Ish-tekniku i Juventusit, aktualisht trajner i kombëtares angleze, Fabio Kapelo, ka thënë se Juventusit i duhen tre blerje të mëdha, në mënyrë që të rikthet sërish në majat e futbollit. Sipas Kapelos, Juventusi është prapa ekipeve të Milanit, Interit dhe Romës. Për këtë arsye, ai ka thënë se duhen blerje të rëndësishme. Megjithatë, Kapelo është shprehur se në ndeshjen me Romën bardhezinjtë dhanë sinjale pozitive. “Juventusi duhet të niset pikërisht nga kjo ndeshje, pasi kishte kohë që nuk ishte parë një një bindje dhe një përkushtim i tillë”, ka thënë Kapelo. Ndërkohë, në lidhje me luftën për titullin kampion në kampionatin italian, ai ka thënë se favorit është Milani, duke qenë se Interi është i angazhuar në Ligën e Kampioneve dhe për këtë arsye do të shpenëzojë shumë energji.