Piloti gjerman i Red Bull, Sebastian Vetel, do të niset i pari gjatë garës së të dielës në Malajzi. Ai ka mundur që të regjistrojë kohën më të mirë gjatë provave zyrtare, duke lënë pas britanikun e Meklarenit, Luis Hemilton. Në vendin e tretë dhe të katërt janë renditur sërish dy pilotë të Red Bull dhe Meklaren, përkatësisht Mark Veber dhe Xhenson Baton. Piloti i Ferrarit, Fernando Alonso, është renditur vetëm në vendin e pestë, ndërsa Felipe Masa në vendin e shtatë.