Karlos Keiroz, trajneri i Iranit

4 Prill 2011, 10:12Sport TEMA

Ish-tekniku i Realit të Madridit dhe kombëtares së Portugalisë, Karlos Keiroz, do të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtares së Iranit. Portugezi tashmë ka mbërritur në Teheran, ku do të nënshkruajë edhe kontratën me Federatën e Futbollit të këtij vendi. Objektivi kryesor i Keiroz do të jetë që të kualifikojë Iraninin për në botërorin e Brazilit. Keiroz pritej që të emërohej që në shkurt trajner i Iranit, por fillimisht ai kishte refuzuar, pasi familja e vet nuk ishte e gatshme që të jetonte në Iran.

Lini një Përgjigje