE PER SHTETIN. ne kete rast ai nuk mbeshtet shtetin, ai mbeshtet qeverine, dmth njeren pale, dhe eshte ne te drejten e nje ambasadori ta beje, por duke pare cilesite e kesaj qeverie qe po na keq-qeveris, do te thoja se kjo mbeshtetje do te ofendonte rende inteligjencen e nje qytetari te civilizuar dhe paqesor.
    Pershendetje i nderuar Autor!

  5. zjarri says:

    Ne Lexuesit (protestojme…Boll kemi parre kete fytyr! (japoneze) te shemtuare, dhe ai,i pari fytyr (kinezi) Ai, qeshte dhe zgerdhidej me shqiptaret, hallemedhenjve te vrare 26 e te plagosur ne Gerdec,kurse ky (japonezi) me Salen qef O Qef, 21 janar, gjak ne rruge 4 te vrare 100 indera te plagosur,ky tip me tipin Sali agjentin ne ora 16.00 deri ne 17.55, qeshnin me Sale PAZARE jo vetem per xhepat po PO per valizhet..ndaj ne protestojme BOLL me keta tipa si;” Te mallkuare qofshin ata gazetar edhe ato TV-vera qe e nxjerin kete “fytyre-Majmuni” keti tipi eshte ofendim t’i thuashe amerikan! fytyra e ti as e zeze dhe as e verdhe, vetem nje zote e dine..”NE SHQIPTARET TE NGRIHEMI NE KEMBE “keta halabak kafenesh, Ka shume borxhe per te paguar..

  6. 21Janari says:

    Në lidhje me zgjedhjet e ardhëshme vendore ishte po ky ambasador që tha se ato duhet të jenë më të mira se të kaluarat. Vetëm kaq! Për standarte zgjedhore as që bëhet më fjalë. Kjo është e papranueshme!
    Mendoj se ky është një inkurajim skandaloz që ky ambasdador i bën shkelësve të ligjit ne Shqipëri dhe se nuk duhet reshtur së denoncuari këtë qendrim joparimor të tij! Në Shqipëri mund të zhvillohen zgjdhje te standarteve, mjafton që qeveria të mos tentojë të vjedhë ato!

  7. lira says:

    Ju zoti Minxhozi mire shkruani po per ke e shkruani se!!!!!. Shqiptaret, natyrisht jo te gjithe -fatkeqesisht qe digjet i njomi me te thatin, jane gjysem shekulli prapa dhe Arviziu mire ben qe tall bythen me ne se e meritojme. Le ta provonte ndonje ambasador ne ndonje vend tjeter te fryhej si gjeli mbi pleh e te mbaje hapur si mafiozi krahun e qeverise vrasese. Me keq me vjen me ata qe e quajne veten gazetare( qe vetem te tille nuk jane) pa dinjitet qe ne vend te lepijne prapanicen e qeverise e te nje skizofreni, te ishin ne balle te shoqerise dhe te benin ate qe ben Minxhozi e pak te tjere si Ai. E kane thene dhe mendje te ndritura por po e themi fshatce: i zoti e nxjer gomarin nga balta. Po te jete per Europen e kane thene pleqte e urte se kush eshte: nje ku.. plake, Po te jete per ameriken ajo nuk eshte as Arviziu dhe as Burri i Fshatit, por me vjen keq ta them nuk eshte as Amerika e Willsonit.

  8. Nabukodonosor says:

    Qe kur ka ardhur ky ambasador ne Shqiperi nuk e di pse nuk me duket shume e keqe sa Al-Kaida dhe as Osama.

  9. sociologu says:

    komentet tuaja nuk arrijne te lexohen dot ne Shqiperi, po vetem ne Amerike…. internetit i kane vene nje filter lokal, qe vetem kufizon leximin e shkrimeve nga persona me banim ne qytete te largeta. Filtri i komenteve po ashtu perfshin edhe numrin maksimal te lexuesve, jo me shume se peseqind .

    1. mendimi_im says:

      E pranueshme ideja jote, jam ne dakort.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje