Nga Drita Haxhiu (Qosja)
Shumë prej nesh e kujtojmë,që dikur kishte edhe studentë të cilët iknin me studime jashtë shtetit për specializim dhe vinin në vendin e tyre duke punuar në sektorët për të cilët ishin specializuar.Këta njerëz me kthimin e tyre në Shqipëri e kishin të garantuar vendin e punës, sepse shteti jo vetëm i conte për studime por dhe u jepte të drejtën për të punuar. Në këto 20 vjet tranzicion të stërgjatur gati 1/3 e popullsisë është në emigracion në cdo skaj të botës, nga pamundësia për të punuar dhe jetuar në vëndin e tyre. Shumë prej tyre kane ikur të rinj, me femijë në moshë shkollore. Sot ata janë studentë të mirë, apo dhe janë diplomuar në universitetet më të mira të botës, dukë shkëlqyer në karrierat e tyre. Përveç tyre, ka dhe shumë të rinj që më sakrificat e panumurta të familjeve shkojnë e studjojnë jashtë vendit, sepse niveli i arsimit dhe për shkak të politikave të gabuara të arsimit, të aplikuara, gjendet në krizë, si gjtihë sektorët e jetës shqiptare. Këta të rinj të diplomuar, ose në prag diplomimi, mbasi mbarojnë studimet përpiqen të mbijetojnë në ato vende, sepse e shohin të pamundur kthimin në Shqipëri. Që të punësohesh në Shqipëri është një tmerr i vërtetë, mbasi kështu e ka “projektuar” skemën” e punësimit pushteti i Berishës, duke aplikuar jo aftësiën, por nepotizmin dhe korrupsionin financiar e moral. Që të zësh një vend pune në profesionin për të cilin ke derdhur djersë, apo ke investuar me mundin dhe gjakun e prindërve të loddhur nga jetesa e rënduar, duhet të klesh lidhje vetëm me njerëzit e psuhteshëm që kanë firmën dhe vulën e pusnëismit, ose me sekserët e tyr, apo dueht të jesh militant i PD e LSI.
Sipas testimeve, ata kanë ikur për të mos u kthyer më, sepse nuk mund të bashkëjetojnë me një realitet poshtërues e shkatërrues për ta dhe punën e tyre, duke gjetur të mundshme jashtë kufijve interesat e tyre profesionale, të perspektivës integruese të fëmijëve e të mbijetesës për familjet e tyre. Largimin ata e kanë bërë si një mundësi të detyruar, të vetëdijshëm se duhet ta hidhnin këtë hap. Ata kanë pranuar të kryejnë edhe punë jashtë profesionit, madje të rëndomta, në shërbimet publike e firmat private në të gjithë shtetet e botës, por kurrsesi të jenë intelektualë dhe shkencëtarë të shpërfillur, madje të denigruar e të papunë, deri shitës bananesh e çakmakësh në Shqipëri. Sepse vendi i tyre, ku ata janë diplomuar dhe janë kualifikuar, ku kanë punuar në mënyrë aktive dhe të përkushtuar për shumë vite, nuk u afroi dhe nuk po u ofron asgjë, madje as vende pune të rëndomta. Sepse këto të drejta vazhdojnë të mbeten monopol i zyrave të “kuadrit” të partive, të cilat nuk të pranojnë në punë, nëse nuk mban parullat e mitingjeve, nëse nuk bëhesh shërbëtor i fushatave elektorale, nëse nuk bëhesh servil dhe bashkautor i heshtur i interesave të kapove të pushtetit. Kjo “hemorragji” potencialesh intelektuale, që nuk ka asgjë të përbashkët me synimet e partive politike, por vetëm me interesat kombëtare, po vazhdon të thellohet. Përditë ikin, ose ka përpjekje të intelektualëve e specialistëve të njohur, për ta braktisur përfundimisht këtë vend. Këtë largim e diktojnë pagat e ulëta, dhuna administrative, dhuna për shkak të bindjeve politike, mospërfillja, mungesa e punës, mungesa e hapësirave për të shprehur idetë dhe aftësitë e tyre në zgjidhjen e problemeve të ndryshme, për të mbarëvajtur procesin e integrimit evropian të vendit. Qeveria e di mirë këtë realitet, por nuk përpiqet ta parandalojë, ose të krijojë kushte të paktën minimale, për ta kthyer në Shqipëri “trurin” e ikur të kombit. Përkundrazi, po vazhdon të jetë e ashpër dhe mospërfillëse ndaj saj, duke luajtur me personalitetin e njerëzve të ditur e të nevojshëm të këtij vendi.
