Bajerni merr talentin kroat 17-vjeçar

7 Prill 2011, 13:52Sport TEMA

Bajerni i Mynihut ka siguruar shërbimet e talentit 17-vjeçar kroat, Dino Spehar. Edhe pse është vetëm 17 vjeç, sulmuesi i Osijek është bërë shumë i njohur në vendin e tij. Ai konsiderohet si një prej talenteve të Kroacisë dhe për të kishin shprehur interes edhe dy ekipet e Premier Ligës, Çelsi dhe Arsenal. Por, bavarezët janë treguar më të shpejtë dhe kanë arritur që të mbyllin marrëveshjen për marrjen e 17-vjeçarit. Tashmë kanë mbetur vetëm detajet që lojtari të nënshkruajë një kontratë me gjermanët. Por, pavarësisht marrëveshjes, 17-vjeçari do të qendrojë edhe një sezon tjetër tek Osijek, në mënyrë që të luajë me vazhdimësi dhe të piqet.

 

Lini një Përgjigje