Rafal Nadal ka mundur sërish që të mposhtë rivalin e tij prej disa vitesh, Roxher Federer. Tenisti spanjoll ka fituar 6-3, 6-2, në një ndeshje që ka zgjatur një orë e 18 minuta. Në finalen e turneut “Sony Ericsson Open”, që zhvillohet në Florida, Nadal do të ndeshet me serbin Djokoviç, i cili aktualisht mban vendin e dytë në renditjen e tenistëve më të mirë në botë, duke lënë pas pikërisht roxher Federer. Ky i fundit, i konsideruar si një prej tenistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, tashmë është duke vuajtur dhe duket se vështirë se do të marrë veten, për shkak se gjatë viteve të fundit është dominuar pikërisht nga spanjolli Rafael Nadal.