18 ditës pas operacionit, mbrojtësi francez i Barcelonës, Erik Abidal, është rikthyer në qendrën stërvitore të Barcelonës. Mbrojtësi nuk ka bërë asnjë stërvitje, pasi për këtë duhet të presë edhe disa ditë të tjera, por është përshëndetur me shokët e ekipit dhe me trajnerin Guardiola. Gjatë këtyre ditëve, Abidal ka pasur përkrahjen e gjithë botës së futbollit, duke filluar që nga futbollistët, për të arritur tek tifozët, për shkak të ekzaminimit të tij me tumor. Megjithatë, mbrojtësi francez arriti që të kapte në kohë sëmundjen dhe të operohej me sukses.
Comments are closed.
Sherim te shpejte dhe suksese ne fushene futbollit,shendet Abidal!