Kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard, nuk do të ketë më mundësinë që të luajë gjatë këtij sezoni. 30-vjeçari u dëmtua një javë më parë dhe ai është më i rëndë seç ishte planifikuar. Lajmi për përfundimin e sezonit nga Xherard është konfirmuar nga sajti zyrtar i Liverpulit. Xherard ishte dëmtuar dhe një muaj më parë dhe duket se ai është dëmtuar sërish në të njëtin vend. Kjo është një humbje e rëndë për Liverpulin, që është duke zhvilluar një sezon shumë të dobët, larg pritshmërive të tifozëve të saj. Liverpuli jo vetëm që nuk do të marrë pjesë në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve, por rrezikon seriozisht që mos të marrë pjesë as edhe në Ligën e Europës.