Në një ndeshje mes skuadrës së dytë të Këlnit dhe Ëattenscheidas , portieri i Këlnit, 19-vjeçari Marcel Shuhen, ka arritur që të shënojë një gol nga 95 metra largësi. Ka qenë minuta e 92 dhe ekipi kundërshtar kishte dalë i gjithi në sulm, madje edhe portieri, për të barazuar. Por, pas një goditje këndi, Shuhen ka marrë topin dhe e ka gjuajtur nga porta e tij dhe ka shënuar, duke përfituar edhe nga dalja e portierit të ekipit kundërshtar. Me këtë gol, 19-vjeçari vulosi fatin e takimit, duke e çuar rezultatin në 4-2.