Villas Boas, zëvendësuesi i Venger tek Arsenali

5 Prill 2011, 09:43Sport TEMA

Drejtuesit e Arsenalit duket se janë të interesuar për trajnerin 33-vjeçar të Portos, Villas Boas, i cili është konsideruar si pasardhësi i Murinjos. Mediat britanike bëjnë me dije se drejtuesit e klubit londinez janë të zhgënjyer me mungesën e trofeve dhe nëse kjo gjë do të ndodhte sërish edhe këtë vit, do të bëheshin shtatë vjet radhazi që Arsenali nuk fiton trofe. Për këtë arsye, tekniku francez, Arsen Venger është vënë në dyshim dhe nuk është çudi që në fund të sezonit ai të largohet nga Arsenali.

Lini një Përgjigje