Raul: Dua të qëndroj tek Shalke deri në vitin 2013

1 Prill 2011, 11:48Sport TEMA

Legjenda spanjolle e futbollit, Raul Gonzales, nuk kërkon që të heqë dorë nga futbolli i luajtur. Sulmuesi spanjoll i Shalkes është duke menduar që të qëndrojë deri në vitin 2013 tek klubi gjerman, i cili i ka kthyer “entuziazmin e një fëmije” për futbollin. “Besoj se kam treguar në këto tetë muaj që kam ardhur tek Shalke për të arritur ndonjë sukses dhe jo për të mbyllur karrierën në heshtje. Kontrata ime përfundon pas një viti dhe mund të them se, nëse jam i mirëpritur, do të qëndroj edhe një vit tjetër tek shalke”, ka thënë sulmuesi për gjermanen “Seddeutsche Zeitung”. Raul është shprehur se, “provoj sërish kënaqësi, zgjohem në mëngjes dhe jam i kënaqur si një djalë i ri që po shkoj në stërvitje. Ndihem njësoj si atëherë kur kam qenë 10-15 vjeç. Do të heq dorë nga futbolli i luajtur vetëm kur mos të kem këtë entuziasëm fëmijë për topi”, ka shtuar Raul Gonzales, golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampioneve. Pavarësisht kampionatit mediokër të zhvilluar nga shalke dhe shkarkimit të trajnerit Feliks Magat, entuziasmi i Raulit nuk ka pësuar ndonjë tronditje. “Është një vit kurioz, luajmë shumë keq në Bundesligë, por kemi arritur në finalen e Kupës së Gjermanisë dhe jemi në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve”, përfundoi Raul, i cili gjatë këtij sezoni, pas 16 vitesh tek Reali i Madridit, vendosi që të transferohej tek gjermanët e Shalkes.

Lini një Përgjigje