Duke interpretuar vëzhgimet e deritanishme, të behët shumë e lehtë të nxjerrësh konkluzione dramatike, të “luftës së heshtur” që zhvillohet në jetën e këtyre të rinjve për të ardhmen e pasigurt që i pret në vendin e tyre. Të zënë në hall ekonomik për një vend pune, secili prej intelektualëve e specialistëve të vërtetë, të rinj ose në moshë aktive pune e kontributesh shkencore, apo shoqërore e administrative, duhet të qëndrojnë pa punë duke pranuar “ligjin mik ose pagesë” të punësimit, të aplikuar qeverisë e të pushtetit “Berisha”. Ose siç po ndodh rëndomë, inteligjenca duhet të “lëpihet” apo të paguaj nën dorë, për të sigurruar vendin e punës. Ata specialist e intelektualë e specialistë të kulaifikuar që kanë ‘tru”, nuk futen dot në punë, ose nxirren prej saj dhunshëm e në kundërshtim me ligjin, mbasi nuk kanë akses në zyrat dhe listat e punëismit që mbajnë nëpër sirtarë e blloqe shefat e pushtetit aktual. Që të punësoshesh sot në administratën apo shërbimet publike sshqiptare, dueht të jesh patjetër i pozicionuar jo vetëm në krahun politik të aprtive në pushtet, por edhe të jesh pjesë e rrjetit të interesave të njerëzve të fuqishëm të pushtetit.
Në këtë derexhe ku ndodhet vendi dhe poltikat qeverisëse që po aplikohen në kudnërshtim me ligin mbi punësim-rekrutimet në administratën shtetërore e publike, po nuk pate origjinën ose mbiemrin e atyre që drejtojnë, apo po nuik ishe “menaxher” I bizneseve e pisllëqeve të afreave të njerëzve me psuhtet, nuk mund të kesh të garantuar asgjë: as vendin e punës, as integritetin si intelektual, madje as jetën. Në këtë panoramë dramatike, ku 70% e fuqisë së aftë për punë kryesisht të rinj, enden kafeneve e rrugëve, është shqetësuese kur dëgjon kryeministrin Sali Berisha, i cili me demagogjinë e tij të përditshme, i bën thirrje kësaj force potenciale të intelektualëev e specialistëve të shkolluar jashtë vendit, që të kthehen në Atdhe për të kontribuar. Pi kush i fut në punë këta, zoti kryeministër? Po kush i pranon në zyrat e pushtetit e të qeverisë tënde, ku nuk punohet për vendin dhe zhvillimin e tij, por për vjedhje tenderash e ndarje koncensionesh?
Të vjen për të vënë duart në kokë kuer shikon dyert e mbyllura për inteligjencën kualitative, prej injorantëve e miltantëve analfabetë të partisë në pushtet, që komandojnë zyrat e larta të shtetit e të pushtetit dhe i mbushin atop o me injorantë e militant partiakë. Pse? Sepse në këtë vend të bërë si xhungël, ku veprojnë indivdë e grupe zaptuese pronash dhe vjedhje fondesh publike, gjëja e parë që të vjen në mënd është të ikësh sa më shpejt. Këtë shans u ka ofruar dhe po u afron spoltika “integruese” e Sali Berishës intelektualëve, specialistëve e nëpunësve të ndershëm shqiptarë, të cilët gjenden aktualisht rrugëve. Këta, sidomos të rinjtë, të gjendur pa shpresë e pa mbështetje, po zbatojnë ritualin shkatërrues për këtë vend e për këët popull: Ikje nga Shqipëria, në këkrim të mundësisë për të punuar, për t’u integruar e për të jetuar.
Comments are closed.
-Ja ky eshte ARTIKULL…….Nga keta artikuj duhet te bejme qe tregon THELBIN e asaj katastrofe qe po i ben saliu me politiken e ti prej kusari bajraktar…..Ky eshte efekti domino i KOMBIT SHQIPTAR———————Moshat e reja te shkolluara dhe intelektualet emigrojne…..Disa bejne pune te rendomta jashte vendit,disa ne profesion dhe kjo eshte humbje e DYFISHTE sepse jo vetem qe keta nuk po kontribojne dot per kombin por njeri po ben edhe pune te rendomte……………………….vazhdon dominoja…………………Nderko qe ne Shqiperi vendi e ketyre e zene disa servila,alabake pa shkolle qe jo vetem skontribojne se pine kafe gjithe diten por vjedhin edhe ato dy leke te popullit te varfer qe ja kane derguar keta emigrantet ne fjale…….DHE KESHTU VAZHDON EFEKTI DOMINO derisa ne Shqiperi te ngelet vetem fara e keqe dhe te kthehet ashtu sic ka qene per 500vjet….SHTET FEUDAL te shitur ca ne linde ca ne veri……………
Konstatoj me kenaqesi se ne shtyp po shtohen artikujt lidhur me praktikat nepotike-partiake te punesimit qe aplikon qeveria aktuale, te cilat jane te lidhura ngushte me korrupsionin ne teresi. E vetmja gje qe mund te behet tani per tani, pasi nuk mund te presesh qe qeveria te ndaloje keto praktika. Le te shpresojme se gjerat do te permiresohen pas largimit te ketij regjimi.