Trajneri spanjoll, Rafa Benitez, mund të bëjë një rikthim të bujshëm tek Liverpuli. Mediat angleze bëjnë me dije se drejtuesit e Liverpulit janë duke menduar seriozisht që ta rikthejnë Benitezin, gjë që ky i fundit do ta priste me kënaqësi, duke qenë se një gjë të tillë e ka shprehur disa herë. Benitez u largua gjatë verës së shkuar nga Liverpuli për tek Interi, por aventura e tij, edhe pse fitoi Superkupën italiane dhe Botërorin e Klubeve, zgjati shumë pak, për shkak të rezultateve të dobëta. Në fakt, rezultatet në kampionat janë pikërisht pika më e dobët e teknikut spanjoll, pasi edhe me Liverpulin ai arrinte që të shkëlqentë në kupa, por në kampionat gjithmonë zhgënjente.