Rikonfirmimi i Karlo Ançelotit në krye të ekipit londinez të Çelsit, mund të sjellë largimin e mesfushorit ganez, Obi Mikel. Ky i fundit ka gjetur shumë pak hapësira me Ançelotin dhe për këtë arsye ai është duke menduar që të largohet, nëse trajneri italian vazhdon që të qëndrojë. Tashmë për të kanë filluar edhe interesimet e disa klubeve të ndryshme, mes të cilëve bie në sy interesimi i Realit të Madridit dhe Mançester Junaited.