Sulmuesi italian, Mario Baloteli, nuk është duke kaluar një moment të mirë në karrierën e tij, për shkak të incidenteve të shumta që kanë ndodhur në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Një i tillë ish-sulmuesit të Interit i ka ndodhur edhe ditën e djeshme, kur një person, që me siguri do të ketë qenë tifoz i Junaited, e ka fyer Balotelin, duke i treguar gishtin e mesit. Shkak për këtë është bërë një parkim i gabuar i sulmuesit italian.