Qeveria shqiptare është emërtuar publikisht si “Koalicioni PD-LSI”, por në fakt po funksionon me të gjithë karakteristikat e veta si “Banda Berisha-Meta shpk”. Kjo bandë institucionale, zyrtarisht ka mandat qeverisës për shqiptarët dhe mbrojtjen e interesave kombëtare. Por realisht, tamam si në një xhungël, “Banda PD-LSI” po zbaton “program-pasurimin” e krerëve mafiozë Berisha-Meta dhe të klaneve që këta kanë ngritur e kanë bashkuar, duke vepruar me mashtrime, dhunë e vrasje. “Programi” i bandës në pushtet është ky: Zhvatja e financave, trojeve publike e private, kontrolli i koncensioneve ekonomike, zotërimi prej bandës i pasurive të mbetura kombëtare nëpërmjet privatizimeve, ryshfetet nëpërmjet tenderëve e të gjithçkaje që quhet euro, dollar, pasuri. Kjo bandë me mandat ligjvënësi qeverisës, gjendet me seli qendrore dhe veprimtari në ndërtesën e Kryeministrisë. Ky institucion kushtetues e ka humbur plotësisht funksionin dhe emërtesën si “Seli Qeverie” e është kthyer prej “Bandës PD-LSI” në “Shpellë Hajdutësh”, çelësat dhe komandën e të cilës i mbajnë “kapot” Sali Berisha e Ilir Meta.
Të lidhur bashkë si kryehajdutë e jo si qeverisës të shqiptarëve, Sali Sude Gërdeci dhe Ilir Flori Blloku, po e shfrytëzojnë maksimalisht në mënyrë kriminale pushtetin e vjedhur, për pasurim kolosal financiar e zhvatje pronash publike në mënyrë mafioze, për familjet dhe klanet e tyre, tashmë të strukturua e të konfirmuara. Ndërsa në mandatin 2005-2009, “plaçka” e grabitur nëpërmjet pushtetit komandohej vetëm nga “duart e pastra” të (ar)mikut të korrupsionit dhe të zvarranikut demagogjik Sali Sude Gërdecit, pas vitit 2009, pasuritë dhe financat kombëtare u bënë edhe pjesë e “lideri të integrimit”, Ilir Flori Bllokut. Të dy së bashku, të lidhur në “besë e pazare hajdutësh”, kanë ndarë zonat e piraterisë zyrtare me objekt plaçkitjen e financave dhe pasurive kombëtare të shqiptarëve, proces të cilin po e vazhdojnë pa asnjë frenim.
Themelimi i “Mafies Qeveritare Shqiptare PD-LSI sh.p.k”
Sot në mesnatë, më 28 qershor 2009, në Tiranë në selinë e PDSH-Sali Berishës, para meje Noteres dhe Konsulentes së Parlamentit Shqiptar, Shkëlqesisë teme Jozefina Topalli-Ço(r)ba, me cilësinë e kapobandave të PD dhe LSI, u paraqiten me vullnetin e tyre të lirë e të plotë, dy kryehajdutët e këtyre dy çetave politike, të mirënjohurit për kësi punësh, Sali Sude Gërdeci dhe Ilir Flori Blloku, për të krijuar bandën e përbashkët, me përgjegjësi të pakufizuar, me objekt të vetëm korrupsionin dhe hadutërinë e pasurive kombëtare, nën maskën e koalicionit qeveritar.
