Mançester Junaited ka mundur që të fitojë një ndeshje shumë të rëndësishme në luftën për titullin kampion, në fushën e Uest Hem. Ndeshja ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme për Junaited, pasi mbrojtësit e saj, Evra dhe Vidiç kanë shkaktuar dy penallti, të cilat jane realizuar në gol nga Noble. Pjesa e parë u mbyll pikërisht 2-0 për Uest Hem dhe u mendua se Mançestero do të pësonte një humbje të rëndë. Por, pjesa e dytë ka qenë një histori tjetër dhe me një super Uejn Runi, Junaited ka mundur që të kthejë rezultatin dhe në fund të fitojë ndeshjen 4-2. Runi ka mundur që të shënojë një tre herë, një prej të cilave me penallti, ndërsa rezultati është vulosur në fund nga kolumbiani Havier Fernandez. Junaited me këtë rezultat vazhdon që të mbajë vendin e parë në Premier Ligë.