Alegri: Derbi nuk vendos për fitimin e titullit

1 Prill 2011, 14:20Sport TEMA

Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri, në prag të ndeshjes derbi me Interin, ka thënë se kjo ndeshje nuk është përcaktuese në luftën për titullin kampion. “E di që kjo është një ndeshje e rëndësishme, është edhe për mua e tillë, por nuk vendos titullin. Pr të fituar këtë ndeshje duhet të luajmë si skuadër dhe të jemi të qartë”, ka thënë trajneri i kuqezinjve.

Është e vërtetë që Milani ka dy rezultate në tre?

Në rast të një fitoreje apo barazimi, gjërat do të shkonin në favorin tonë. Në rast të një humbje, gjithçka do të mbetej e hapur, pavarasëisht atyre që thuhen vërdallë. Janë edhe shumë pikë në lojë, por e sigurtë është që deri është më shumë i rëndësishëm për Interin se për ne.

Çfarë prisni nga tifozët kuqezinj, duke qenë se luani në shtëpi?

E dimë që gara e rëndësishme, madje shumë e rëndësishme, jo vetëm për fatet e sezonit, por edhe për shkak të rivalitetit që ekziston mes të dyja ekipeve. Në nivel motivimi, ne jemi në maksimum dhe besoj se edhe tifozët do të na përgjigjen në këtë drejtim dhe “San Siro” do të jetë I mbushur plot.

Si është Milani psikologjikisht dhe fizikisht?

Nga ana fizike, ekipi është në gjëndje shumë të mirë. Përsa i përket anës psikologjike, është e pamundur që ekipi të mos jetë i motivuar për këtë ndeshje. Madje, duhet të jemi të qetë dhe të kontrollojmë tensionin për këtë ndeshje. Së fundmi jemi cilësuar si një ekip që nuk po arrin rezultate, por nuk është e vërtetë. Numerat na japin të drejtë ne, edhe pse në fillim të sezonit favorit ishte Interi.

Mes fjalëve që përmendi shpesh, është “ekuilibër”: është kjo ajo që duhet për të fituar?

Besoj se ndeshjet duhet të fitohen si skuadër, kur e ke topin në zotërim dhe kur nuk e ke. Por, nuk besoj të shpik asgjë, futbolli është shumë i thjeshtë dhe për të arritur rezultat duhet përkushtim dhe sakrifica nga të gjithë. Sot është një ndeshje e rëndësishme dhe duhet diçka më shumë.

Mendoni se kjo periudhë pushimi ishte e favorshme?

Sigurisht që po, pasi mundëm që të rekuperonim lojtarë si Pato dhe Boateng. Për momentum mund të them që ishte pozitiv, të shohim sot.

Parashikimet favorizojnë Interin për këtë ndeshje…

Ndoshta për faktin se kemi mundur që të marrim vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit, por futbolli pikërisht ndaj është i bukur, sepse gjërat mund të ndryshojnë nga njëri moment në tjetrin. Jemi në vendin e parë që prej 21 javësh dhe e dinim që në fillim se nuk do të shpalleshim kampionë që 2 muaj para përfundimit të kampionatit. Një vit më parë Interi e fitoi titullin 20 minuta para përfundimit të kampionatit. Ne duhet të bëjmë një ndeshje të bukur, por nuk duhet të besojmë se derbi do të mbyllë kampionatin në një mënyrë apo në një tjetër. Edhe pas fitoreve me Napoli dhe Juventusin u duk sikur gjithçka ishte e lehtë, por barazimi me Barin dhe humbja me Palermon e rihapi sërish luftën për titull. Kampionati fitohet vetëm kur matematika të jep të drejtë.

Çfarë emocione ndjeni?

Më shumë se emicione, është pritja për këtë ndeshje. Sigurisht, jam i emocionuar për një ndeshje kaq të rëndësishme, por një fakt nuk ndryshon: duhet të luajmë me qetësi, përqëndrim, dëshirë dhe sakrificë.

Si është Pato dhe çfarë prisni nga ai?

Është mirë. Besoj që sot deçizive duhet të jetë skuadra dhe jo një lojtar i vetëm. Duhet të luajmë si skuadër.

Ibrahimoviç ka thënë se Milani nuk duhet ta humbasë titullin…

Jemi të parët dhe kemi detyrën që t’i shkojmë deri në fund sfidës për të fituar titullin dhe unë kam besim për këtë gjë.

Çfarë do të thotë të luani derbin pa Ibrahimoviç?

Që do të luajë një tjetër në vend të tij. Ibra është duke bërë sezonin më të mirë të karrierës së tij. Të luash një ndeshje kaq të rëndësishme në një moment delikat të sezonit si ky pa një lojtar kaq të rëndësishëm, por edhe të tjerë, është mëkat. Por, nuk kam alternative për këtë…

Kush do të ketë më shumë presion dhe përse?

Besoj se presioni është i barabartë. Është një derbi dhe është shumë i rëndësishëm për shumë për rivalitetin për qytetin, se sa për kampionatin. Kampionati do të vendoset më tutje.

Do të shkonit ndonjëherë tek Interi?

Unë kam vetëm tetë muaj tek Milani dhe është e vështirë që të mendoj për një kalim tek Interi. Situatat në jetë megjithatë ndryshojnë dhe nuk mund ta paragjykoj Leonardon, sepse nëse ka bërë këtë zgjedhje për të kaluar tek Interi, do të ketë pasur motivet e veta. Për sa më përket mua, mendoj se do të jetë e vështirë që ta kaloj nga Milani tek Interi.

Lini një Përgjigje