Dje u mbushën 3 vjet nga krim-masakra që pushteti i korruptuar i komanduar nga Sali Berisha organizoi në Gërdec, duke vrarë 26 njerëz, duke plagosur 300 të tjerë dhe duke shkatërruar 3000 shtëpi e biznese të zonës së Vorës. Sot mbushen afro 2 muaj nga krimi makabër, që pushteti i komanduar prej Sali Berishës, për të mbrojtur kolltukun e tij e të bandës ministrore, organizoi dhe realizoi në 21 janar 2011, me vrasjen e katër protestuesve në sheshin mes kryeministrisë dhe Kuvendit. Sikur të mos ketë ndodhur asgjë, kryeministri dhe shërbëtorët e tij ministra e deputetë, dalin e mbajnë fjalime për paqen, për drejtësinë, për ndershmërinë, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Vetëm 3 ditë para 3 vjetorit të krim-aferës qeveritare të Gërdecit, kryeministri Sali Berisha doli në ekranet e televizioneve të tij dhe, si një “hipokrit monstër”, bëri sikur “qau” për 26 viktimat e Gërdecit. Shtirej në mënyrë të neveritshme sikur ata t’i kishte vrarë rrufeja, apo ndonjë makinë në rrugë, ndërkohë që i vrau “makina korruptive” e pushtetit dhe e familjes së tij, e menaxhuar prej ministrit dhe djalit të tij. Kryeministri “blozë” Sali Berisha, me sytë e “përlotur” e të fiksuar në kamerat “TVSH” e “TV KLAN-Frangaj”, u deklaroi shqiptarëve se “kërkonte drejtësi për këtë krim”. Po pse nuk e dorëzon Fatmir Mediun në drejtësi, por e mbron me të gjithë mënyrat? Përse nuk i thua “hajdut-vrasës” siç është realisht, por e mbron dhe e bën ministër e deputet? Përse nuk kërkon drejtësi, për të ndëshkuar ata që vranë “në gjueti” Kosta Trebickën, personin që publikoi lidhjet e djalit tuaj me Gërdecin dhe Diverolin e trafikut të armëve? Përse nuk e dorëzon djalin tënd Shkëlzen Berisha në drejtësi, si personi menaxhues dhe aksioner në biznesin vrasës të Gërdecit? Përse nuk e dorëzon në drejtësi mbesën tënde, vajzën e motrës, Shpresa Breçanin, eksperten kontabël të Gërdecit e të kompanisë shtetërore të armëve “Meico” të Ylli Pinarit? Përse nuk organizon një miting proteste “për drejtësi”, kundër gjykatës për dosjen Gërdeci?
Sali Gërdeci! Je zhytur në krime, je kapur për fyti prej mafies! Ti Sali Naftë Virginia, si vallë guxon e del përpara shqiptarëve dhe flet për ndershmëri e për luftë kundër korrupsionit! Kësaj mynxyre, populli i thotë kështu: hapu dhe të futesh, kur flet edhe Saliu i Sudes për ndershmëri! Nëse ke dhe do ndershmëri e luftë kundër korrupsionit, denonco grabitjen e trojeve prej vajzës e dhëndrit tënd, prej mikut tënd serb Damir Fazlliç. Denonco konxensionet e ministrave e të deputetëve të kupolës tënde bandë-qeverisëse. Denonco 242 milion eurot që zhvati Lulëzim Basha i “KOP”-it tënd në rrugën Rrëshen-Kalimash. Denonco koncensionet e kromit e të bakrit, që po i “mjel” ministri kusar Genc Ruli, bashkë- ortaku yt në të gjitha aferat. Ke shumë damka të zeza Sali Gërdeci! Ndaj, lqri lotët e krokodilit, lëre hipokrizinë e modelit “JAGO”, lëri demagogjitë dhe mashtrimet. Por jepu përgjigje shqiptarëve dhe drejtësisë përballë rreth këtyre e shumë pyetjeve të tjera që lidhen me krimet e tua 20 vjeçare. Pastaj dil e mbaj fjalime “prekëse” për drejtësinë, për paqen dhe luftën kundër krimit. Nëse do drejtësi, ti je kontigjenti që duhesh hetuar e ndëshkuar nga drejtësia shqiptare e ajo ndërkombëtare, për krimet dhe zullumet që ke bërë mbi këtë vend e mbi këtë popull.
