Superiorët

4 Mars 2011, 19:59Blog TEMA

Nga Bledar Lumani

Lek Plepi është një këngëtar, nëse mund të quhet i tillë, i cili bën një muzikë për të mos thënë ndonjë fjalë fyese, jo cilësore. Fundja, kur shumë njerëz që nuk kanë lidhje me muzikën në Shqipëri, vendosin që të bëjnë këngë, përse mos ta bëjë edhe ai këtë gjë? Së fundmi, Lek Plepi është bërë një “fenomen” në rrjetin social më të madh në botë, Facebook, ku janë të shumta faqet e hapura për të. Janë faqe fansash, që nuk është se pëlqejnë muzikën e tij në fakt. Thjesht e kanë kthyer në një personazh batutash. Njësoj siç ka ndodhur me Chuck Norris në Amerikë.

Për arsyen se është kthyer në një “fenomen” në Facebook, Lek Plepi ishte ftuar pak ditë më parë në emisionin e Top Channel, “Wake Up”, që drejtohet nga Eno Popi dhe Ledion Liço. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, nëse ai do të ishte i ftuar si “fenomen” i rrjeteve sociale.

Por, sjellja e dy drejtuesve të emisionit ishte e shpifur. Cinizmi, përçmimi dhe tallja e tyre arriti në skajet më të mundshme, që, në një televizion është e patolerueshme të ndodhin.

Lek Plepi është një djalë nga Dukagjini, që, si shumë djem nga fshati, nuk kanë shumë shije në të veshur, në modelin e flokëve etj. Lek Plepit këtu i shtohet edhe naiviteti e sinqeriteti, që po ashtu është prezent tek shumë djem fshati, që nuk kanë pasur shumë kontakte me botën e ashtuquajtur të civilizuar, me botën ku janë rritur Ledion Liço dhe Eno Popi.

Por, këto nuk janë motive që ai të nxirret në televizion dhe në më prestigjiozin madje në vend dhe të tallet e të vihet në lojë në mënyrën më të pamëshirshme të mundshme.

Dy drejtuesit e emisionit kaluan çdo cak etike, duke u tallur me modelin e flokëve të Lek Plepit, me mënyrën e veshjes së tij, me padijen e tij, me naivitetin e tij fëminor. Rasti i tyre ishte një diskriminimi i hapur i një njeriu, vetëm pse ai nuk është simpatik, nuk di të vishet, nuk di të krihet, nuk di çfarë është MTV-ja.

Gjithë ai 18 minutësh sa zgjati “biseda” mes Lek Plepit dhe Ledion Liços e Eno Popit, të ngjante me skenat që ndodhin nëpër shkolla, ku nxënësit si Lek Plepi shihen me përçmim vetëm për faktin se janë jo shumë të zgjuar, mbajnë syze, vishen keq, janë të shëndoshë, nuk dinë të komunikojnë, janë të varfër etj.

Dy drejtuesit e emisionit duhet të dinë se Top Channel është një media që transmeton mesazhe, sepse detyra e medieve kjo është. Mesazhi që na transmetuan Ledio dhe Eno ishte se Lek Plepi është injorant dhe ne kemi gjithë të drejtën të tallemi me të dhe ta përçmojmë, sepse jemi më të zgjuar, më simpatikë, dimë të vishemi, të krihemi dhe gjëra të tjera estetike si këto. Mesazhi i tyre ishte që ne mund të tallemi me të gjithë njerëzit që kanë cene mendore, fizike, estetike. Mesazhe këto që bien ndesh me të drejtat e njeriut dhe që të gjitha mediet ndërkombëtare përpiqen që t’i shmangin.

Nëse mund t’ju lejohet adoleshentëve që në faqe të ndryshme të Facebook-ut të tallen me këtë person, sepse fundja në atë moshë nuk i mendojnë shumë gjërat, është e pafalshme që në një televizion kombëtar të poshtërohet dhe të nëpërkëmbet në mënyrë mizore një njeri, kushdo qoftë ai.

Në media është e lejueshme deri diku që të ironizosh me njerëz publikë, por kurrë që të kalosh në fyerje dhe në tallje, sepse pasojat do të ishin gjyqet dhe më pas gjobat, siç ka ndodhur në shumë raste në perëndim. Në rastin konkret, kemi të bëjmë me një person, që, më shumë se sa është një personazh publik, është një fatkeq i pavetëdijshëm me atë që ai vërtetë është. Dhe dy drejtuesit e emisionit, e morën këtë fatkeq, njësoj siç do të merrnin një fatkeq tjetër, i cili mund të kishte qenë një i verbër, i çalë, me të meta mendore etj, për të treguar se këta njerëz nuk kanë vend në një botë të “suksesshme”, ku Eno Popi dhe Ledion Liço bëjnë pjesë. Njerëzit si Lek Plepi thjesht duhen përdorur si objekte zbavitje, që Eno Popi dhe Ledion Liço të tregojnë superioritetin e tyre. Është e vërtetë që Eno Popi dhe Ledion Liço  janë superiorë ndaj Lek Plepit dhe njerëzit si ky i fundit, veçse janë superiorë për cinizëm dhe përçmim.

5 komente në “Superiorët”

  1. sofra says:

    ke shume te drejte se mu drithte mishi nga sikleti ate dite,,qe dy “persona” publikik kishin ra ne toke te bute e i jepnin krahut…le te na thone kta mjeshtra si erdhen vete deri tek ai mikrofon..ku kaluan e cfare bene?

  2. sofra says:

    sikur teqene tregaur aq bujare sa tan hoxha me kta, ai niku shkrete do ish duke bere naj specjale ke lajmet e topit….

  3. Falcon says:

    ishte nje interviste pa kuptim dhe e shemtuar..nqs kishte dicka qe te bente te qeshje qe vetem sjelljet teper femerore te njerit prej host ..personi plepi mund te jete naiv por eshte i sinqerte ,mund te jete ca demode ne veshje dhe model flokesh po keto gjera jane te vogla para injorances se ketyre dy bukuroshve te pudrosur e parfumuar nga grimusit e tch

  4. skaran says:

    po cfare pret nga nje i femeruar dhe nje qe kujton se eshte i bukuri dheut.

    Keta do hedhur ne gjyq per ofendim dhe prishje te imazhit publlikte personit ne fjale.

    Jane thjesht plehra…

  5. rrapi-i-treshit says:

    Respekte LEK PLEPIT dje te ZONE E LIRE ka qene nam fare dhe na ka kenaq te gjitheve
    Edhe te ftuarit e priten mire e LEKA sado naiv nuk u ndje aspak inferior po ka qesh me humorin
    Natyrisht TOP MEDIAS nuk i lejohet ato qe bene 2 zonjushat ne WAKE UP qe ju levizen hormonet kur LEKA ishte me to ne studio
    LONG LIVE TO LEK PLEPI

Comments are closed.

Lini një Përgjigje