Mesfushori francez i Arsenalit, Samir Nasri, duket se është kthyer në një objektiv për italianët e Interit. Kështu bën me dije Caughtoffside.com. Sipas kësaj të fundit, zikaltërit janë të gatshëm që t’i ofrojnë Arsenalit deri në 35 milionë euro për francezin. Kjo gjë mund të arrihet, duke parë se Nasri ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Londra. Shkak për këtë janë bërë zhgënjimet e njëpasnjëshme të Arsenalit, që duket se edhe këtë sezon nuk do të arrijë të fitojë ndonjë titull. Arsenal, në mënyrë që mos ta humbasë mesfushorin, kërkon që të rinovojë me këtë të fundit. Por, Nasri i ka shtyrë këto bisedime, duke thënë se do të flasë vetëm në fund të sezonit.