Pasi vërtetova identitetet e tyre të mirënjohura Sali Sude Gërdeci dhe Ilir Flori Blloku, konstatova, se këto përputhen plotësisht me emrat që këtyre dy “ustallarëve” u kanë vënë shqiptarët. Pas puthjes së përzemërt e të përlotur mes tyre, të dy “ish-armiqëve” hajdutë, Sali Sude Gërdeci dhe Ilir Flori Blloku, deklaruan se janë një trup i vetëm në betejën e madhe 4 vjeçare për të vjedhur nëpërmjet pushtetit. E entuziazmuar dhe e përlotur deri në fund të këmbëve, mbështetur në ligjin e bandave ekonomike-financiare zyrtare, që përcakton se “Pasuritë dhe financat janë vetëm tonat”, si dhe në mbështetje të “Kodit mbi organizimin e hajdutërive së grupeve mafioze qeveritare”, unë “noterja-konsulente”, me pozicion edhe kumbar e kapove të dy grupeve hajdute, Sali Sude Gërdecit si pronar i PD dhe Ilir Flori Bllokut si pronar i LSI vendosa:
Dy bandat e hajdutëve të PD e LSI, të pushojnë së ekzistuari veç e veç dhe të shkrihen një grup të vetëm mafioz, me veprimtari brenda një selie, të bashkuar në grupin e emërtuar: “Mafia Qeveritare Shqiptare PD-LSI sh.p.k”
Sipas këtij Akti-Themelimi, grupi mafioz ekonomiko-financiar “PD-LSI”, do të prezantohet publikisht përballë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, si “Koalicioni Qeveritar për Integrimin e Shqipërisë në BE”. Ndërsa realisht, sipas Akt-Themelimit, Programit e Statutit, objekti vërtetë i veprimtarisë së grupit, do të jetë ky: Shoqëri e përbashkët PD-LSI, me veprimtari të pakufizuar në pasurimin e dy krerëve të saj dhe e anëtarëve të grupit mafioz. Sipas marrëveshjes, drejtues dhe ortakë të vetëm të këtij grupi mafioz ekonomiko-financiar, janë Sali Sude Gërdeci dhe Ilir Flori Blloku, pa rotacion zgjedhjesh. Anëtarët e tjerë kryesorë të grupit mafioz, mbështetës besnikë të krye-kapove ortakë, do të caktohen në poste ministrore, në drejtimin e kuvendit dhe të institucioneve ku lëvizin milionat, licencat, tenderët, privatizimet, pronat etj, duke vepruar sipas “Statusit të Hajdutëve të Pavarur”, por me detyrimin për paguar detyrimet e taksave ndaj kupolës së grupit.
Ky Akt-Themelimi hyn në fuqi menjëherë, u hartua sot në datën 28.06.2009
Themelues:
Sali Berisha e Ilir Meta
Notere-Konsulente:
Jozefina Topalli Ço(r)ba
Asistues:
Lulëzim Basha, Fatmir Mediu, Ritvan Bode, Damir Fazlliç, Rrahman Selmanllari, Petrit Vasili, Aleksandër Frangaj, Fahri Balliu, Blendi Fevziu
15 pikat e programit të ortakërisë së krimit ekonomik “Berisha-Meta”
Programi përcaktohet në objektin e Akt-Themelimit të grupit mafioz ekonomiko-financiar, të krijuar nën siglat “PD-LSI”, të drejtuar nga Sali Sude Gërdeci dhe Ilir Flori Blloku, me cilësinë e pronarëve-ortakëve të vetëm. Realizimi i këtij program-pasurimi, ka si bazë treguesin e mirëkuptimit mes dy hajdutëve krye-qeverisës, mbështetur në shfrytëzimin e pushtetit ekzekutiv. Ky program ka si objekt:
1. Mbi bazën programit të hajdutërisë hartohen ligjet, aktet nënligjore, vendimet e qeverisë, urdhrat e rregulloret e funksionimit të administratës publike.
2. Në programin e grupit mafioz qeveritar “PD-LSI”, synim kryesor janë privatizimet, hartimi i plan-buxheteve sipas skemës së interesave të drejtuesve të grupit.
3. Objekt tjetër i programit mafioz qeveritar “Berisha-Meta” është ndarja e financave publike për pushtetin lokal, sipas projekteve të hajdutërisë së planifikuar.
4. Objekt është shpërndarja për investimet publike, me synim, që ato të shpërndahen sipas besimit reciprok e ortakllëkut klientelist të kapove të grupit nëpër bashki e komuna.
5. Objekt tjetër i programit të hajdutërisë Berisha-Meta është shpërndarja e masës financiare e tenderave për rrugë, ujësjellësa, shkolla, spitale, pajisje zyrash, donacione fermerësh, kreditime biznesesh lokale e qendrore.
6. Mbi bazën e lidhjeve të anëtarëve të mafies qeveritare, përcaktohen firmat që përfitojnë tenderat e koncensionet, bonot e thesarit, kreditimet pa interes prej qeverisë, grandet që akordojnë institucionet ekonomike-financiare ndërkombëtare.
7. Dhënia e koncensioneve, vetëm ministrave, politikanëve e deputetëve të koalicionit PD-LSI.
8. Vendosja në krye të institucioneve njerëz të besuar të dy bashkë-drejtuesve të grupit mafioz qeveritar.
9. Mos njohja e asnjë institucioni kushtetues që pengon veprimtarinë e grupit, sulmi politik kërcënues ndaj tyre.
10. Mos zbatimi i asnjë ligji që bie ndesh me interesat e pasurimit të grupit mafioz dhe amendimi i tyre në përputhje më këto interesa.
11. Ndalimi dhe anulimi i privatizimeve prej shqiptarëve ose të huajve, të cilët nuk janë pjesë e kupolës, ose strukturës së grupit mafioz.
