Runi i paedukuar, Coca Cola e braktis

7 Prill 2011, 11:49Sport TEMA

Coca Cola nuk do t’ja rinovojë kontratën sulmuesit të Mançester Junaited, Uejn Runi. Shkak për këtë është bërë sjellë e tij. Runi, pas tripletës të shënuar gjatë fundjavës kundër Uest Heme, kishte thënë disa fjalë të pista, gjë që duket se nuk u kanë pëlqyer shumë drejtuesve të kompanisë së famshme. Nga prishja e kontratës, Runi do të humbasë 720 mijë euro në vit. Megjithatë, Runi nuk duket se mund të jetë shumë i mërzitur, për faktin se fiton miliona të tjerë nga kontrata me Junaited, por edhe nga kontratat për spotet publictare që ka me kompani të tjera, siç është Nike. Nuk është hera e parë në fakt, që një kompani prish kontratën e publicitetit më futbollistët për shkak të sjelles së tyre. Një gjë e tillë ka ndodhur me sulmuesin italian, Françesko Toti, për pështymën e tij të famshme në fytën e mesfushorit danez, Kristian Poulsen. Pas këtij veprimi, Nike vendosi që të prishte kontratën me sulmuesin italian.

Lini një Përgjigje