Inter-Çelsi, betejë për Guardiolën

7 Prill 2011, 12:14Sport TEMA

Tekniku i Barcelonës, Pep Guardiola, duket se sezonin e ardhshëm nuk do të drejtojë më ekipin blaugrana. Këtë e ka lënë të kuptohet vetë pak ditë më parë. Për këtë arsye, ekipe të shumta janë duke u interesuar për shërbimet e tij. Dy mbi të gjitha: Inter dhe Çelsi. Pas dy humbjeve të fundit, atë me Milanin në derbi 3-0 dhe atë me Shalken në Ligën e Kampioneve 2-5, një më e rëndë se tjetra, presidenti i Interit, Masimo Morati, duke se ka vendosur përfundimisht që most ë vazhdojë më me brazilianin Leonardo. Për këtë arsye, padroni i zikaltërve është duke menuar për pasuesin e tij. Alternativa më e pëlqyer është një rikthim I Murinjos, por kjo gjë ka shumë pak gjasa që të ndodhë. Për këtë arsye, Morati, sipas mediave italiane, ka nisur kontaktet me trajnerin spanjoll të Barcelonës. Por, Interi duhet t’i bëjë llogaritë me Çelsin. Ekipi londinez, në një krizë të thellë rezultatesh gjatë këtij sezoni, duket se do ta ndryshojë trajnerin Karlo Ançeloti. Ky i fundit është shprehur se dëshiron që të qendrojë, por vështirë se Roman Abramoviç do ta rikonfirmojë atë, duke parë dështimin në kampionat, por edhe humbjen në Ligën e Kampioneve në fushën e vet, kundër Mançester Junaited, çka e bën shumë të vështirë kualifikimin dhe ecjen më tej. Dhe kush më mirë se sa Guardiola mund ta ringrinte një ekip si Çelsi, që duket se i ka dhënë fund një cikli?!

Lini një Përgjigje