12. Përzgjedhja e bizneseve që do të financojnë llogaritë e krerëve të grupit dhe mbështetja e tyre me tendera, licenca, koncensione, privatizime.
13. Respektimi i zonave përfituese në përfitime financiare nga veprimtaria qeverisëse dhe e privatizimit të trojeve, sipas ndarjes së bërë në marrëveshjen e themelimit të grupit.
14. Korruptimi ose ndëshkimi sipas “Kodit të Mafies” i të gjithë atyre që do të tentojnë të denoncojnë veprimtarinë e grupit, çfarëdo qofshin.
15. Sigurimi dhe financimi i propagandës për të publikuar brenda e jashtë vendit “arritjet e qeverisjes në shërbim të popullit”.
STATUTI i “Mafies Qeveritare Shqiptare PD-LSI sh.p.k”
Neni 1
Aktiviteti i grupit mafioz qeveritar “PD-LSI” shtrihet brenda dhe jashtë vendit dhe zyrtarisht zgjat sa zgjatja e mandatit qeverisës, ndërsa privatisht jetëgjatësia e grupit varet nga lidhja e interesave të drejtuesve të grupit.
Neni 2
Grupi drejtohet nga dy administrator të besuar, të caktuar me mirëkuptim të plotë prej dy drejtuesve të grupit, të cilët duhet të jenë “99-sha” në fushë e korrupsionit, të presioneve mbi administratën, të propozimeve për emërime deri në nivel ministrash e kryetar për bashki, apo komuna.
Neni 3
Dy kryetarët e grupit të mafies qeveritare “PD-LSI” janë të pandryshueshëm, deri në shkrirjen e grupit dhe për asnjë arsye tjetër. Urdhrat e tyre janë të detyrueshëm për zbatim nga çdo anëtar. Këta kanë të drejtën të pranojnë e të përjashtojnë nga grupi cilin të duan. Këta zgjedhin dhe përfitojnë pjesën më të madhe në çdo aferë. Nuk japin llogari përpara grupit për pazaret që bëjnë dhe për përfitimet që sigurojnë jashtë skemës së grupit.
Neni 4
Mund të pranohesh anëtar i mafies qeveritare “PD-LSI”, vetëm nëse je i besuar i kreut të grupit që i përket, nëse je i rekomanduar prej familjeve Berisha-Meta, por pavarësisht këtyre, nëse dy shefat e grupit janë dakord pa hezitime për këtë pranim.
Neni 5
Kushti bazë për t’u pranuar si anëtar i grupit është gatishmëria deri në sakrificë, për të bërë çdo lloj krimi që të ngarkohet prej shefave, ose prej grupit në mbrojtje të interesave të shefave e të grupit.
Neni 6
Nuk mund të jesh anëtar i grupit, nëse nuk ke dhënë prova si hajdut zyrtar i konfirmuar, nëse nuk ke aftësinë për të kompromentuar zyrtarë, ose për të fshehur gjurmët e krimit, nëpërmjet falsifikimeve zyrtare
Neni 7
Anëtarët e grupit janë të detyruar të ruajnë sekretin e plotë të veprimtarisë së grupit dhe veçanërisht të kryetarëve të grupit, madje dhe të korruptojnë elementë amortizues në rast dekonspirimi të kësaj veprimtarie, por vetëm me miratimin e krerëve të grupit.
Neni 8
Grupi ka për detyrë, të menaxhojë tregun e aferave korruptive, të bëjë pazare brenda kuotave që kanë caktuar krerët drejtues për çdo tender, konçension, apo privatizim, duke u kujdesur të gjej njerëz sa më të besuar brenda dhe jashtë vendit.
Neni 9
Anëtarët e grupit, kanë detyrën të krijojnë me të gjithë mënyrat, grupet e deputetëve për nxitje iniciativash ligjore në favorin e interesave të grupit dhe të menaxhojnë votimin e tyre mazhoritar në parlament.
Neni 10
Selia e “Mafies Qeveritare Shqiptare PD-LSI sh.p.k” është në Selinë e Kryeministrisë Shqiptare, por ka zyra shërbimi edhe pranë selive të PD, LSI e PR, si dhe në vilat private të dy krerëve të grupit.
Comments are closed.
HUMOR PER TE QARE
Me e sakte se kaq une nuk di te shtoj as edhe nje fjale. Eshte e tmerrshme kur mendon se sa i pafat paska qene populli shqiptar. A ekziston valle tjeter popull ne bote me te njejtin fat??? Kam frike se jo……
Ky popull kurre nuk pati fat me nje njeri, prijes te vertete qe te mendoje per ta rimekembur, ti riktheje dinjitetin e neperkembur nder shekuj. AH kur do vije ajo dite????????