Italia, vendi që nuk i tërheq më kampionët

6 Prill 2011, 11:47Sport TEMA

Për italianët është e vështirë që të pranohet, por, prej disa vitesh, kampionati i tyre nuk është më i preferuari për kampionët. Shkak për këtë është niveli i dobët që po tregojnë ekipet italiane, sidomos në kompeticionet evropiane. Humbja e Interit në fushën e vet 2-5 ndaj një ekipi të cilësuar si modest, Shalke 04, është fakti më domethënës se sa poshtë ka rënë futbolli italian. Përveç anës sportive, këto dështime kanë sjellë për pasojë edhe uljen e interesit të lojtarëve të mëdhenj për të kaluar në kampionatin italian. Tashmë dy kampionatet më të preferuara, atje ku do të donin që të luanin të gjithë lojtarët, janë ai spanjoll dhe anglez. Madje, edhe kampionati gjerman ka filluar që të preferohet më shumë se sa ai italian. Afelai, Dzeko, Adebajor, janë disa nga shembujt më të freskët, që tregojnë se lojtarët me peshë në futbollin ndërkombëtar, nuk e kanë si objektiv kryesor në Itali. Por, pavarësisht kësaj, ekipet italiane janë në kërkim të talenteve të ndryshme, nga ata që cilësohen si më të mëdhenjtë në botë. Megjithatë, pavarësisht dëshirës së ekipeve italiane, vështirë se ata do të pranonin që të transferoheshin në Itali. Me anë të deklaratave dhe veprimeve të tyre, ata kanë lënë të kuptohet se interesohen më shumë që të transferohen në kampionate të tjera. Ja kush janë janë pesë lojtarët më të rëndësishëm që ndiqen nga klubet italiane, por që i kanë refuzuar ato:

1.Lukas Piazon. Nga të gjithë është konsideruar si Kaka i ri. Për këtë arsye, dukej se në Itali nuk do ta qanin shumë ish-lojtarin e Milanit, pasi një tjetër brazilian i nivelit të lartë pritej që të mbërrinte në vendin fqinj, tek Juventusi i Torinos. Në janar, kjo gjë madje ishte bërë e sigurtë, pas një vizite të Piazon në Torino. Ai deklaroi se ishte i gatshëm që t’u dhuronte shumë kënaqësi tifozëve të Juventusit, duke lënë të nëkuptohej se do të vishte fanellën bardhezi. Braziliani kishte vajtur edhe në stadium për të ndjekur atë që u konsiderua si ekipi i tij i ardhshëm. Por, vetëm dy muaj më pas, ai vendosi që të transferohej në Londër tek Çelsi. Shkak për këtë u bë paga më e lartë që i ofronin britanikët, më shumë se një milionë euro, gjë që për bardhezinjte nuk ishte normale. Drejtori i bardhezinjve u shpreh se nuk është normale që t’i jepet një pagë e tillë një 17-vjeçari. Por, tifozët dhe kampionati italian, duhet të “qajnë” humbjen e një talenti.

2.Fabio Koentrao. Kush e ndoqi Kampionatin Botëror të Afrikës, nuk mund të mos e ketë vënë re mbrojtësin e majtë të talentuar të Portugalisë. Një mbrojtës i majtë, i aftë që të mbulojë gjithë krahun, me lehtësinë më të madhe të mundshme. Kush ka ndjekur kampionatin portugez pastaj, mund të konfirojë veçse një gjë: Koentrao është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në qarkullim. Këtë e vuri re edhe administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, i cili u përpoq shumë ta sillte verën e kaluar në milano portugezin. Kjo nuk ndodhi dhe pritej që kjo verë të ishte e duhura që 23-vjeçari t’i bashkohej milanit. Kjo gjë në fakt nuk do të ndodhë. Koentrao ka zgjedhur Gjermaninë dhe me shumë mundësi do të transferohet tek Bajerni i Mynihut. Mediat tashmë e kanë bërë fakt të kryer këtë gjë, ndërsa tashmë mbetet vetëm të bëhet konfirmimi zyrtar nga ana e të dyja klubeve. Për mbrojtësin portugez kishin shfaqur interes edhe ekipet elitare të Spanjës, Barcelona dhe Reali.

3.Neimar. Është ndoshta lojtari më premtues i këtyre viteve të fundit. Juventusi ka shprehur interesimin për sulmuesin brazilian të Santosit, por vështirë se ai do të pranojë të transferohet në Torino. Kjo, për faktin se për sulmuesin e ri interesohen klubet më të mëdha në Europë, mes të cilave, dy janë kryesoret: Barcelona dhe Çelsi. Neimar ka deklaruar se do të dëshironte që të luante me Mesin. Një mesazh i qartë kur për Juventusin, që, përveç dëshirës së lojtarit, e ka shumë të vështirë që t’i konkurrojë rivalël e vet për të marrë Neimar edhe nga ana financiare. Kartoni i tij vlerësohet të kushtojë rretj 30 milionë euro, çka do të thoshte që Juventusi të mos bënte asnjë blerje tjetër në verë, nëse do të blinte sulmuesin e talentuar brazilian, çka do të thoshte që Juventusi të mos bënte asnjë blerje tjetër në verë, nëse do të blinte sulmuesin e talentuar brazilian.

4.Mousa Sisoko. Mesfushorin francez, i cili luan edhe me kombëtaren e këtij vendi, e ndjekin tre ekipe italiane, Fiorentina, Interi dhe Juventusi. Por, pavarësisht kësaj, ai është shprehur qartë: “Dëshira imë është që të luajë me një ekip të madh në Premier Ligë”. Kjo deklaratë nuk bën gjë tjetër veçse i largon klubet italiane. Për më tepër që për mesfushorin kanë shfaqur interes Liverpuli dhe Arsenali, të cilat duket se janë të gatshme që të bëjnë një ofertë konkrete për mesfushorin e kombëtares franceze.

5.Kevin Gameiro. Sulmesin brazilian, që luan në kampionatin francez, kërkonin që ta merrnin milani dhe Juventusi. Shifra për kartonin e 23-vjeçarit nuk është shumë e lartë, vetëm 12 milionë euro. Dhe të mendosh që bëhet fjalë për një sulmuesit më të talentuar dhe që shënon vazhdimisht. Por, dy ekipet italiane duhet të marrin parasysh një gjë: dëshirën e lojtarit. Ai ka thënë se do të donte që të luante në spanjë. Tashmë Valencia dhe Sevilja kanë bërë gati ofertat për të dhe ai nuk duhet të bëjë gjë tjetër, veçse të zgjedhë se në cilën nga këto dy ekipe do të luajë.

Lini një Përgjigje