Futbollistët, ndonjëherë i kalojnë caqet në ndërhyrjet gjatë stërvitjeve. Kjo gjë ka ndodhur edhe në stërvitjen e ekipit të Racing Avellaneda në Argjentinë, por, e cila ka përfunduar në grushta mes lojtarëve. Pre e kësaj zënkë kanë rënë Teófilo Gutiérrez e Mauro Dobler, pas një ndërhyrje të sulmuesit ndaj portierit. Për fat, aty pranë kanë qenë shokët e ekipit, të cilët kanë ndërhyrë për të ndarë sherrin.
http://www.youtube.com/watch?v=UJSMaBFLkkw