Lacio mund të bëjë një rikthim të bujshëm në Serinë A: brazilianin Diego. Ky i fundit u largua gjatë verës së kaluar, pasi nuk arriti që të jepte atë që pritej tek Juventusi. Megjithatë, drejtuesit e Lacios do ta afrojnë brazilianin në Romë vetëm nëse arrijnë që të kualifikohen në Ligën e Kampioneve. Diego aktualisht është tek ekipi gjerman Volfsburg, me të cilin duket se i ka prishur marrëdhëniet. Për më tepër që ekipi gjerman është duke rënë nga Bundesliga dhe Diego vështirë se do të qendronte për të luajtur në një kategori më poshtë. Diego u konsiderua si një prej blerjeve më të mëdha sezonin e kaluar në Itali, por ai dështoi.