Shpesh kemi dëgjuar fjalime nga goja e jote Sali dhe nga gojët e instruktuara prej teje, të atyre që po shkatërrojnë këtë vend e këtë shtet. Mirëpo këto përbëjnë çmenduri, kur përpara nesh del e flet ti Sali, njeriu më i papërshtatshëm, njeriu që ka 20 vjet që nuk pushon së foluri për të drejtat dhe liritë e njeriut. Dhe që ke po kaq vjet që i shkel deri edhe me vjedhje, mashtrime e vrasje ato! Janë një jargavitje këto fjalime donkishoteske e bombastike që të kanë për autor ty Sali Berisha dhe kupolën tënde, të zhytur në krime e korrupsion. Në përvjetorin e tretë të masakrës së Gërdecit, përveç dhimbjes për jetët e humbura mizorisht nga dora e shtetit, të revolton dhe hipokrizia e kryeministrit të mega-aferave korruptive, të vjedhjeve e vrasjeve. Ku ishte Kryeministri ynë për 3 vjet? Çfarë bëri ai, për të inkurajuar hetimet dhe ndihmuar njerëzit e futur po prej tij në fatkqësi, që papritur u gjenden mes katër rrugëve të vrarë, të plagosur, të shkatërruar në prona?! Njeriu që nxit dhe mbjell vdekje, nuk mund të flas për jetë. I zhytur deri në fyt me krimin e Gërdecit edhe familjarisht, natyrisht që e bën të hesht Sali Berishën. Por e nxit të jetë mbrojtës shtetëror i bashkëpunëtorëve të familjes në këtë krim njerëzor kolektiv. E sikur të mos mjaftojë kjo mbrojtje e krimit, Saliu del dhe mban fjalime “dhimbjeje e drejtësie”, duke rivrarë 26 viktimat e tij, duke cënuar e përdhosur dhimbjen reale të familjarëve të tyre.
Comments are closed.
Shume i sakte ky shkrim!
kete qen duhet t’a varim nga kembet dhe ta bejme shembull ne histori qe krimineli, vrasesi , genjeshtari shpifesi, hajduti, vendshkaterruesi, nuk meriton fat tjeter!
Sali berisha te pafshim copa copa me keq se ato qyqare te gerdecit qe ti, djali yt, familja jote dhe ceta jote me cuba qe quhen mimistra i copetoi.
Sali Berisha ka dy rruge zgjidhje per Fatmir Mediun
1)Ta bej deputet dhe pastaj minister
2)Ta dergoje ambasador ne Parajse!
Na mo, Loni, hiqe mendjen se do te vrasim Sali Berishen….Se NE, bijte e Shqipes, nuk jemi kriminele…Por ta dergojme para drejtesise… ti vertetojme aferat, mashtrimet, vjedhjet e vrasjet….Ti konfiskojme si Fis, tere Ministrat e zevendesat e tyre ( edhe ata si Fis) ti konfiskojme tere Banesat, dhe Vilat e tyre…. pastaj…Vdesin vete ato, ca nga zemra, ca do ndahen nga grate e do shkojne per lesh… e ca… ehuha…. mos hyfsh ne Stress, sa ta ndreq qejfin Stressi, ore…:)
Kam frike se kur te dala para drejtesise ,ligji nuk ka per ta ndeshkuar sepse kane per ta nxjerre te semure mendor(cmenduri)keshtu qe kane per ti mbydhur te gjitha ky e shtyn jeten ne psikiatri e te tjeret te familjes gezojne pasurite e babit ter dashur….