Portugalia ka shitur tek Spanja yllin e futbollit të vet, mesfushorin Kristiano Ronaldo, për 160 milionë euro. Lajmi është publikuar në sitin e “Indipendent” dhe ka qënë më i klikuari. Por, në fakt bëhet për një lajm të rremë, me rastin e një prillit. Megjithatë, lajmi ishte ndërtuar në një formë të tillë, që shumë persona e kanë besuar. Dihet që Portugalia është në një krizë të thellë ekonomike dhe për këtë arsye, për të larë borxhet e veta, “Indipendent” shkruan se ajo ka shitur Ronaldon tek Spanja. Për të barë më të besueshëm lajmin, sajti britanik ka pyetur edhe shumë qytetarë portugezë, të cilët e kanë quajtur këtë akt si “patriotik”. Ndërkohë, kryeministri britanik, Dajvid Kameron, është duke përgatitur një shumë prej 200 milionë euro, në mënyrë që të bindë Ronaldon të kalojë tek Anglia. Njerëz: është një prilli, bëni kujdes në lajmet që do të dëgjoni sonte. Jo të gjitha janë të vërteta.