Del Neri qëndron tek Juvja nëse arrin Champions

4 Prill 2011, 11:36Sport TEMA

Fitorja e arritur në fushën e Romës duket se ka sjellë sërish entuziasmin e duhur tek bardhezinjtë e Juventusit. Për më tepër, duket se shanset e rikonfirmimit të trajnerit aktual, Luixhi Del Neri, janë shtuar. Prej javësh tashmë flitet për zëvendësimin e tij sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit e Juventusit janë duke menduar për pasuesin e tij. Por, nëse Juventusi arrin që të kualifikohet në Ligën e Kampioneve, atëherë Del Neri mund të rikonfirmohet në krye të bardhezinjve. Shenjat janë pozitive dhe duket se ekipi është me trajnerin. Ndeshja me Romën e tregoi më së miri këtë gjë. Megjithatë, pavarësisht kësaj fitoreje, Juventusi duhet të bëjë kujdes. Kjo, pasi gjatë këtij sezoni ka treguar që luan mirë me ekipet e forta dhe keq me ekipet e vogla. Dhe, një ndeshje e tillë e pret të dielën me Xhenoan.

Lini një Përgjigje