Igli Tare pezullohet dy muaj për fyerje ndaj gjyqtarit

6 Prill 2011, 10:47Sport TEMA

Shqiptari Igli Tare, i cili është drejtor sportiv i Lacios, është pezulluar dy muaj nga ana e Gjykatës Sportive të Federatës Italiane të Futbollit. Shkak për këtë dënim është bërë sjella e tij, e cila është vlerësuar si e pahijshme. Tara, pas ndeshjes së të dielës me Napolin, të cilën Lacion e humbi 4-3, ka zbritur në dhomat e zhveshjes dhe ka kërcënuar dhe fyer arbitrin e ndeshjes, Banti, për disa vendime të dyshimta. Ky i fundit i kishte anuluar një gol mëse të rregullt Lacios dhe kjo duket se e ka irrituar së tepërmi shqiptarin, të cilin nuk e kanë mbajtur nervat. Sjellja e Tares është cilësuar tepër e rëndë, duke qenë se janë të rralla rastet kur drejtues të lartë të klubeve zbresin në dhomat e zhveshjes dhe zihen me gjyqtarët.

Lini një Përgjigje