Fenerbahçe ofron 7 milionë euro për Shaqirin

4 Prill 2011, 12:26Sport TEMA

Skuadra e famshme turke, Fenerbahçe ka shfaqur interesim për mesfushorin sensacional të Baselit, kosovarin Xherdan Shaqiri. Mediet turke raportojnë se Fenrbahce është e gatshme të ofrojë 7 milion euro për Shaqirin.
Sipas gazetës turke Sabah, Baseli kërkon pikërisht 7 milion euro për shërbimet e 20 vjeçarit.
Siç transmeton indeksonline, mundësia e largimit të Shaqirit nga Baseli në fund të sezonit është pothuajse e sigurt. Edhe bashkëlojtari i tij tek kampioni zviceran, Cagda Atan e ka lavdëruar Shaqirin.

Lini një Përgjigje