Leonardo është i sigurtë: “ndeshja me Milanin nuk është deçizive dhe nuk është sfida ime”. Trajneri i Interit ka thënë se fakti se trajnerët konsiderohen kaq të rëndësishëm për një ndeshje, është i ekzagjeruar. Braziliani ka pohuar se nuk e di nëse do të ekzaltohet, në rast të ndonjë fitoreje të mundshëm të Interit, duke parë të kaluarën e tij tek Milani.
Besoni që kjo do të jetë ndeshja juaj?
Mund të them se ky konsiderim më duket i ekzagjeruar. Mendoja kështu kur luaja vetë dhe mendoj sërish të njëtën gjë. Trajneri ka rolin e vet. Për mua është emocionuese. Por, besoj që nuk do të jetë ndeshja ime.
Prisni më shumë duartrokitje apo fishkëllima?
Janë shumë gjëra që më shkojnë ndër mend në fakt.
Skualifikimi i Ibrahimoviç mendoni se do të ndikojë?
Sigurisht që është një mungesë e rëndësishme. Është një lojtar i madh, një pikë referimi për Milanin, por një skualifikim mund të qëndrojë. Milani megjithatë është forcuar shumë në sulm dhe është në gjëndje që të mbajë një nivel të lartë loje.
Si është raporti juaj me Interin?
Jam lidhur shumë me këtë shoqëri. Dhe për këtë thjesht duhet ta falenderoj Interin. Përsa i përket derbit, do të jetë një ndeshje ku do të përballen dy ekipe që duan të fitojnë.
Në rast të një fitoreje të derbit, do të ekzaltoheshit?
Nuk mendoj se si do të reagojë nëse do të fitojmë. Sigurisht që do të reagoj në mënyrë natyrale. Megjithatë, mund të them se jam shumë i lidhur me këtë projekt, kështu që nuk e di si do të reagoj.
Tifozët e Milanit do të jenë kundër teje. Çfarë prisni?
Në jetën time kam kërkuar që të jem shumë i lirë. Nuk i jam ofruar asnjëherë ndonjë skuadre. Nuk kam shkuar asnjëherë në festat e tifozëve dhe për këtë arsye jam i qetë. Unë nuk kam bërë favore dhe askush nuk më ka bërë favore mua. Kam bërë zgjedhjet e mia dhe për këtë jam krenar.
Derbi do të jetë deçiziv?
Nuk do të jetë nga ana matematike. Megjithatë, mos të harrojmë që kemi edhe Napolin dhe Udinezen shumë afër.
Do ta fitoni titullin?
Nuk e di.
Comments are closed.
LEO ka dy gjera qe nuk shkojn
O je tranjer ose ngelesh mik me lojtaret
RRANOKJA KAMBJASO MAJKON GATI E GJITHE SKUADRA SALVA JULJO CEZARISHTE KU
THRRET QOMETI