Bajerni fiton dhe merr vendin e tretë

2 Prill 2011, 15:39Sport TEMA

Bajerni i Mynihut ka arritur një fitore të vështirë në kampionat përballë Borusia Mynshenglabah, 1-0. Për bavarezët, goli i vetëm i takimit është shënuar nga holandezi Arjen Roben në minutan e 74. Kjo fitore merr një vlerë të veçantë për Bajernin, pasi tashmë ka arritur që të renditet në vendin e tretë. Për këtë duhet t’i jetë mirënjohës kryesuesve të Borusia Dortmund, që ka shkatërruar 4-1 Hanoverin, që deri më sot mbante vendin e tretë. Pavarësisht kësaj, Bajerni duhet të luftojë fort deri në fund, duke qenë se është vetëm një pikë larg Hanoverit dhe rrezikon seriozisht pjesmarrjen në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

Lini një Përgjigje