Odë për Haxhi Lutfi Merxhën më të mirin ndër shiqptarë e minoritarë

28 Shkurt 2011, 20:02Blog TEMA

Më pëlqen shumë Haxhi Merxha. Është plak zotni. Paraardhësit e tij të ardhur nga vise të largëta të Indisë, Pakistanit, Jemenit, Magrebit, Sicilisë, Andaluzisë, Turqisë apo Egjiptit, gjatë shekujve janë integruar shkëlqyeshëm në Iliri-Dardani. Disa me kohë janë bërë krejtësisht shqiptarë. Kjo punë nuk dihet nëse ka qenë mirë për shqiptarët e sidomos nëse ka qenë mirë për vetë paraardhësit e Haxhi Mërxhës.

Salih Kabashi

Burri i nderuar me emrin Haxhi Merxha e flet bukur gjuhën shqipe, është plak qibar, i veshur me shije, pozitiv në paraqitjet e tij, më duket nganjëherë shumë më shqiptar se disa nga bijtë e e krekosur të shqipeve.

Haxhi Merxha ka elektoratin e tij të vogël e të nderuar. Më pëlqejnë për humorin që kanë, me shkallë më të lartë se shqiptarët vendali në liritë e gruas. Këto të fundit te shqiptarët kanë bërë gjymrysh, për shqiptarë e për vete i kanë ra defit dhe kanë kënduar aq bukur këngët shqipe. Mbas tyre janë çmendë burrat namuzli shqiptarë. Gjatë historisë kemi pasur disa martesa të shqiptarëve me bashkëkombaset e Haxhi Merxhës.

Pokështu kemi pasur disa vrasje ndërshqiptare pasojë tendencash primati e protektorati mbi kurmet ngjalë të defatoreve zeshkane, faqekuqe, buzëburbuqe e me sytë zjarr.

Unë, për shembull, Haxhi Zylfi Merxhen do ta kisha bërë kryetar të Kosovës, për shkak se nuk ka të kaluar me damka, për shkak se shqipen e flet më rrjedhshëm se të gjithë presidentët,me përjashtim, por vetëm deridiku, të mikut tim të dikurshëm Ibrahim. Dhe se është më i hijshëm ose më kallap burrë se Fatmir Sejdiu, Nexhat Daci, Jakup Krasniqi, Ismail Kadareja…, jo se Sali Berisha, megjithëse këtij bukur fort i ka humbur bukuria e çka është më keq edhe fiqiri, se Bexhet Pacolli, pose po se Sabri Hamiti. Bile, Haxhi Merxha është për nga duka e sojnia sipëror ndaj Melihate Tërmkollit, Jeta Xharës e Ardian Gjinit marrë së bashku.

Kush fyen Haxhi Merxhen, ai fyen e mohon fillet e industrializimit në shoqërinë iliro-dardane! Marksi do të thoshte se për pasojë edhe të zvillimeve në fusha të tjera. Kush ka bërë punë farkatari gjatë gjithë historisë sonë, pos kovaçëve bashkëkombas të hershëm të Haxhi Merxhes ?!

Kush ka bërë shpatat, sopatat, kazmat, kush ka bërë ushtat, kush ka bërë vazhdon të bëjë saçin e sanxhakun për bukët, ushqimet tona deri edhe për flinë tonë – ushqim legjendar që duam t’ia dërgojmë Evropës si trashëgimi të sajën e si lavdi tonën ?!

Hej, kush pos kovaçëve haxhimerxhanë ka bërë qyskijat!

Kush ka bërë brisqe, bisakë, kunxha, gozhda, pyka, këmesa, tezlica, kllamfa, burgia…

Edhe tash, si në të kaluarën, pos mjeteve e veglave të mësipërme, të gjithë tangarët e miliona grillat-skarat i kemi nga kojshitë tanë e nga farefisi i i vyeshëm i Haxhi Mërxhës!

Falemnderit paraardhësve dhe bashkëkohanikëve të Haxhi Merxhës. Për të do të shkruaj pak më gjatë dhe qysh tash ju ftoj në debat lidhur me rolin e haxhimerxhistëve në zhvillimin e pluralizmit shqiptar…

Vetëm le të kujtohet (e t’i njihet merita) , se rrethoren okolla selisë së LDK-së në Prishtinë, në atë vakt e ka pas bërë bërë pa kurrëfarë pagese e kompensimi kovaçi i njohur haxhimerxhist nga Peja.

Do ta kreh pak këtë odë për Haxhi Merxhën tonë të dashur dhe për haxhimerxhistët e mirë, natyrisht duke falënderuar këta që ne shqiptarëve na nxorën nga koha e gurit në epoka pak më të devlopuara.

Shkrimi im i mëtejmë për Haxhi Merxhën mund të bëhet edhe më i plotë vetëm nëse do të jepni kontributin tuaj. Nga dhënia e mendimeve përjashtohen të gjitha “legjendat tona të gjalla” bashkë me idhujtarët e tyre. Haxhi Merxha pastë jetë të gjatë. Jetë të gjatë  edhe bashkëkombasve të tij.

Lini një Përgjigje